Kulturë
Ilire Zejneli: Argati
E shtune, 23.04.2011, 06:06 PM
Ilire Zejneli
ARGATI
Poshte Xhamise se Vjeter ne Tetove ndodhet "Enti per punesim".
Veres, s'ka klimatizere qe do t'i freskonte nga temperaturat e larta e dimrit s'ka kalorifere.
Megjithate njerezit presin. Duan te punojne.
Shpesh kaloj nga ajo rruge, por kurre s'i kam pare te hane dicka; as shishe me uje nuk shohe ne duart e tyre.
Presin presin presin...
Hop! Dikujt i buzeqesh fati pas 1 jave pritjeje.
Sepata pret drute ashtu sic nuk e pret shpresen se "do t'me merr sot dikush".
Nje kafe, nje leng, nja dy veze te ziera me nje pjate pak te mbushur me sallate, enderron gjersa pret drute me perkushtim.
Mbase s'ka ngrene aspak ate dite e zotit te shtepise nuk i bie ndermend per argatin e gjore.
Ne fund.. pazarlleku.
600 denare zoteri..
Mos?! Shtrenjte bre.. 500 merri.
... 500 i merr.
Por te pakten gjeti nje pune.. pas nje jave a dy..pa buke pa uje ...
Ne entin e vertete per punesim... kjo ka kohe qe ska ndodhur.