E premte, 26.04.2024, 03:44 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Osmani: Të gjithë jemi vëllezër, me një trup, mendje, një besë

E enjte, 14.04.2011, 07:58 PM


Të gjithë jemi vëllezër, me një trup, mendje, një besë

 

Nga Kastriot Osmani

 

“ O sa mirë me qenë shqiptarë ohej “. Shqiptarë lindesh, shqiptarë nuk bëhesh”. Këto janë disa nga thirrjet e tifozëve Kuq e ZI nga të gjitha trevat shqiptare, kur luan kombëtarja e zemrës.

 

Veri apo jug, geg apo tosk, musliman apo i krishterë, arbëresh apo cam, lab apo kosovar të gjithë jemi shqiptarë. Kemi një të kaluar të ligët historike, një kulturë të përbashkët dhe një gjuhë. Aspiratat shekullore shoveniste sllavo-pseudo greke për përcarje, nënshtrimin dhe asimilimin e shqiptarëve rezultuan në fund si të dështuara.

 

Gjaku i shqiptarit nuk e duron dot robërinë. Këtë na e dëshmon historia edhe atë qysh prej stërgjyshërve tanë ilir. Një komb aq i vogël sic jemi ne, nxorri në shesh heronjë e heronjë sa edhe nuk mund të paramendohet.

 

Ishte besa, kanuni e mikpritja shqiptare ajo që i lartësoi shumë dhe i bëri të pakrahasueshëm shqiptarët ndaj tjerëve.

 

Duke filluar që nga Agroni e Teuta, Pirroja i Epirit, Skënderbeu, rilindasit tanë të panumërt, shumë e shumë heronjë tjerë të shekullit të fundit, nuk e pranuan dot armikun në trojet e tyre arbërore. Ishin këta fryma e gjithë kombit që nuk linin që të përgjumej e t’i ulte kokën armikut, morrën pushkën, i dolën ballë dhe luftuan deri në vdekje.

 

Prandaj ne sot duhet ti përkujtojmë, të mos i lëmë që pluhuri i historisë t’i mbulojë, sepse ishin ata që luftuan e ne sot gëzojmë lirinë edhe pse jo aq të plotë.

 

Si në të kaluarën ashtu edhe sot ende ekzistojnë qarqe antishqiptare që punojnë kundër të mirës së kombit tonë. Mendojnë se me pseudo intelektualizmin e tyre, hipotezat që i vënë në tavolinë u janë të sakta e zgjidhje të problemeve tona. Por e kanë gabim, për një gjë nuk kanë llogaritur se në ditët e sotme një shqiptarë i thjeshtë shumë lehtë do ta dalloj të bardhën nga e zeza dhe nuk do të bie në aso lloj grackash mizore.

 

Detyra jonë sot është që të punojmë pandalur që të prodhojmë sa më shumë vlera, t’i mënjanojmë mangësitë që i kemi e që nuk janë pak në numër për fat të keq, e të japim kontribut sadokudo në vazhdimin e idesë së rilindasve tanë pra për ta cuar deri në fund.

 

Është amaneti ynë, të parët na e kanë lënë, është turp që mu tashti ne të dorëzojmë armët.

 

“ Unë jam mirë kur Shqypnia asht mirë “ - e Isa Boletinit tingëllon ende në veshët tanë si tyta e pushkës.

 

Do të shkojmë para, kthim mbrapa nuk do të ketë, me vend na e la fjalën Azem Galica se “ Ku asht shqyptari, aty asht Shqypnia”, të gjithë bashkë për një Shqypni të bashkueme e të lirë.

 

Që nga Malcia e Madhe, Mitrovicë, Luginë e Iliridë, Shkodër, Mirditë, Labëri e Camëri, të gjithë bashkë si një grusht i vetëm, të punojmë për një Shqipëri.

 

Ngushëllime gjithë atyre që dhanë jetën për idealin e pashuar e për lirinë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora