E shtune, 27.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Pse qesh posteri i Ramës?

E hene, 18.04.2011, 08:58 PM


Pse qesh posteri i Ramës?

 

Nga Lavdrim Lita

 

Transporti publik në kryeqytet është në pike të hallit. Vuan. I vetmi njeri përgjegjës për këtë avari publike qesh me dënesë në posterat e vëna në stacionet e autobusit të unazës dhe linjave të ndryshme brenda unazës së Tiranës. Gjithkush i ka parë këto ekspozitorë të pushtuar me imazhin e stampuar të Edi Ramës së qeshur e të parruajtur, me një vështrim provokues. Ai poster nxjerr një zë të ndërprerë, duke e lëshuar pjesë-pjesë ajrin nga gryka dhe duke lëvizur gojën e muskujt e fytyrës për të shprehur gëzim, kënaqësi ose ndjenja të tjera të ngjashme.

Mirëpo janë po këto stacione ku njerëzit presin me orë të terë, në mëngjes a në darkë, për të shkuar në punë dhe kthyer në shtëpi, të zhubrosur në masivizime njerëzish të kompresuar si konserva peshqish pa vaj, ku edhe qeshja e Ramës duket më të vërtet cinike e pavend, për faktin se ai ka në dorë të përmirësojë transportin urban, me mekanizmat që i lejon ligji.

Sakaq gjatë kësaj fushate zgjedhore po kuptohet se Edi Rama po humb kontaktin me qytetarët ngase është angazhuar në një fushatë të ashpër politike që largon qytetarin nga qendër-vëmendja duke shmangur kështu jo vetëm gjykimin e punëve të pabëra prej tij, por rrezikohet që të harrohen fare, edhe pas tij. E gjitha kjo lojë fut në një spirale politikën si zgjidhje duke e kthyer atë në një burim të pashtershëm hallesh dhe problemesh.

Posteri në të cilën shfaqet i qeshur, i gëzuar dhe i lumtur kreu aktual i bashkisë nuk paraqet gjendjen shpirtërore dhe materiale të qytetarëve të Tiranës. Një qytetar i përgjegjshëm e ka të vështirë të qeshë, të jetë i lumtur me shërbimet gjysmake të Bashkisë Tiranë. Një qytetar intelektual e ka të vështirë të jetë i lumtur me prurjet dhe evenimente që ka sot për sot Tirana. Një qytetar e ka të vështirë të jetë i gëzuar në momentin që kupton se ai, fëmija dhe familja e tij jeton në një qytet në të cilën ndotja është 3 herë më e madhe sesa ajo e BE-së. Prandaj buzëqeshja e stampuar në postera të Ramës për Tiranën stonon sic stonon një violinë në duart e një minatori.

Buzëqeshja e Ramës do të kishte një kuptim nëse ia do të kishte realizuar premtimet e 3 mandateve të mëparshme për Tiranë si një qytet policentrik, me një transport urban i niveleve europiane. I gjendur në befasi nga sfidanti i ri, Lulzim Basha për lidhjen sistematike me tramvaj të kryeqytetit, domethënë tren elektrik brenda qytetit, Edi Rama e qeshi mendja e shpiku si një prestigjiator modern projektin “tramTirana”, një projekt pa projekt, pasi s’ka asnjë studim prapa këtij propozim propagandistik, përpos një modeli shabllon në kompjuter. Të gjithë janë hutuar, edhe brenda bashkisë Tiranë, për këtë gjetje elektorale të njeriu që ka pasur plot 11 vite për të realizuar premtimet. Ai sot qesh apo buzëqesh me hallet e një shtresë të popullsisë që mundësitë për një automjet janë shumë të pakta, për të mos thënë që s’i ka fare.

Buzëqeshja e Ramës është kaq e bukur sot jo pse ai është i lumtur, por për shkak se i mbolli në Dubai për të krijuar një efekt të plotë të arnimin fizik, intelektual dhe moral. Përqeshja me hallet e qytetarit dëften për një cinizëm pa kufi. Sheh rreth e qesh edhe pse s'ke pse qesh. Qesh me fytyrën tënde qesh. E kam të pamundur të mos qesh, ndjesë që po qesh me këtë “antologji të zezë” të Tiranës.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora