E premte, 26.04.2024, 07:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zbardhet kaseta e përgjimeve të Ilir Metës, ryshfet, korrupsion dhe implikime zyrtarësh

E marte, 11.01.2011, 08:57 PM


Zbardhet afera dhe skandali më tronditës në historinë e 20 viteve pluralizëm, ku protagonist kryesor është Ilir Meta, drejtues të organeve të drejtësisë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Zbardhja e kasetës në emisionin "Fiks Fare" të Top Channel, komprometuese që tronditi çdo shqiptar, nxjerr në pah natyrën e vërtetë të Ilir Metës, babëzinë e tij për pushtet, shpërdorimin e posteve publike në funksion të pasurimit personal, marifetet e emërimit në punë, presionin ndaj vartësve të tij dhe gjithçka tjetër që përbën vepër penale. Tashmë nuk ka shqiptarë që mos ta besojë se Ilir Meta është politikani më i babëzitur në Ballkan dhe se përralla e integrimit, ishte një sajesë për gllabëruar benefitet të të sjellë ndarja e pushtetit. Me zbardhjen e kasetës komprometuese për kryetarin e LSI, tashmë të gjitha shqiptarët e dinë se Ilir Meta e largoi Priftin nga ministria e Ekonomisë, jo për të qenë më pranë partisë, por për të qenë më pranë babëzisë, marifeteve korruptive dhe përdorimit të pushteti për t’u pasuruar individualisht. Ashtu siç edhe e kishte akuzuar ish -ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, Ilir Meta shfaqet në kasetë duke përcaktuar fituesit e tenderëve, pavarësisht proceduarve dhe kritereve. Siç shihet edhe gjatë bisedës, kjo kasetë zbardhë anën e vërtetë të Ilir Metës, marifetet e tij të pasurimit, planet, puçet ndaj shokëve, marrjen e ryshfeteve dhe ndërhyrjen e tij për diktuar dhënin e koncesioneve. Në kasetë Meta shfaqet duke kërkuar favore për njerëzit e tij, në kundërshtim me atë çka thotë publikisht dhe me ligjet e vendit. “Duhet me pas shumë kujdes...se Prokuroria e hap ... me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak. Për këtë (hidrocentralin) mbaroje sot që të jenë gati”, i jep urdhër Meta Priftit. Kreu i LSI Ilir Meta është klasifikuar si një ndër 10 politikanët më të pasur në Shqipëri, ndonëse nuk ka asnjë biznes të deklaruar dhe në deklaratat e pasurisë rezulton me borxhe

 

Meta - Çfarë thotë puna?

Prifti - Mirë

Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, ne e telefonit

Prifti - Po  jo mo,  ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je

Meta - Të mos ...

Meta - Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë

Prifti - .. ishte tek unë një ditë më përpara

MEta - Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. KA ndonjë problem?

Prifti - PO jo çfarë problemi të ketë.

Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit... .çfarë të keqe ka?

Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!

 

Meta -  Më mori Turi mua, jo më mori Turi,  jo më tha kështu, jo më tha ashtu.

Prifti - ..nuk ka diplome, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër

Meta -  Po përse ta solla unë?Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo?Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari

Prifti - Po varja

Meta - çfarë ë keqe ka?

Prifti - Jo të keqe nuk ka

 

(Vjen sekretarja, shërben ujin)

Meta - I gjen një zgjidhje

Prifti - Për kë?

Meta - Tur Hajdarin

Prifti - Turin, ëhë

Meta - Turi Hajdarin, e para

 

Meta - E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë

Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë

Meta - E treta,

Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?

Meta - Me letra

 

Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh?

-Për Bekimin si do ta zgjidhësh?

 

Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak

Meta - Zgjidhe pra

 

 

Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën ....

Meta – Po mirë, anuloje, pse s'e bën?Anuloje!

Meta - Gjeje!

Prifti - Po të flas dhe një herë me Armon

Meta - PO gjeje vetë. PO mos i zvarrit këto gjëra

 

 

Meta - Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.

 

Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj

Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te  7%,

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora