E premte, 26.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: A bëjnë politikë të pavarur shqiptarët?!

E enjte, 21.04.2011, 07:59 PM


A BËJNË POLITIKË TË PAVARUR SHQIPTARËT?!

 

Nga Dibran Demaku

 

Kombi shqiptar si një ndër kombet më të mëdha në numër në ballkan,për dallim nga kombet e tjera që popullojnë këtë gadishull,ka kaluar nëpër një histori të dhimbëshme. Dhe këtë falë fqinjëve të tij grabitqarë.Por,jo vetëm kaq.Në gadishullin ballkanik,në historinë e largët dhe të afërt i thyen shpatat fuqitë më të mëdha të të gjitha kohërave.Dhe kjo thyerja shpatash u bë gjithmonë për dominim në këtë pikë strategjike të botës.Kështu ballkani gjatë historisë shpeshëherë u shndërrua në qender të botës.

Dhe derisa kombet e tjera në ballkan falë lidhjeve të gjakut apo atyre fetare me fuqitë e mëdha të të gjitha kohërave,nëpër histori kaluan pa tronditje të mëdha,kombi shqiptar si pasardhës i Ilirëve të lashtë,pa lidhje gjuhe e gjaku me ndonjë fuqi të madhe me kombet dominuese në politikat botërore,nëpër histori kaloi me trauma dhe tronditje të mëdha.Atij nëpër histori,luftërat e ndryshme përveq humbjeve të jetëve njerëzore,ia tkurrën edhe territorin,hapësirën jetësore.Shumë territore të shqiptarëve,fuqitë e mëdha nëpër histori,ua dhuruan fqinjëve të tyre grabitqarë.Falë politikave grabitqare të fqinjëve të tij,sot kombi shqiptar jeton i ndarë nëper shumë vende të këtij gadishulli,si asnje komb tjetër.

Për fatin e mirë të shqiptarëve,në fillim të shekullit njëzetë,pas përpjekjeve titanike të  këtij kombi,arritën që një pjesë të territorit të vet ta shpallin shtet të pavarur.Në nëntor të vitit 1912 u shpall i pavarur shteti shqiptar,i cili  që në fillim u kundërshtua nga fqinjët grabitqarë,por për fat të shqiptarëve u pranua si i tillë nga fuqitë e mëdha të kohës.Edhepse në një territor shumë të vogël shtetëror,në krahasim me atë etnik,fitimi i Pavarësisë së Shqipërisë ishte një fitore e madhe historike për shqiptarët.

Thuajse një shekull më vonë,pas përpjekjeve titanike të shqiptarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të Kosovës në veçanti për liri dhe pavarësi, më në fund në vitin 2008 edhe Kosova e fitoi Pavarësinë.

Sot kombi shqiptar,i ndarë pa dëshirën e tij nëpër shumë vende ballkanike,megjithate pjesa më e madhe e këtij kombi jeton në dy shtete shqiptare: Në Shqipëri dhe në Kosovë.Se si do të vejë fati i trojeve të tjera etnuike shqiptare dhe a do të bashkohen të gjithë shqiptarët në një shtet etnik i mbetët ardhmërisë…

Por,kjo nuk është Tema e shkrimit të sotëm.Shkrimi ynë i sotëm e ka për temë politikën që bëjnë sot shqiptarët në këto dy shtete të tyre të pavarura.Apo thënë më mirë a bëjnë sot shqiptarët politikë të pavarur?!Fill pas kësaj vjen pyetja tjetër: A bëjnë shqiptarët politikën e vetë kombëtare karshi politikës ballkanike,europiane dhe asaj botërore?!Pastaj a është politika shqiptare e barabartë me politikat e vendeve të tjera demokratike botërore,apo ajo është në bisht të atyre politikave?!Thënë shkurt e shqip:Sa është sot e pavarur politika shqiptare në raport me politikën globale?A bëjnë sot shqiptarët politikë të pavarur dhe në interesin e tyre kombëtar,apo bëjnë politikë servile dhe përulëse deri në neveritje?!

Në të dy qendrat shqiptare të vendosjes dhe të politikëbërjes,në Tiranë dhe në Prishtinë,ekzistojnë të gjitha institucionet e shtetit për bërjen e politikës.Dhe në ato institucione punojnë politikanë të zgjedhur për bërjen e politikës.Si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë ekzistojnë të gjitha hierarkitë shtetërore që nga: Kryetari i shtetit,Parlamenti,Qeveria etj. Dhe në të gjitha ato institucione bëjnë politikë shtetërore të zgjedhurit e popullit nëpër ato poste.Sëpaku në letër thuhet se të gjithë të zgjedhurit nëpër institucionet e shtetit bëjnë politikë të pavarur dhe ne interes shtetëror e kombëtar!

Por, lind pyetja se a është në proporcion të drejtë gjithmonë ajo që thuhet me atë që bëhet?! Mbase përgjigja do të ishte me JO të madhe.Apo thënë më but sot politika shqiptare si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë lë shumë për të dëshiruar!

Kur qytetari i zakonshëm pas një dite të lodhëshme pune,në mbrëmje ulet dhe i dëgjon lajmet e ditës,që në fillim ai do të ndjejë një shije të thartë në gojë nga ato që dëgjon:Sot ambasadori i filan shtetit i akredituar në Tiranë apo në Prishtinë u takua me Kryetarin e shtetit të Shqipërisë apo të Kosovës,i rekomadoi atij këtë e këtë?! …Dje Kryeministri i Shqipërisë apo i Kosovës,pas takimit që pati me ambasadorin e filan shtetit u dakordua me fjalët e tij!... Sot kryetari i Parlamentit të Shqipërisë apo të Kosovës pas bisedës që pati me ambasadorin X dhe pas këshillave që mori nga ai vendosi që ta thërras mbledhjen e parlamentit?!...Dhe qytetari i zakonshëm shqiptar pas gjithë kësaj që dëgjon do ta pyes vetën:Përse na duhen politikanët e shtetit,kur të gjithë politikën e bëjnë sipas rekomandimeve të të tjerëve?!...Dhe përse politikanët shqiptarë janë kaq të dëgjueshëm dhe kaq servilë karshi politikanëve dhe diplomatëve të huaj?!...A bëjnë politikanët shqiptarë politikë të pavarur apo bëjnë politikë prej servili?!... Dhe a është e denjë një politikë e tillë karshi shtetit dhe kombit dhe interesave të tij?!...

Qytetari i zakonshëm do ta ndiejë vetën keq dhe do t`i skuqen veshët kur do t`i sheh politikanët dhe diplomatët e ndryshëm shqiptarë,nëpër takime të ndryshme me politikanë e diplomatë të huaj,se si vrapojnë që të përshëndetën me ata politikanë e diplomatë duke u shtyer me qëllim që të bëjnë  edhe ndonjë foto me ta!...Do t`i skuqen veshët kur nga politikanët dhe diplomatët e vendit të vetë do të dëgjojë thuaja pas çdo takomi apo konference ndërkombëtare se si ky apo ai vendim është historik për kombin e për  vendin!Dhe këtë do ta thonë vetëm politikanët dhe diplomatët shqiptarë e askush tjetër!

Si ilustrim për këtë që e tham më lartë do ta përmendim vetëm një rast: Muaj më parë kur për dy vendet ballkanike Shqipërinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën,u bë liberalizimi i vizave,politikanët shqiptarë me eufori do të deklaronin se kjo ishte një ngjarje historike për vendin.Dhe ditë të tëra do të ushtonin veshët nga daklaratat e tyre!...Ndërkaq një politikan i Bosnjës dhe Hercegovinës  pas pyetjeve të gazetarëve se a ishte data e liberalizimit të vizave historike për qytetarët e vendit të tij do të deklaronte:"Nuk kam asnjë arsye të kaloj në farë euforizmi sepse liberalizimi i vizave nuk është ndonjë ngjarje historike për vendin tim.Është një ngjarje krejt e zakonshme!"...Ndërkaq politikanët dhe diplomatët shqiptarë edhe tash pas kaq muajsh vendimin e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e quajnë ngjarje historike?!...

Kur qytetari i zakonshëm  shqiptar dëgjon se si vende më të vogla në ballkan( si Maqedonia dhe Mali i zi) bëjnë politikë të pavarur dhe të dinjitetshme,domosdo se do të zhgënjehet në politikanët e vet!Një Maqedoni dhe një Mali i zi,në raport me Europën bëjnë politikë të pavarur dhe të dinjitetëshme karshi politikës Europiane dhe asaj botërore.Ato me politikën e tyre shtetërore u vejnë kushte vendeve të tjera pët interesa të tyre shtetërore dhe kombëtare.Në mënyrë të dinjitetëshme i realizojnë interesat e tyre afatshkurtëra dhe afatgjata shtetërore!...

Ndërkaq politikanët shqiptar  bëjnë politikën e lutjeve?!...E herë herë edhe politikë servile dhe krejt të padinjitetëshme?!...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora