E shtune, 07.12.2019, 01:38 PM (GMT)

Komente

Besim Gerguri: Konferenca serbe në Londër që u shndërrua në farsë teatrale

E premte, 18.01.2008, 07:30 PM


Fotoreportazhë: Konferenca serbe në Londër që u shndërrua në farsë teatrale

Dje disa lobistë pro-serbë mbajtën një konferencë në Central Hall Westminster të Londrës, me të cilën tentuan të diskreditojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë dhe të njollosin shqiptarët. Por e tërë konferenca dështoj në mënyrë teatrale kur disa shqiptarë të pranishëm ua “prishën” rendin dhe gati çdo gjë doli nga kontrolli.

 

Paneli i konferencës përbëhej nga Ambassador James Bissett, Sir Brian Barder, Mark Littman QC, Ljubomir Kljakic dhe Dr. Serge Trifkovic figura këto patetike që të lënë përshtypje të kenë qenë të abuzuar në fëmijëri. Shumica e të pranishmëve ishin pleq ku nga ta disa gjyshe që i takonin klikës së ish-mbretërisë serbo-jugosllave. “Argumentet” e lobistëve pro-serbë ishin nga menyja e zakonshme: Kosova vrimë e zezë në Evropë, qendër e krimit botëror, qendër e fundamentalistëve islam, rendi i ri botëror kundër Serbisë, në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, numri i të vrarëve serb në Kosovë më i madh se sa ai i shqiptarëve dhe gjëra tjera plot vrer të cilat ishin të pakëndshme edhe për disa serb të pranishëm.

 

Një shqiptar i pranishëm u fye aq shumë nga rrenat e këtyre panelistëve sa që nuk mundi ta kontrollonte veten dhe filloj të bërtiste “ju po më fyeni, ju po më fyeni, kufomat e shqiptarëve të pafajshëm ende gjenden në Serbi!”. Si duket ai ishte një person emocionalisht shumë i trazuar por aty ishte vështirë që shqiptari por edhe çfarëdo njeriu tjetër normal të mos fyhej.

 

Kësaj iu shtua edhe reagimi i zëshëm i dy vajzave shqiptare që kulminoj me qitjen jashtë të djaloshit të trazuar nga sigurimi i sallës. Dr Serge Trifkovic e tregoj fytyrën e tij të vërtete raciste duke i thënë të pranishmëve se kjo është sjellje tipike shqiptare.

 

Aty pat edhe serbë të cilët turpëroheshin nga këta përfaqësues të “kauzës serbe”. Një serb i ri me prejardhje nga Beogradi iu drejtua Serge Trifkovic-it duke i thënë se në Kosovë ka krim, por nëntoka kosovare është e lidhur ngushtë me nëntokën serbe, malazeze, greke, turke, maqedone dhe krimi nuk është rast i izoluar vetëm në Kosovë, ai tha se krimi është problem i tërë Ballkanit. Ai gjithashtu e pyeti Trifkovic-in se si Serbia do ta sundonte me mire Kosoven se sa vendasit, së cilës ai iu përgjigj se “Kosova do të hynte në Evropë me Serbinë”.

 

Kjo konferencë me emrin “Kosovo: a preventable disaster” dështoj ashtu siç e meritonte, ndoshta sjellja e shqiptarëve të indinjuar nuk ishte për lëvdatë, por një thënie e vjetër shqiptare thotë: “si asht veni, ashtu bahet kuveni!”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT