Mendime
Ndue Hila: Poezi kushtuar Dardanise ne prag te Pavaresise
E merkure, 26.12.2007, 12:18 PM
Nga Ndue Hila
Pritja me durim nuk ka
Po presim të lindi
Një foshnjë e lindur
Po presim ta pagëzojnë në emër
Emer të bukur ka
Perëndia shenjtnorë emrin ia la
Presim të gjithë po presim
Në çdo cep të botes mbare
Ku ka shqipfolsa
Me emrin e bukur shqiptar
Presim të rilindi po presim
Presim të këndojmë
Këngën e pavarsise Dardane
Presim të jemi të lire
O vëlla
Pritja me durim nuk ka.
10 dhjetor 2007
Kushtrim
Poeme
Të gjithe rrime me mashe në dorë
Zjarrit askush nuk po i afrohët
Kaluen vitë e dekada
Kullma e pavarsise aty po farkëtohët.
Zemra na është ngrirë
Flakës të gjithë ja kanë frikën
Koka mbush me thinja
Besojmë në Zotin e në Amerikën
Ç’po ndodh në këto ditë të ftohta
Diplomacia kudo është ngrirë
Kancelaritë botrorë kanë ethë të forta
Skalitur u është tmerri i pavarsisë Dardanë në fytyrë
Përsë vallë gjithë kjo frikë?
Nga kush o Zot, kush e di?
Pazarët po rreshqasin si në akullnaja
Për shenjtënoren e madhë Dardani
Ku janë varret e lirisë Dardanë
Ku është gjaku që ja gjakrisi atë tokë të bekuar
Ku janë yjët që u shuan për atë vatër
Ku janë yjët që kurrë nuk kanë për tu shuar
A mos vallë gjaku i tyrë është tharë?
Dhe lulët mbi të nuk kanë jetë!
Mos vallë dritën e pavarsisë akoma nuk e kanë parë
Apo gjaku i lulekuqëve Dardane i ngrirë ka me mbetë
Ku është besa e lidhur?
Ku është flamuri i mbushur më gjak?
Ku është politika e skuqur nëntorevë
Rrembejëni O vëllezër pavarsinë e vendoseni në prag.
Ehej, kushtrim o vëllezër
Dardania do besë
Të mos qendrojmë me si skllevër
Vetëm nen Zot, Dardania e pavarur të mbesë
Vazhdojnë kafshimët
Por ende nuk kemi mësuar të ulurijmë
Botës mbarë ti tregojmë
Se më ujqërit bashkë me nuk rrimë.
Sado dhembët prap ti nxjerrin
Sado kthetrat t’i shtërngojnë
Ka ardhë koha ta shpojmë terrin
Dritën ta përçojmë.
Ku janë trimat dhe trimreshat
Ku është gjaku i derdhur reke
Edhe të gjymtuar në qoftëse mbesim
Pavarsine e duam ne.
Lindur s’kam, jo në Dardani
Nuk banoj në ato trojë
Zemra më digjët për atë pavarsi
Një ditë i lirë të pi ujë në ato krojë.
Botës ti tregojmë beslidhjën shqiptarë
Që nder shekuj e kemi nderuar
Botës ti tregojmë, Dardania është në vatrën e saj amtarë
Aty të pavarur duhët më qëndruar
Eeeej Azem Galica
Eeeej ju o Jashar
Dardaninë të mos e lëne nder spilca
E bota ta dijë se kemi gjak shqiptarë
Ta rrëmbejmë me forcë pavarsinë
Të pëlcasin mbretër e Caret nga inati
Të mos na shterrojë gjaku për lirinë
Të na lulëzojë liria tek pragu.
Kushtrim – o ju vëllezër,
Kushtrim – o ju politikan
Të mos qëndrojmë me si skllevër
Të mos kursejmë as jetën për vatan
Dardania sytë e përlotur sot i ka nga ne
Ethet i kanë zënë kancelaritë botrorë
Po kalojne muaj e vitë mbi dhe
Dardaninë s’do ta mbajë askush për dorë
Kushtrim, kushtrim në dherat amtarë
Kushtrim, kushtrim në qytet e malsi
Kushtrim, kushtrim për gjakun që akoma nuk është tharë
Kushtrim, kushtrim për pavarsinë në Dardani.
12 dhjetor 2007
Ta puthim ëngjullin “Pavarsi”
Çfarë kanë trojet pse mbajnë zi
Zot a e di, malet pse kanë heshtur
Nuk do shqipja jetë pa liri
Nuk do shqipja e vrarë të mbesi.
Toka digjët gjemon deti
Ushtojnë malet, fushat shkretë s’kanë mbetur
Dardania fale prëj Zotit
S’don kush kufijtë më me ja reshtur.
Në Dardani po agon drita
Prej një natë mbushur më stuhi
Dardani ty tungjatjeta
Mjaft qëndrove nen robëri.
Ngrihuni, ju o vëllezër,
Rrokni mendjën politikë
Të mos rrimë ne ma si skllevër
Të na ngrohi dielli një ditë.
Mjaft, mjaft pash perëndinë
Ju t’egrit politikanë
Ka një diell mbi Dardaninë
Do ta ngrohi të lirë në Ballkan.
Nuk është shqipja e vetmuar,
Shpirti nuk është ndarë në dysh
Nuk është shqipja e sakatosur
Por është e mjera, e lënë pas sysh.
Mos e ngrehni mendjën në luftë
Dilnu hapur të bashkuar
Të dy shtetë me një shqiponjë
Me një fe “Komb” të pagëzuar.
Po agon drita, do të lindi dielli
Në botë nuk ka gje që ta ndalojë
Do të jetë rrezja e ylberit,
Që kombin shqiptar ta bashkojë.
Retë janë ulur, tokës i bejnë rojë
Dielli hesht përmbi shqiptarë
Politikanë në të dashturat trojë
Do ta bejnë një kombin shqiptarë
Ej qe besa moj europë
Ej qe besa edhe ti botë
Nuk do të luani mbi trojët tona
Se shqiptarit, shqiptare i thonë.
Nga Kosova në Çamëri,
100 vjet po vini kalur
Ka qenë është edhe do të jetë
Një komb një shqipe dhe një flamur.
Po vjen deti më tallaze
Oqeanit prit po i ben
Me Dardaninë nuk ka me nazë
Do të jetë e lirë në ballkan.
Mendjezitë porsi Kulçedra
Kanë nxjerrë dhembët e mprehtë si thika
Kanë mpreh shpatat, kanë mbush armet
Por kem besim në Zotin edhe tek Amerika
Dardani emrin i thonë
Pagëzuar vetët nga perendia
Është e jona, është e jona,
Krejt Dardani dhe Çameria.
Mendja lodhet sillët verdallë
Ç’është kjo urrejtjë për ne nëpër botë
Ç’është kjo frikë nga kombi ynë,
Që të copëtuar e duen mbi tokë.
Nuk gjunjëzohët shqipja dykrenarë
Nuk gjunjëzohët kombi shqiptar
Nuk mbulohet kjo tokë me marrë
Jem një komb jem të pa ndarë
Vjen liria më rrezë dritë
Vjen kushtrimi në ajri
Vjen shqiponja më krahë të rritur
Se folenë e ka në Dardani.
Le ta dini ju o sulltanër,
Le ta dini ju o car të ri.
Daradaninë nen kthetra më se mbani
Dardaninë nuk e leni dot me po liri.
Është koha me u penduar
Tash 100 e kusur vjet
Që Dardanin e patet coptuar
Që të mos puthet i lirë në tokë të vet.
Mblidhni mendjën kuvendoni,
Ti Europe e lodhur dhe e plakur
Mbi Dardanine diellin leshoni
Tash 100 vjet ngrohjen ja keni flakur.
S’do ti mbani me kthetrat mbi atë tokë
Mos i shtrini buzët për puthjë
Shqipja në botë i ka disa miq e shokë
Shqipja në botë nga ato ka edhe ruajtjë.
Shumë dredhi ranë mbi tokën Dardanë
Gjakun, jo se kemi harruar
Jem të një gjaku, të një nënë
Jemi një, jem të bashkuar.
Mëgjithsë bisha të kërthasi vazhdon
Malët lart po e mbajnë kryet
Malët, bota pak po i ndihmon
Para tyrë kanë mbyllur veshët edhe sytë.
Po kalojne datat 10 e mbi 10
Po kalojnë plot 100 vjet
Ej oj botë të plaçin sytë
Pse Dardanin nuk e le të lirë në truall të vetë?
Rrokni armët po të jetë nevoja
Është Dardani ylle mbi ylle
Do ta puthi lirinë të shumë pritur
Do ta çajë errësinë që brenda e kanë mbyllur
Do të dalim në botë të lirë
Te jëmi zot mbi atë taban
Të kemi zemër, jetë, shpirtë e fytyrë
Të bashkuar të jemi në ballkan.
Të lulëzojë trimëria e besa
Që në breza e kemi trashiguar
Të jemi Zot, në shtëpinë tonë qebesa
Që nder shekuj e kemi deshiruar.
Të na ngrohi gjaku i lirisë
Të lulëzojnë lulët e ujitura prej tij
Ti lutemi Zotit për Dardanisë
Ta puthim ëngjullin “Pavarsi”