Kulturë
Demir Krasniqi: Andrra e karrieristit
E hene, 09.05.2011, 07:56 PM
Parodi humoristike rapsodike:
ANDRRA E KARRIERISTIT
Hej, seç jam tha e seç jam ter – e ,
Udhëtoj natën pa fener – e ,
Trupi mu ka mbushun vner – e ,
Tuj luftu’ për karrier – e ,
Shkruej fjalime natë për nat – e ,
Njizet faqe – referat – e ,
I lexoj n’ qytet e n’ fshat – e ,
T’ më kenë poplli sa ma ngat – e !
Oh, dua t’ bahëm orator – e ,
Çdo kund fjalën e marr me zor – e ,
Nuk e la kan t’ bisedoj – e ,
Tezat e mia që t’ mi rrëxoj – e ,
Me mjeshtri njerëzve u afrohem ,
Në çdo hap iu imponohem ,
Që t’ më zgjedhin kudo t’ par- e –
N’ Kryesi , a Kryetar – e !
Hej, njerëzve t’ mëdhaj ua di kimetin –
Me urtësi ua bajë hyzmetin !
Kama e tyne, kam qejf me m’ shkel – e ,
Më duket se po m’ përkëdhel – e !
Rri pa bukë , e rri pa gjum – e ,
Karrierën ma ka ana shum – e !
Rri n’ kontakt me gazetar – e ,
Çdo ditë m’ qesin n’ faqe t’ par- e !
Oh, gjatë fjalimeve derdhi lot –e ,
Më thërret poplli – patriot – e !
Patriot e guximtar – e ,
Aktivist i dorës së par- e !
Për familje gajle s’ kam – e ,
Dhe mos paçin bukë me ngran – e !
Se kur t’ mbërrijë unë në pushtet – e ,
Pres e keqi qysh t’ due vet – e !
Hej, n’ ma pruftë Zoti, n’ post me hyp – e ,
Kundërshtarët kam me i mbyt – e !
S’ guxon kush kryet me e ngrit – e ,
Pasha besën, ia nxjerr syt – e !
Ai që nuk mendon si un- e ,
Do t’ ia marr shpirtin me dhun- e !
S’ i jap punë, as nuk sheh drit – e ,
Der’ sa t’ del në rrugë me lyp – e !
Kush s’ më njeh si Zotin hak – e ,
Do t’i jap burg e dajak – e !
Kush s’ më uron ditë e nat – e ,
Do t’ i bajë dhe atentat- e !
Oh, do t’ më urojnë pleqtë e thmija ,
Do t’ më kapë dhe historia !
Do t’ hy n’ tela t’ çiftelis- e ,
Udhërrëfyes i gjithë njerëzis- e !
Kështu andrron karrieristi ,
Që ka zemër stalinisti !
Që të mbërrijë n’ pushtet me zor –e ,
Që ta mbajë popullin në dor- e !
Gjilan, më 1992. Demir KRASNIQI