E diele, 28.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime

Kel Gruda: Nji si replikë me Prof. Ardian Ndrecën

E premte, 15.04.2011, 07:58 PM


Me zanë hundën me dorë e me votue

 

Nji si replikë me Prof. Ardian Ndrecën

 

Nga Kel Gruda

 

Para disa ditësh Prof. Ardian Ndreca botonte në gazetën “Shekulli” shkrimin “Tri arsye për mos me votue Lulzim Bashën (dhe nji arsye për me votue Shoshorin)”.

Replika ime nuk qendron tek tri arsyet pse nuk duhet votue Lulzim Basha, edhe pse në to ka ma shumë mllef e propogandë majtiste, ashtu siedhe munden me qendrue, por nji profesor si ai do të kishte qenë mirë të bante një analizë ma pak policeske e të pandikueme nga mediat majtiste (me thanë të majta më duket pak) për motive politike. Shkrimi, nis e sos, duket si të ishte shkrue nga kryeredaktori i gazetës “Shekulli” e jo nga nji prof. Universiteti, në mos gabohem në Romë.

Por, në fund të fundit, nuk mund të thuesh se nuk ka të drejtë në një pikë: Vallë nuk kishte PD një kandidat ma të dejë, e sidomos ma pa hije se L. Basha për Tiranën? Kishte e nuk kishte. Cili prej pushtetarëve nuk asht i zhytun në korrupsion sa me meritue me qenë kandidat për Kryetar Bashkie në Tiranë? Nji prej botës intelektuale të kryeqytetit? Mirë do të ishte, por asht e kotë me u ushqye me iluzione: partitë politike shqiptare intelektualëve të mirëfilltë u ikun si djalli temjanit. Mandej, ku me i gjetë edhe intelektualët? A nuk i shihni si nxijnë fytyrën përditë në shërbim të kësaj a asaj kahje politike? Po edhe vetë prof. Ndreca, si nuk jep një alternativë, po përdorë, ma saktë keqpërdorë, zotni Shoshorin për të përligjë terthoras synimin e vërtetë të shkrimit të tij: Mos votoni Lul Bashen, votoni Edi Ramen. Asht pikërisht këtu, tek keqpërdorimi, a shpërdorimi i Shoshorit si alibi me propagandue për Ramen hipokrizia e shkrimit “nji arsye me votue Shoshorin”. Natyrisht, asht e drejtë e tij me propagandue për Ramen, pse jo, por jo tinzisht, tue abuzue me figuren e Shoshorit. Prof. Ndreca e di mirë se me 9 maj, sikur Rama të fitojë Tiranën, aty edhe po të marrë pushtetin qendror, as do të kujtohen se egziston nji Hysen Shoshori: si ta kenë shtrydhë edhe në pikën e fundit për këte fushatë, ai do të mbetet përsëri një “armik i popullit”, ashtu si e kanë cilësue paraardhësit e Ramës.

Tashti, si rreshtoi akuzat morale kundër Bashës pa doganë, Prof. Ndreca të na përgjigjet: A njeh ai njeri ma të korruptuem në Shqipni se sa Edi Rama, që prej 10 vjetësh e ka shitë Tiranën metër mbas metri e asht sot ndër 10 milionerët ma të mëdhej të Shqipnisë postdiktatoriale (se po më duket shumë me e quejtë demokratike)? A asht në dijeni se si ky njeri, ashtu si Berisha me PD-në, asht thjeshtë pronar i PS-së e jo udhëheqës i saj? A e di Prof. Ndreca se, edhe pse akuzat kundër Bashës munden me qendrue, për nga ligsia Rama nuk barabitet me askend?

Me u ulë e me shfrye asht njigjasend. Me u ulë e me shkrue tue analizue të dy kandidatët e me u thanë zgjedhësve “Zenje hundën me dorë e votoni”, asht diçka tjetër. Pse nuk me duket që Basha asht Djalli e ai tjetri Jezusi, i nderuem profesor. Nuk ka shqiptar që nuk e di (ma së pari ju) se as njeni as tjetri nuk meritojnë me qenë qytetar i parë i kryeqytetit. Por shërdorimi i Shoshorit për me ba propogandë për Ramën asht mungesë ndershmënie intelektuale e qytetare.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora