Kulturë
Lek Pervizi: Ankimi i Zanave
E premte, 03.12.2010, 09:44 PM
ANKIMI I ZANAVE
LEK PERVIZI
Një kangë e ndritun del nga errësina, Tingujt e shpresës luhatën mbi tmerrin. Një britmë mes natës. Duhet me e shty, dhe era ta përhapë në hapësinën e botës, deri sa ajo të takojë një britmë tjetër që ta presë, apo një vesh që ta dëgjojë, një vesh të madh sa një zemër. Atëherë brtitma gjen vendin e vet, ajo qetësohet dhe kthehet në një shushurimë, fllad i lehtë që mund të pllenohet përsëri. Fjalë të tilla si farë të kuqe të depozitueme në tokë pjellore do të mbijnë ... gëmushe të zjarrta mbi botën shkretëtirë. Kjo ashtë e gjithë kërkesa e Lek Pervizit e paraqitun këtu. I Burgosu, ai u shkëput nga dhuna dhe ligësia e njerëzve. Së par u lirue nga britma, pastaj nga dashunia ndaj vendit tij, i ambël, ma i bukuri, se fundi duke gjetë paqën në nje vend mik. PAULE DE SMET Poeteshë Belge.
U vu në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Lulu.com”