E enjte, 22.04.2021, 01:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzuar 2008 nga "Shqip"

E diele, 30.12.2007, 04:09 PM


Stafi i gazetes uron te gjithe shqiptaret per festen e Vitit te Ri


PREMTIMET SIPAS VITEVE


Premtimi 1

2002: Do të lexoj të paktën 20 libra këtë vit

2003: Do të lexoj të paktën 10 libra këtë vit

2004: Unë do të lexoj 5 libra këtë vit

2005: Do të përfundoj së lexuari "Kodi i Da Vinçit" këtë vit

2006: Do të lexoj disa artikuj në gazetë këtë vit

2007: Do të mundohem që të lexoj të paktën një artikull këtë vit

2008: Do të mundohem që këtë vit të lexoj të paktën barsoletat


Premtimi 2

2002: Nuk do t‘i shpenzoj kot paratë

2003: Do ta paguaj kredinë e bankës në afat

2004: Do të paguaj kreditë e bankës në afat

2005: Do të bëj përpjekje të shlyej borxhin e vitit 2002

2006: Do të shlyej të gjitha borxhet e vitit 2005

2007: Do të mundohem që të shlyej interesat e borxheve të vitit 2002

2008: Do të mundohem që këtë vit të arratisem nga ky vend


Premtimi 3

2005: Do të mundohem të jem një bashkëshort më i mirë për Merin

2006: Nuk do ta braktis Merin

2007: Do të përpiqem të bashkohem sërish me Merin

2008: Do të mundohem të jem një bashkëshort më i mirë për Aidën


Premtimi 4

2005: Nuk do të shoh më gra të tjera

2006: Nuk do të merrem më me Aidën

2007: Nuk do ta lejoj Aidën të më shtyjë drejt një martese tjetër

2008: Nuk do të shoh më gra të tjera


Premtimi 5

2005: Nuk do të pi alkool para orës 17:00

2006: Nuk do ta prek shishen para drekës

2007: Nuk do të bëhem një alkoolist problematik

2008: Nuk do të humb asnjë mbledhje të Shoqatës së Alkoolistëve


Premtimi 6

2005: Do të shkoj në kishë çdo të diel

2006: Do të shkoj në kishë sa herë të kem mundësi

2007: Do të caktoj një orar çdo ditë për lutje dhe meditim

2008: Do të mundohem të ndjek meshën e së dielës në TV


Ja pse nuk ekziston Plaku i Vitit të Ri

Arsyeja kryesore është se nuk njihet asnjë lloj dreri që mund të fluturojë. Ekzistojnë 300 mijë specie të gjalla, të cilat pritet të klasifikohen, por një dre fluturues mes tyre mund ta gjejë vetëm Plaku i Vitit të Ri.

Arsyeja e dytë është se janë 2 miliardë fëmijë në botë (nën moshën 18 vjeç). Por falë ndarjeve fetare, Plaku i Vitit të Ri shpërndan dhurata vetëm për 15% të totalit, pra 378 milionë. Me mesataren e 3.5 fëmijëve për familje, kjo do të thotë 98.1 milionë banesa të ndryshme. Mendohet që ka të paktën një fëmijë të mirë për çdo familje. Plaku i Vitit të Ri mund të punojë për 31 orë, falë ndryshimeve orare dhe rrotullimit të tokës, duke hipotetizuar që udhëton nga Lindja drejt Perëndimit. Kjo çon llogarinë në 822,6 vizita në sekondë. Si e tillë, meqenëse për çdo familje ka një fëmijë të mirë, Plakut të Vitit të Ri i duhet që për rreth 1 të mijtën e sekondës të bëjë këto veprime:

a) të gjejë parkimin (shumë e thjeshtë, pasi mund të ulë slitën në çati dhe nuk rrezikon të marrë gjobë)

b) të ulet nga slita

c) të ulet nga oxhaku

d) të mbushë çorapet tek oxhaku

e) të shpërndajë pjesën tjetër të dhuratave nën pemën e Vitit të Ri

f) të ushqehet me atë që i kanë lënë fëmijët

g) të ngjitet nga oxhaku

h) të hipi në slitë

i) të niset drejt banesës së radhës

Duke hipotetizuar që banesat janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme (për të lehtësuar pak punën e tij), flasim për 1248 km për çdo ndalesë, ndërsa udhëtimi në total përfshin 120 milionë km. Kjo do të thotë se slita e Plakut të Vitit të Ri udhëton me rreth 1040 km/sekondë, 3000 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Si krahasim, sonda hapësinore Uliksi (mjeti më i shpejtë i ndërtuar nga njeriu), udhëton vetëm me 43,84 km/sekondë, ndërsa një dre mesatar me rreth 30 km/h. Pesha e slitës shton një tjetër element interesant: duke pasur parasysh që çdo fëmijë merr një pako që peshon mesatarisht 1 kg, slita duhet të mbajë rreth 378 mijë tonë, pa përfshirë këtu Plakun e Vitit të Ri, i cili dihet që është zakonisht mbipeshë. Në tokë, një dre mund të ushtrojë një forcë tërheqëse prej 150 kg. Edhe nëse pranojmë se një "dre fluturues" mund të mbajë dhjetëfishin, nuk është e mundur të lëvizet kjo slitë me 8 apo 9 drerë, por duhen rreth 214 mijë të tillë. Kjo e çon peshën në 575620 tonë. Për krahasim, kjo është katër herë pesha e anijes "Mbretëresha Elizabetë II". Sigurisht,/////////// 575b20 tonë që udhëtojnë me shpejtësinë 1040 km/sekondë, krijojnë një forcë të jashtëzakonshme rezistence. Kjo forcë, i nxeh drerët në të njëjtën mënyrë si një anije kozmike që hyn në atmosferën e tokës. Dyshja e parë e drerëve do të ndeshet me 14,3 kuintilion Xhaul për sekondë. Me pak fjalë, do të avullojë menjëherë, duke i hapur rrugën dyshes tjetër të drerëve, për të krijuar një zhurmë të jashtëzakonshme. I gjithë grupi i drerëve do të /////////////aullojë në 4,26 të mijtat e sekondës.

Përfundimi është i thjeshtë: Nëse Plaku i Vitit të Ri ka ekzistuar, ai ka vdekur që në udhëtimin e parë.


Lutja e 1 janarit

Zot i Madh

Këtë vit, deri tani, kam qenë shumë i mirë. Nuk jam marrë me thashetheme, nuk jam nervozuar, nuk kam qenë lakmitar, egoist, intrigant apo i padurueshëm, të jam shumë mirënjohës për këtë. Por pas pak minutash, o Zot, unë do të çohem nga shtrati, dhe kam përshtypjen se do të më duhet më shumë ndihmë nga ti.

Amen


Ëndrra

Xheni po bënte një sy gjumë në pasditen e 31 dhjetorit, para se të nisnin festimet. Pasi u zgjua, ajo i tregoi gjithçka të shoqit, Maksit.

"Sapo pashë në ëndërr sikur ti më dhuroje për Vitin e Ri një unazë me diamant. Çfarë mendon se do të thotë kjo?"

"Aha, do ta zbulosh gjithçka sonte", përgjigjet i qetë Maksi.

Në mesnatë, ndërsa binin kambanat e ndërrimit të viteve, Maksi i afrohet Xhenit dhe i jep një pako të vogël. E entuziazmuar ajo e hap me shpejtësi, ndërsa para saj shfaqet libri me titullin "Si të kuptosh ëndrrat".


Plaku i Vitit të Ri është femër sepse:

- Burrat nuk dinë të paketojnë

- Burrat më mirë pranojnë të vdesin se sa të vishen me mëndafsh të kuq

- Burrat mendojnë se do të lindin dyshime për preferencat e tyre seksuale, nëse shihen duke shëtitur me shumë xhuxhë

- Burrat nuk i përgjigjen postës

- Burrat nuk interesohen për çorape, nëse nuk i vesh një femër

- Më e rëndësishmja, të jesh përgjegjës për Vitin e Ri, do të thotë të marrësh përsipër diçka

Kuici perfekt

Na ishte një herë burri perfekt që u takua më gruan perfekte. Pas disa takimeve perfekte, ata vendosën të martoheshin dhe bënë dasmën perfekte. Jeta e tyre ishte padyshim perfekte. Natën e Vitit të Ri, ndërsa po binte dëborë, ata po udhëtonin në një rrugë të ngushtë, panë një person në vështirësi. Meqë ishin çifti perfekt vendosën të ndaleshin për ta ndihmuar. Para tyre, në mes të rrugës, ishte vetë Plaku i Vitit të Ri, me një thes të madh me lodra. Duke mos dashur që të zhgënjenin shumë fëmijë në darkën e Vitit të Ri, çifti perfekt ndihmoi Plakun e Vitit të Ri të vinte lodrat në bagazhin e makinës dhe u nisën për t‘i shpërndarë ato. Fatkeqësisht, kushtet atmosferike u përkeqësuan dhe makina ku ishin çifti perfekt dhe Plaku i Vitit të Ri pësoi një aksident.

Pyetje? Vetëm njëri prej tyre shpëtoi nga aksidenti. Cili ishte i mbijetuari?

Përgjigja femërore: Gruaja perfekte! Ajo ishte e vetmja që ekziston. Të gjithë e dinë se Plaku i Vitit të Ri dhe burri perfekt nuk ekzistojnë.

Kundërpërgjigja mashkullore: Pra, nëse nuk ekziston burri perfekt dhe Plaku i Vitit të Ri, atëherë gruaja perfekte ishte duke nisur makinën. Kjo shpjegon lehtësisht pse ndodhi aksidenti.

Një polic që donte të blinte një qengj për Vitin e Ri shkon në stan dhe takon bariun. I thotë bariut:

- Dua të blej një qengj.

Bariu përgjigjet:

- Shko e zgjidh kë të duash në tufë.

Shkon polici dhe zgjedh një të zi dhe kthehet te bariu, duke thënë "Do të marr këtë!"

Bariu ia kthen:

- Po ti, në mes të 200 qengjave, qenin zgjodhe!!!

Një djalë i ri, në një festë për Vitin e Ri, i drejtohet shokut, duke i kërkuar një cigare.

"Mendova se bërë një betim për Vitin e Ri, ku the se nuk do të pije më", i tha shoku.

"Jam në procesin e lënies", iu kthye dali. "Momentalisht jam në fazën e parë".

"E çfarë është faza e parë?".

"Nuk po blej më paketa".

Më kujtohet një ditë kur babi im po vërdallisej në një dyqan lodrash. Ai tha: "Çfarë treni elektrik i mrekullueshëm. Do ta blej me patjetër".

Shitësi tha: "Shkëlqyeshëm, jam i sigurt se djali juaj do ta pëlqejë pa masë".

Babi ia ktheu: "Mbase keni të drejtë... atëherë po marr dy".

Në vend të shkonte të festonte ndërrimin e viteve në shtëpi, një burrë ishte ulur në një lokal dhe ia kishte ngulur sytë gotës që kishte përpara. Pas pak, në lokal futet në kamionist rrëmujaxhi që i ulet pranë, i merr pijen dhe e pi me fund. Burri i shkretë ia plas me të qara. I gjendur ngushtë kamionisti mundohet të justifikohet: "Mos bëj kështu, po bëja shaka. Do të të marr një pije tjetër. Nuk duroj dot kur shoh një burrë që qan". "Jo nuk është ajo që mendon ti, ia kthen burri. Kjo qenka dita më ters e jetës sime: në fillim nuk zgjohem nga gjumi në kohë, shkoj me vonesë në punë dhe shefi më lajmëron se jam i pushuar. Kur dola nga godina më kishin vjedhur makinën dhe policët më thanë se nuk mund të bënin asgjë për ta gjetur. Në taksi harrova portofolin, ku kisha të gjitha kartat e kreditit. Kur u futa në shtëpi gjeta gruan në shtrat me kopshtarin. U largova dhe erdha te ky lokali. Pikërisht në momentin kur po mendoja t‘i jepja fund jetës, ti hyre dhe më pive helmin".

Vetëm pak ditë përpara ndërrimit të viteve, një djalë i vogël i dërgon letër Plakut të Vitit të Ri. "Të lutem më dërgo një motër", ishte dëshira e vogëlushit. Përgjigja e Plakut të Vitit të Ri nuk vonoi: "Në rregull, më dërgo mamanë!".

Pema e Vitit të Ri është më e mirë se një grua për këto arsye:

1) Asaj nuk i bëhet vonë sesa pemë të tjera të Vitit të Ri ke pasur më para.

2) Pema e Vitit të Ri nuk mërzitet nëse përdor drita ekzotike

3) Pemës së Vitit të Ri nuk i bëhet vonë nëse në dollap ke një tjetër pemë.

4) Përpara se ta fusësh në shtëpi, një pemë të Vitit të Ri mund ta studiosh me kujdes.

5) Pema e Vitit të Ri nuk acarohet nëse e sheh nga poshtë.

6) Kur pema e Vitit të Ri nuk të duhet më, mund ta lësh në anë të trotuarit dhe të presësh që ta largojnë

7) Pema e Vitit të Ri nuk bëhet xheloze nëse je i rrethuar nga pemë të tjera të Vitit të Ri.

8) Pemës së Vitit të Ri nuk i bëhet vonë nëse ti rri gjithë ditën duke parë sportin.

9) Pema e Vitit të Ri nuk reagon nëse e lidh dhe e hedh në bagazhin e furgonit.


Në ashensor hyjnë: një grua e moshuar, Plaku i Vitit të Ri, një zjarrfikës dhe një bionde inteligjente. Kur ashensori hapet, zonjën e moshuar e kanë vrarë. Kush është vrasësi?

Zjarrfikësi... sepse Plaku i Vitit të Ri dhe një bionde inteligjente nuk ekzistojnë.

Më në fund, identiteti i vërtetë i Plakut të Vitit të Ri u zbulua: Ai është një polic i maskuar. Në një shtëpi me shtatë dritare dhe dy dyer... vazhdon të hyjë nga oxhaku!

Nata e Vitit të Ri në një familje të varfër. Përpara orës 00:00, babai del nga shtëpia, shkrep një herë pistoletën e më pas, duke u shtirur si i hidhëruar futet brenda dhe thotë: Plaku i Vitit të Ri vrau veten!

Letrat me dëshirat e fëmijëve dhe përgjigjet e Plakut të Vitit të Ri

I dashur Plak i Vitit të Ri,

Të kam shkruar për tre vite me radhë dhe të kam kërkuar një zjarrfikëse. Të lutem, e dëshiroj me gjithë shpirt një zjarrfikëse këtë vit!


Me dashuri,

Xhoi

 

I dashur Xhoi,

Më lejo të rikuperoj gabimin. Ndërkohë që do të jesh duke fjetur, do t‘i vë flakën shtëpisë tënde. Pastaj do të kesh aq shumë zjarrfikëse sa nuk do dish se ku t‘i çosh.


Plaku i Vitit të Ri

 


I dashur Plak i Vitit të Ri.

Çfarë bën gjatë 364 ditëve të tjera të vitit? A prodhon lodra?


Miku yt,

Tomi

 

I dashur Tomi,

Të gjitha lodrat prodhohen në Kinë. Kam një dhomë në Las Vegas, ku kaloj pjesën më të madhe të kohës, duke ngacmuar kamerieret që më sjellin kokteilin dhe duke humbur të gjitha paratë në ruletë. Vete doje ta dije!


Plaku i Vitit të Ri

 


Më i dashuri Plak i Vitit të Ri.

Neve nuk kemi oxhak në shtëpinë tonë. Si do t‘ia bësh që të hysh brenda?


Me dashuri,

Marku

 

Mark,

Së pari, mjaft e quajte veten "Marku", kjo është arsyeja përse të gjithë fëmijët e tjerë në shkollë të rrahin. Së dyti, ti nuk jeton në një shtëpi, por në një kompleks që ka apartamente me qira të ulët. Së treti, në apartament do të futem ashtu sikurse bëjnë edhe hajdutët e lagjes: nga dritarja e dhomës tënde. Gjumë të ëmbël!


Plaku i Vitit të Ri

 

 

I dashur Plak i Vitit të Ri.

Të kam lënë qumësht dhe biskota poshtë pemës dhe kam lënë disa karota mbrapa shtëpisë për drerët e tu.


Me dashuri,

Suzana


E dashur Suzana,

Qumështi më bën me dhimbje barku dhe kur hanë karota drerët më lëshojnë gazra në fytyrë. Do të tregohesh vërtetë servile? Më lër një gotë uiski dhe disa stika.


Plaku i Vitit të Ri

 


I dashur Plak i Vitit të Ri.

Nuk e di nëse mund të ma realizosh këtë dëshirë, por prindërit e mi janë divorcuar dhe dhurata më e bukur do të ishte nëse do t‘i bashkoje sërish. Të lutem, shiko çfarë mund të bësh.


Me dashuri,

Tedi

 

I dashur Tedi,

Çfarë janë këto gjëra që kërkon?! Në këtë mënyrë do të prishja lidhjen që babi yt ka me sekretaren? Djalosh, ajo është shumë e bukur dhe i plotëson çdo dëshirë!


Më mirë po të sjell një makinë me telekomandë.


Plaku i Vitit të Ri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora