E premte, 26.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shkodër, 13 mijë hektarë nën ujë. Gjendje emergjence edhe në Durrës e Lezhë

E premte, 03.12.2010, 10:57 PM


SHKODER-  Qarku i Shkodrës, vazhdon të përjetojë një situatë të rënduar. Ujrat e liqenit të Shkodrës tashmë kanë përpirë dhe fushat e Torovicës, ku ndahet Shkodra me Lezhën. Deri në orën 19:00 janë 13 mije hektare tokë, 2100 shtëpitë e përmbytura dhe mijera të tjera të rrethuara nga uji.  Evakuohen 7944 persona. Uji deperton brenda ne lagjet e Shkodres. Ne mbremje rendohet situata edhe në Durrës e Lezhë. Qeveria shpall emergjencen civile.

GJENDJE EMERGJENCE NË DURRËS E LEZHË, QEVERIA SHPALL EMERGJENCEN CIVILE
Ora: 22:33- Situatë kritike edhe në Lezhë dhe Durrës nga reshjet dhe prurjet e shumta të lumenjve e përrenjve. Qeveria shpall gjendjen e emergjencës civile dhe ngre komisionin Ndërministror të Emergjencave, që kryesohet nga numri dy i qeverisë, Ilir Meta.

Rreshjet e shumta, vërshimi i ujrave të liqenit të Shkodrës dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë bërë që niveli i ujit në fushat e Torovicës të rritet tej mase dhe gati për të arritur pikën kritike të argjinaturës së Torovicës. Megjithëse ende nuk ka nisur evakuimi të banorëve nga kjo zonë, situata duket se është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të rreshjeve të vazhdueshme të shiut.

"Shqetësime serioze janë vërejtur edhe në qarkun e Lezhës, edhe në qarkun e Durrësit, të Elbasanit, edhe në qarkun e Tiranës, ku Komiteti Ndërministror, në bazë të qarqeve po e ndjek këtë situatë më shumë seriozitet në mënyrë të vazhdueshme", u shpreh sot ministri Meta, një takimi gati dy orësh në Komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër.
"Qeveria është plotësisht e angazhuar për të përballuar këtë situatë vërtet tepër shqetësuese", tha ai. 

Nderkohe pritet të nisë evakuimi i banorëve në zonat më problematike të Lezhës e Durrësit, ku pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë. Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej pasi e gjithë zona është përfshirë nga reshjet.

BASHA: DAJCI I IZOLUAR TËRËSISHT, PRIORITET MBETET EVAKUIMI
Ora:20:20- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha bën të ditur nga Shkodra se Dajci mbetet ndër zonat më kritike të prekura nga përmbytjet, ku niveli i ujit vazhdon të rritet nga casti në cast.
“Situata në Dajc është kritike. Ka zona të tjera të pëmbytura pasi ka shpërthyer argjinatura e Samrishtit” u shpreh Basha.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm nënvizoi se prioritet mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore dhe vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar 150 fluturime me helikopter, të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve të Dajcit.

META: PËRGJEGJSHMËRI PËR TË SHPËTUAR BANORËT
ÓRA: 20:15- Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile ka folur për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër, duke deklaruar se, “evakuimi i banorëve vazhdon.Shtabi ka prioritet evakuimin dhe furnizimin me ujë dhe ushqim për banorët që nuk pranojnë evakuimin, megjithatë deri tani bashkëpunimi me banorët ka qënë i mirë ” dhe se “forcat e rendit dhe të ushtrisë janë në gadishmëri të plotë për të përballuar këtë situatë”,- sipas Metës. 
Meta deklaroi nga Shkodra se është izoluar komunikimi rrugor në Dajc, Ana e Malit, Bërdicë dhe Bushat, ndërsa shtoi se “Siguria në kaskadën e Drinit është e plotë”, dhe se “po punohet që të minimizohen dëmet”. Meta u shpreh se “po punohet me përgjegjshmëri për të shpëtuar banorët”.

PËRMBYTJET, QEVERIA I KËRKON NDIHMË NATO-S
ORA 20:02-
Si pasojë e situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet në Shkodër, qeveria i ka kërkuar ndihmë edhe NATO-s për ta përballuar atë.
Me anë të një kërkese Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile i ka kërkuar qendrës së emergjencave civile të NATO-s, helikopterë dhe mjete të rënda shtesë, të cilat priten të përdoren për shpërndarjen e ushqimeve dhe evakuimin e banorëve në zonat më problematike. 

Ndërkaq bëhet e ditur se ende nuk ka një përgjigje nga qendra e emergjencave civile pranë Aleancës së Atlantikut, kjo për shkak se pothjuaj gjithë Europa po përballet me një situatë të vështirë, përsa i përket redhjeve dhe përmbytjeve.

VIJON EVAUKIMI I FAMILJEVE NË ZONAT E PËRMBYTURA
Ora: 19:57- Rreth 3940 familje janë evaukuar deri tani nga zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës dhe ky proces po vijon, bën të ditur Ministria e Brendshme.
Forcat dhe mjetet e ushtrisë, të dislokuara në zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës, vazhdojnë të jenë të angazhuara në përballimin e situatave të krijuara në ndihmë të popullatës në nevojë.

Edhe gjatë ditës së sotme, sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, ka patur reshje intensive në Qarkun e Shkodrës dhe për pasojë është rritur me 11 cm niveli i ujit në zonat e përmbytura, nga ku vijon evakuimi i popullatës.
Vijojnë operacionet e evakuuimit në komunat Ana e Malit, Bushat, Bërdicë, Dajç dhe në Bashkinë Shkodër. Në dispozicion të shtabit të emergjencave civile në Shkodër janë vënë disa objekte për strehimin e personave të evakuuar. 

Të dhënat e deritanishme tregojnë se janë përmbytur rreth 13000 ha tokë, rreth 2470 shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe 2100 banesa janë të përmbytura. Nga ana tjetër vazhojnë të jetë të bllokuara rrugët për në Muriqan, Velipojë, Shirokë dhe Zogaj.

SITUATË KRITIKE NË ARGJINATURËN E TOROVICËS
ORA 18:54-
Situatë kritike edhe në Lezhë nga përmbytjet. Gjendja paraqitet më alarmante në Torovicë, aty ndahet rrethi i Shkodrës dhe Lezhës. Argjinatura ka gjasa të cahet nga rritja e nivelit të ujit. Edhe pse në këtë argjinaturë vazhdojnë punimet, niveli i ujit po rritet më tepër se volume i punimeve. Megjithatë ende nuk ka evakuim të banorëve nga kjo zonë. 

MB INFORMON PËR SITUATËN: JANË PËMBYTUR 13 MIJË HA TOKË
Ora: 17:50- Ministria e Brendshme jep shifrat e përmbytjes deri në orën 17:00 të ditës së sotme. Janë 13 mijë hektarë tokë e përmbytur. Mbi 2100 banesa gjenden të përmbytura ndërsa mijëra të tjera janë rrethuar nga uji. Informohet se 3940 familje janë evakuar si dhe 11 067 kokë bagëti.

MALËSI E MADHE, BLLOKOHET QARKULLIMI NË AKSIN SHKODËR-HANI I HOTIT
Ora: 17:28-Tejfryrja e Liqenit të Shkodrës ka bërë që ujërat e tij të përmbytin segmente të tëra të aksit rrugor nacional Shkodër-Hani Hotit, duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e automjeteve.
Ndërsa në segmentin nga kthesa e fshatit Hot, në komunën e Bajzës dhe deri në doganë, në kufi me Malin e Zi, qarkullimi është i bllokuar tërësisht.

Mësohet se në këtë segment rrugor, niveli i ujit ka kaluar lartësinë mbi 1 metër, duke bllokuar jo vetëm qarkullimin e automjeteve të vogla, por në tërësi të gjithë qarkullimin, edhe me mjetet e larta.

RËNDOHET SITUATA NË HEC-IN E ULZËS E SHKOPETIT
Ora: 17:00- Rëndohet situata në hidrocentralin e Ulzës dhe Shkopetit ku mësohet se për shkak të prurjeve të mëdha janë hapur të 4 portat e shkarkimit në të dy HEC-et. Aktualisht shkarkohet 2000 metër3/sekondë ndërsa uji po vërshon drejt rrugës Durrës Kukës. 

Hapja e 4 portave në hidrocentralin e Ulzës e Shkopetit ka sjellë probleme edhe në aksin rrugor Milot-Burrel-Dibër. Pasditen e sotme, si pasojë e pranisë së ujit në rrugë janë bllokuar rreth 30 furgona. Mësohet se furgonat me pasagjerë janë bllokuar në afërsi të fshatit Skuraj. Niveli i ujit në rrugë arrin deri në 18 cm.

SHIFRAT: 12. 800 HA TOKE E PERMBYTUR, 3000 SHTEPI TE PERMBYTURA
Ora 14. 38
Ora Shtabi i Emergjencave jep shifrat e permbytjes deri ne oren 14. 00 te dites se sotme. Jane 12 800 ha toke e permbytur. Mbi 3000 shtepi te permbytura, dhe mbi 6 mije banesat e prekura nga uji. Informohet se 7944 banore jane evakuar si dhe 11 067 koke bageti. Sipërfaqja e ujit e përmbytur, nga mëngjesi i sotëm është rritur me 11 000 ha tokë, ndërsa ishin 1000 shtëpi të përmbytura. 

TOROVICE, SITUATA KRITIKE, NIVELI I UJIT RRITET 3 CM NE ORE

ORA 14: 20
Situata në Torovicë, ku ndahet Shkodra nga Lezha vazhdon të jetë e rënduar. Rreshjet e shumta, vërshimi i ujrave të liqenit të Shkodrës dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë bërë që niveli i ujit në fushat e Torovicës të rritet tej mase dhe gati sa nuk po arrin pikën kritike të argjinaturës.
Gjatë gjithë natës është punuar për të rritur nivelin e argjinaturës. Me ndihmën e dy mjeteve të mëdha, pronë e dy kompanive private, po merren shkëmbij dhe dhera për të rritur argjinaturën.
Nga nata e mbrëmshme është rritur me 1 metër niveli i argjinaturës, por deri sot në mesditë, niveli i ujit është vetëm 20 cm nga pika kritike. Për shkak të situatës së rënduar autoritetet lokale kanë kërkuar ndalin e shkarkimeve nga Hec.
“Është punuar më shumë në një distancë prej 500 metrash të argjinaturës, prej gati 2 km e 200 metra, ku dhe situate është kritike. Ndërkohë që niveli i ujit po rritet 3 cm në orë” informon korrespondenti i NEWS24 Pjetër Gjini.

SHKODER, LAGJIA AJASEM, UJI PERMBYT KATET E PARA, MBERRIN KATET E DYTA 
Ora 11. 40
Lagjia Ajasëm në Shkodër, është izoluar totalisht nga uji. Lëvizja nëpër rrugica me mjete të vogla është e pamundur. “Kur erdhëm në janar për të filmuar në këtë lagje, lëviznim me mjete të vogla. Tani është e pamundur lëvizja, vetëm me makina ushtarake.”- tregon një detaj korrespondentja e NEWS24 Eljona Kodra nëpërmjt një komunikimi telefonik të orës 11. 30 minuta.
Ajo tregon se niveli i ujit në këtë lagje arrin deri në 3 metra, se uji ka përmbytur katet e para dhe ka mbërritur në katin e dytë të banesave.
Shumë banorë janë evakuar, ndërsa në banesa qëndrojnë vetëm kryefamiljarët. Ata kanë kërkuar tu mundësohet një varkë që të mund të shpëtojnë nga përmbytja pajisje elektroshtëpiake apo materiale të tjera që kanë në banesa. Disa herë i kanë telefonuar policisë për ti kërkuar ndihmë por ende nuk është bërë asgjë.
“Këtu në Ajasamë katet e para janë të përmbytua. Nuk flas vetëm për zonën afër lumit Drin, por dhe rrëzë kalasë së Shkodrës,e kodrave të Tepes.”. tregon gazetarja e NEWS24. Sipas saj niveli i ujit është rritur jashtëzakonisht shumë. Ura e Bunës është e përmbytur dhe për rrjedhojë Fshatrat Shirokë e Zogaj dhe rruga drejt Muriqanit janë të izoluara. Edhe banesat rrëzë malit të Taraboshit janë përmbytur.

BERISHA: SITUATA VAZHDON TË JETË E RËNDË

Ora 11:05
-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi problematike situatën e përmbytjeve në Shkodër. Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se liqeni i Shkodrës po kërcënon vazhdimisht situatën në qytet, pasi është rritur me 11 cm niveli. Kreu i qeverisë tha se po vazhdon puna për evakuimin e banorëve.

TOROVICE ARGJINATURA NE GJENDJE KRITIKE
Ora 11. 00-Ujrat e liqenit të Shkodrës tashmë kanë përpirë dhe fushat e Torovicës, aty ndahet rrethi i Shkodrës dhe Lezhës. Situata atje cilësohet si mjaft kritike. Korrespondenti i NEW24 informoi rreth orës 10. 30 minuta se uji ka arritur në pikën kriitke të argjinaturës.
“I gjithë segmenti prej 1. 5 km I gjatë që ndan rrethin e Shkodrës me Lezhën është i mbuluar nga uji. Në fusha niveli i ujit arrin deri në 4 metër. Uji ka arritur në pikën kritike. Sipas NEWS24 Gjatë gjithë natës është punuar për të ngritur argjinaturën por ka pasur prurje të mëdha.
Të gjithë banorët që banonin në zonën përreth janë larguar ndërsa qytetarët e Lezhës janë në panik pasi i druhen një shpërthimi të mundshëm të argjinaturës.
Edhe deputeti socialist Gjovalin Kadeli, i pranishëm në vendin e ngjarjes konfirmoi situatën në Torovicë. Në një lidhje telefonike nëpërmjet NEWS24 Kadeli e cilësoi situatën “si mjaft kritike”.

RRITET NIVELI I UJIT, PERMBYTEN DISA SHKOLLA, BLLOKOHET MESIMI

Ora 10: 45 Në disa lagje hyrëse të Shkodrës, uji ka përmbytur jo vetëm oborret dhe sipërfaqet e jashtme të territorit të disa shkollave, por ka depërtuar dhe brenda godinave, duke shkaktuar dëme materiale. Këto lagje kufizohen me bregun e Liqenit dhe lumejte e Bunës, Drinit dhe Kirit janë përfshirë nga uji. Oborri i shkollës "Koli IDromeno", është mbuluar nga uji
Ndërsa shkollat në komunat e Nënshkodrës kanë ditë të përmbytura. Drejtoria Arsimore lokale vendosi pezullimin e proçesit mësimor në disa shkolla të qytetit. Vendimi për pezullimin e proçesit mësimor përfshin shkollat e zonave problematike sidomos të Nënshkodrës për komunat Dajç, Velipojë, Berdicë, Bushat, Kuç dhe Ana e Malit. Përveç tyre mësimi është ndaluar edhe në komunat malore të rrethit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, ku ka probleme shqetësuese nga përmbytjet e ardhura nga reshjet e fundit pasojë e fryerjes së përrenjve dhe e lumenjve të zonës.

TRUSH EVAKUOHEN TE GJITHE BANORET
Ora 10.00
Në fshatin Trush janë evakuar të gjithë banorët. I gjithë fshati rrezikohet nga ujrat e lumit Drin. Ndërsa 11 banesa rrezikohen të shemben. Problematikë situate dhe në Malin e Jushit. NEWS24 informon se ka nisur monitorimi nga ajri. Në disa zona dhe në hyrje të qytetit, është e pamundur lëvizja edhe me makinat e ushtrisë.

11000 HA TOKE E 1000 SHTEPI TE PERMBYTURA. UJI DEPERTON NE BRENDESI TE LAGJEVE

Ora 08.00
Reshjet e shiut të cilat kanë nisur sot në mëngjes me intensitet të lartë kanë sjellë një pesimizëm tek banorët e Shkodrës se mund të rregullohet situata. Niveli i ujit rritet nga momenti në moment. Vetëm gjatë natës është zgjeruar me 500 ha sipërfajqja e përmbytur. Në lagjen Xhabije, në hyrje të Shkodrës është rritur niveli i ujit. Uji ka vërshuar në brendësi të qytetit në një gjatësi deri në 1 km brenda qytetit.
Në lagjet Xhabije, Livadhe, e vetmja mundësi për të lëvizur është me varka pasi niveli i ujit arrin deri në 1. 5 metra. Nën ujë dhe lagjet "Salo Halili", Bahcallëk, "Shtëpia e Mushkonjës"  "Ajasëm", si dhe në atë të lagjes "Perash".
Banorët e këtyre lagjeve kanë vështirësi të të shumta në qarkullim, jo vetëm në këmbë, por edhe me mjete të vogla. Në shumë prej rrugëve janë vënë në përdorim varkat, të cilat transportojnë banorët, nga dalja e pallateve, apo shtëpive private në drejtim të rrugëve qëndrore të qytetit, apo nga njëri aks rrugor tek tjetri.
Nga lagjia Xhabije deri në vendin e quajtur Harku I Bërdicës, uji ka vërshuar në të gjithë zonën, duke bllokuar dhe aksi nacional Shkodër- Tiranë.
Shtabi i Emergjencave informon se sot në mëngjes janë 11 mijë ha të përmbytura, ndërsa mbrëmjen e dejshme u raportuan 10 mijë ha tokë e përmbytur.
Janë 1000 shtëpitë e përmbytura dhe 1500 shtëpi të tjera të rrethuara nga uji.
Forcat e ushtrisë kanë evakuar 7000 persona nga lagjet e përmbytura të qytetit si dhe nga komunat në zonën e Nënshkodrës. Komuna e Dajcit, Ana e Malit dhe Velipoja përjetojnë tjetër ditë të izolimit dhe ku uji i kalon 2 metrat. Në fshatin Samrisht, të komunës Dajc argjinatura ka pësuar çarje në orët e mbrëmjes , duke rënduar më tej situatën e krijuar nga përmbytjet atje. Janë 13 njësi vendore të përmbytura, përkatësisht Bashkia e Shkodrës, komuna Dajç, Ana e Malkit, Bërdicë, Guri i Zi, Bushat, Rrethina, Velipoja, komuna Qendër, Malësi e madhe, Hajmel, Kastrat, Gruemirë dhe komuna Shkrel. Në rrethin e Shkodrës në 8 shkolla nuk bëhet mësim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora