E hene, 06.04.2020, 01:05 PM (GMT+1)

Komente

Hajdin Islami: Pse po vdesin pensionistët e Kosovës?

E shtune, 29.12.2007, 07:55 PM


Nga Hajdin Islami*

Të indinjuar me shoqërinë e në veçanti me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverinë e Kosovës të cilat i lanë në harresë të kohës pensionistët nuk ngurrojnë të flasin haptas për nënçmimin që po ju bëhet atyre në Kosovë.Nga paslufta e këndej pensionistet fatkëqij të Kosovës nuk janë ndalur së reshturi duke kërkuar trajtim më të mirë nga qeveria dhe shoqëria në përgjithësi.Këta pleq të gjorë që një pjesë të madhe të jetës e kanë kaluar duke punuar sot kur më nuk janë vital dhe të aftë që të punojnë nuk i intereson askujt për ta, pse ndodh kjo?A nuk jemi ne të aftë që këtyre të moshuarve që edhe ashtu janë në përfundim e sipër të jetës së tyre t'ju japim tretmanin e merituar.Për, gjendjen e tyre kanë folur të gjithë por për çudinë më të madhe askush nuk ka vepruar asgjë. Me forcat e veta edhe ashtu të ''hendikepuara'' pensionistët kosovarë në çdo takim çoftë me politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë nuk kanë lënë anash pa përmendur edhe kontributet e tyre disa vjeçare që pa të drejtë ligjore Serbia i mban, si duket me këtë problem jetikë për pensionistet kosovarë askush nuk ka pasur guximin që të merret dhe t'i thotë Beogradit se pa tjetër duhet të kthehen këto kontribute.Banorët e Kosovës që kanë pasur fatin t'i mbushin 65 vjet nuk mund të kënaqën me ditët e tyre pleqërisë pasi ''ndihma sociale'' siç e quajnë ata në shumë prej 40 eurosh nuk ju siguron atyre as gjërat elementare: ushqimin,barnat për mirëmbajtjen shëndetësore dhe shkurt e shqip pleqëri të rehatshme.Nga e gjithë kjo sipas përllogaritjes sonë nëse një qytetarë i Kosovës ka punuar dyzet vjet atëherë qeveria “jonë”, ia ka numëruar çdo vit me nga një euro, vërtet është paradoks, por ja që është një realitet në të cilin jeton Kosova. Turpi më i madh në gjithë këtë ''tragjedi'' është pensioni invalidorë për të cilin tash së fundi ka pasur probleme të mëdha anembanë Kosovës, pasi një numri të konsiderueshëm ju janë ndalur këto pensione apo sërish janë thirrur për të aplikuar sërish. Për ta ''gëzuar'' këtë pension të ashtuquajtur invalidorë duhet pritur mjaftë pasi duhet nënshtruar edhe komisioneve të vëna nga Ministrin e Punës dhe Mirëqenies e Qeverisë së Kosovës.Po ashtu edhe pensionistët e zakonshëm që janë mbi moshën 65-vjeçare janë ftuar personalisht që nëpërmjet gjykatave të vërtetojnë se janë gjallë, ja kjo është një nga absurditetet më të çoroditura që njeriu i sotëm bashkëkohorë mund t'i bëjë një të moshuari.Shoqata e Pensionistëve të Kosovës që është organ zyrtarë i pensionistëve ka tentuar disa herë të protestojë në lidhje me kërkesat e tyre por çuditërisht jo vetëm që  politikanëve që nuk ju ka interesuar por edhe disa nga mediat elektronike  i kanë injoruar.Nëpër disa qytete të Kosovës si bie fjala në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren,Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Besianë e disa qytete tjera ndodhen disa zyre apo lokale ku pensionistët takohen me shokët e tyre dhe sado pak çajnë hallet e tyre,por keq qëndrojnë disa komuna të vogla si ajo e Artanës,Malishevës,Shtimes,Drenasit,Skenderajt,Kastriotit,Kaçanikut,Shtërpcës,Sharrit etj., ku në këto qyteza përpos ndonjë zyre të vogël të pensionistëve nuk ka asnjë lokal tjetër ku pensionistët do ta kalonin kohën e lirë, marrë në përgjithësi as selia qendrore por as zyret regjionale të pensionistëve nuk qëndrojnë mirë. Shumë keq ndodhen edhe grat pensioniste ku në përjashtim të Prishtinës, në asnjë qytetet të Kosovës nuk ka ndonjë lokal ku këto pensioniste do të mund të takoheshin kjo tregon sesa jemi të kujdesshëm ne dhe çdo fjalë tjetër është e tepërt.Gjatë fushatës zgjedhore politikanët e njoftuan elektoratin e tyre se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve nga dyzet në shtatëdhjetë e pesë  euro kjo skemë e re pensionale  do të fillojë nga Janari i 2008, por siç duket sipas disa të dhënave jo zyrtare këtë rritje të pensioneve do ta gëzojnë vetëm ata persona që kanë punuar më herët.Më e keqja në gjithë këtë është se tani është shfaqur në masë alarmante vdekja e pensionistëve si pasojë e varfërisë,vuajtjeve,traumave dhe braktisjes nga familjarët dhe  dita ditës shoku po mbetet pa shokun e tij dhe kështu vendi që aspiron të jetë shtet do ta mbajë epitetin si''vendi i jetëshkurtërve''.

*Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT