E shtune, 27.04.2024, 12:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Trebeshina, “disidenti” i kryqezuar

E shtune, 19.01.2008, 09:19 PM


Anisa Ymeri - Koha Jone

“Disidentet e rreme”! Flitet e perflitet prej dekadash per qarkullimin e nje morie emrash disidente ne letrat shqipe. Vargun e kryeson padyshim Kasem Trebeshina. Jo me kot! “Promemoria” e tij per ish-diktatorin Enver Hoxha, ku Trebeshina thuhej se kishte shkruar “te verteten e madhe” e kreu misionin e saj kur ja behu ne vitin 1992, me sulmet e medha. Kjo promemorie, duket se i riktheu vemendjen e munguar! Pas kaq vitesh, qe Trebeshina lakohet si “disidenti” i madh i shqiptareve, studiuesi Sadik Bejko ka vendosur ta thyeje heshtjen apo zhbeje zhurmen qe e rrethon Trebeshinen dhe bemat e tij hera-heres. Se voni, Bejko ka botuar nje liber te pagezuar “Disidentet e rreme”, ku, ndonese emra te permendur ka me shume se nje, i kryqezuari eshte Kasem Trebeshina. Bejko ka shkruar qartazi ne radhet e para te ketij libri se, “objekti i ketij libri eshte te rindertoje portretin e disidentit, te tregoje se c’pamje ka ky idhull i rreme po ta zhveshesh nga gjysme te vertetat dhe fabrikimet!”. Per te vijuar me tej, duke mos u kursyer aspak ne fjale, ai shkruan se, “ky liber merr persiper te informoje dhe te jape nje sinjal per te parandaluar fabrikimet e idhujve te rreme nga radhet e rrugacerise, nga radhet e spiuneve dhe sigurimsave...”.

Cdo argument i tij eshte dokumentuar, pasi jane faksimile te tera letrash te shkruara nga Trebeshina, nga ato kende te ndryshme te Shqiperise, ku ka vuajtur denime e internime. Po perkunder letrave, ndoshta te ngjashme me akuzat e “promemories”, ajo cka mund te lexosh ne letrat e nxjerra nga arkivat e qe mbajne firmen e “disidentit”, jane fjale te urta e te mira, qe shkojne deri ne lutje! Sipas Bejkos, a sipas atyre qe ai shkruan ne librin e tij “Disidentet e rreme”: “Nje shkrimtar qe ka vuajtur nga regjimi, natyrisht me te drejte kerkon t’i njihet kjo. Po nuk mundet nga mundimet, sado te medha qofshin, te percaktohet vendi i tij ne letersi, se, ne radhe te pare, shkrimtaret vleresohen nga vlerat e verteta letrare”.

Na ishte njehere nje “Promemorie”

Na ishte njehere..., fraze qe na kujton perrallat qe gjysherit i tregojne imcakeve kur duan te bejne gjume te qete. Ndersa Sadik Bejko e nis keshtu pjesen, kur rroket te flase per promemorien e Trebeshines. Per ate, “Promemorien” e shumeperfolur, e shnderroi figuren e Kasem Trebeshines ne imazhin e nje “disidenti te jashtezakonshem” kur nisi te trumbetohej ne vitin 1992. “Asnje arkiv nuk vertetonte vertetesine e kesaj ‘promemorie’”, shkruan Bejko. Asnje dokument hetimor apo vendim gjyqi, ose kritike kunder Trebeshines, nuk permendet kjo ‘promemorie’ si faj i ketij shkrimtari”.

Serviren fakte dhe faksimile letrash qe jane derguar nga Trebeshina ne afersi kohore me kohen e “promemories”, qe ne saje te nje deduksioni logjik, do te ngjante e rreme.

“Promemoria” ka daten tetor 1953”, vijon Bejko ne librin e tij. Nderkaq, disa muaj me pare, autori i promemories ka botuar ne “Zeri i popullit” poemen per Stalinin, vepren me servile ne historine e letersise shqipe per kete tiran”. Ndaj edhe Bejko, shkruan ne liber, “si eshte e mundur qe autori i thote Stalinit “Promete” eshte i njejti me autorin e promemories, ku i thote Enver Hoxhes, “vrases”?! Keto dy gjera nuk mund te rrine bashke. Njera prej tyre duhet te bjere. Poema eshte botuar ne gazete ne vitin 1953, kurse promemoria doli ne shesh pas renies se komunizmit. Pra, ajo qe bie e qe eshte e rreme, eshte promemoria”, shkruan Bejko.

Jane nje sere pikepyetjesh te tjera qe autori i librit ngre, dhe nje pjese te mire pergjigjet jua jep duke percjelle letra e dokumente te tjere. Dhe ajo cka ne saje te letrave te servirur na tregon autori Bejko, i “Disidentet e rreme” artikulon qarte, eshte fakti se Kasem Trebeshina, sipas te gjitha gjasave, ne shumicen e kohes te regjimit komunist nuk eshte konsideruar i burgosur, por nje njeri me probleme shendetesore”.

Disidentet e rreme sipas Bejkos:

Kasem Trebeshina

Dhora Leka

Mehmet Kraja

Ardian Ndreca

Rushen Alimerko

Arben Kallamata

Skender Gjoni etj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora