E premte, 26.04.2024, 08:15 PM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: A do të hapet kutia e pandorës në raportet shqiptaro-serbe!?

E merkure, 10.11.2010, 10:58 PM


A  DO    HAPET  KUTIA  PANDORËS    RAPORTET  SHQIPTARO-SERBE !?

 

Shkruan Refik HASANI

 

Para se të hapet kutia e pandorës,hapi i par është se Serbia duhet të kërkon falje ndaj neve shqiptarëve : Nga Presidenti,qeveria dhe parlamenti i Serbisë,Akademia e shkencës dhe arteve të Serbisë dhe nga Kisha Ortodokse Serbe.Kjo formë kërkim falje është një keçëardhje për ate që kan bërë shumë keqë duke na dëmtuar neve  shqiptarëve si kombë.Pastaj lejimi i Beogradit që në ,, territorin e saj '' të sotëm të ndërtoj një  përmendore të veqantë si simbol dhe shenjë që Beogradi ka ushtruar dhun,ka dëbuar,masakruar qindra e mijëra shqiptarë për t'ua marrë tokën.Kjo përmendore e ka domedhënjën e shumëfisht dhe është më shumë se një kërkim falje.Por,kërkim falja publike do të mbyllte një periudhë ashtu nëse mundë të themi të luftës dhe do të krijonte premisa të mira për fillimin e një kaptine të re për raportet e reja shqiptaro-serbe.Përmisimi i këtyre dy raporteve është në dobi jo vetëm të këtyre dy popujve më të mdhenjë,por pozitivisht në mënyrë zingjirore do të ndikonte edhe raportet e ndësjellta.Shqiptarët dhe serbët si dy popujt më të mdhenjë që kufizohen në këtë pjesë të ballkanit,kan edhe një sërë çështjesh të hapura që kan mbetur për tu biseduar,dhe duhet gjetur zgjidhje adekuate për secilën temë.Bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë të pretendohet se do të përfundojn,shumë lehtë dhe për një kohë shumë të shkurtër.Do të mbyllen me sukses nëse faktori politik do të monitoroj dhe të ndaj një drejtësi nëse i matë dhe i shikon gjërat në të gjitha aspektet historike edhe nga e kaluara.Nuk duhet ti ndërrojm apo të lirohemi nga pjesëtarët e popullatës së njëri tjetrit që jetojn në këto dy shtete.Shqiptarët dhe serbët e kan rastin ti hapin të gjitha temat e hapura,do të ulen dhe mbyllin periudhën më shumë se një shekullë  gjysmë që në mesë neve dy popujve.Ka mbretëruar një raport armiqësie dhe luftë që asnjëherë jo që nuk u shpall,por as nuk u fillua dhe as është mbyllur ende.Bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të shenonin një periudhë të filimit për normalizimin e raporteve  si dy popuj më të mdhënjë në këto hapsira  që kufizohen.Ne shqiptarët dhe serbët kemi edhe një sërë çështjesh të hapura që kan mbetur për tu biseduar,dhe duhet gjetur zgjidhje adekuate për secilën temë.Në këto bisedime është momenti i parë historikë,nuk përjashtohet mundësia që ksaj here vërtet  kutin e pandorës do ta nxjerrim prej arkës të vendosur mbi një shekullë.Kutin do ta shpalosim  dhe  do ta vendosim mbi tavolinë të bisedimeve të fillohet të hapet kutia e pandorës që gati një shekull e gjysmë jemi sjellur vërdall të hapet.

 

Disa arsye pse duhet të hapet kutia e pandorës në mesë shqiptarëve dhe serbëve  !?

 

Në kutin e pandorës jan të vendosura dhe të arkivuara të gjitha,duken dhe vrehen hartat nga pjesa tokësore, njerzit,imazhet dhe gjurmët e luftërave,konflikteve në të gjitha kuptimet dhe aspektet e raporteve shqiptaro-serbe.Prandaj është  momenti historik të hapet kutia në këto bisedime.Nëse nuk hapen dhe lexohen letrat dhe planet e Beogradit kundër neve shqiptarëve nuk mundë të kërkohet të njihet pavarësia dhe sovraniteti ndaj njëri tjetrit!.Prishtinës nuk mundë ti kujtohen  të gjitha  pa konsultimet dhe instruksionet e Tiranës.Beogradi duhet të pranoj që kjo kuti të hapet me transparencën më të madhe dhe të thuhen dhe pranohen çfarë ka bërë Beogradi kundër popullatës shqiptare nën prezencën  botërore.Pa u pranuar faktet historike të popullit serbë që ka dashur të na dëboj,asimiloj,vrasë dhe zhbëjë e shfarosë neve shqiptarëve nuk do të ketë raporte të shëndosha në mesë nesh si dy popuj.Kutia apo më mirë të themi pakoja nga grumbulli i magazinave të dëshmive nga historia e dy popujve do të hapet më mirë tash  në këtë fillim shekulli që të ecim dhe zëmë hapin e botës së përparuar.Hapja e kutisë dhe shkrirja e raporteve të ngrira në mesë nesh është një hapë historik për ne. Këto raporte serbe me popujë tjerë përveqë me ne shqiptarët ka shënuar një përparim si me  Malaziasit,Kroatët,Maqedonët,Rumunët  dhe Bullgarët.Beogradi më së shumti ka patur mos pajtime,konflikte me ne shqiptarët,por ende nuk jan hapur të gjitha letrat dhe kutit edhe me boshnjakët dhe Hungarezët.Regulimi i raporteve shqiptaro-serbe do të prodhonte efekte tepër të dëshirueshme edhe popujt në këtë pjesë të ballkanit.Arsyeja do ti mundë ti gjitha ku zhvillimi dhe përparimi do të na bindin që të ecim përpara pa hasrrura përë asnjë qastë dhe momenete të kaluarat në mesë nesh si dy popuj.Ne shqiptarëtë ishim popullë i viktimizuar nga populli serbë,prandaj ato duhete të na kërkojn falje,të hapen të gjitja letrata dhe kutia. Pas këtyre dy hapave do të shpalosim plane dhe projekete përtë të ardhmen që të ecim dhe zëmë hapin me botën e zhvilluar.   

 

Në mesë nesh si dy popujë fqinjë duhet të mos e harrojm të kaluarën,por më shumë të kemi vizion për ndërtimin e të ardhmes ton,jo vetëm si pjesë tokësore.Asnjë temë nuk do të jetë tabu dhe duhet të jenë të hapura si :

 

- Shkëmbimi i territoreve  apo lëvizja  e ndonjërit  kufi  administrativë ,

 

- Shkëmbimi human i popullatës ,

 

- Për  reciprocitetin deri të shkëmbimi i  ambasadorëve .

 

Këto jan  tri tema më të vështira që do  të hapen deshtëm apo nuk deshtëm ne shqiptarët kudo që jemi .  Fillimi i këtyre bisedimeve do të shenonte kthesa tëpërë historike së pari serbia nuk do të vazhdonyte të na konsideronte nese si armoiqë dhe që duhet të investoj dhe të abngazhohete tërë arsenalin dhe potencialin shtetërëor për sundimin,dëbimin,shpënguljen,gllabrimin dheë përvetësimin e tokave shqiptare . Do të fitont mjaftë populli serbë nëse arrin të këndellet që shqiptarët tashmë jana dy shtete dhe nuk mundë të luan si të donmë me ne . Më mirë është të na kërkon falje dhe të fiillohet të shikojm kah e ardhmja. Të gjitha atë investim dhe angazhim kundër shqiptarëve që është dashur dhe don ta investoj do ta orientoj me destinim në interes të shoqërisë së vetë dhe të njerëzimit mbarë.Beogradi shqiptarëtë duhete dhe do ti trajton si një poppullë me vlera dhe si fqinjë. Beogradi nuik mundë dhe ka si ta mëshef  tragjedin dhe dëmet që i ka sjlle popullit shqiptarë. Nuk mundë të mohon se ka ngritë një shtetë mbi tokat që dikur ishin të banuara nga vendasit dhe kontrolluara nga etnosi shqiptarë që nga Nishi,Leskoci,Prokuplja,Kurshumlia,Vranja dhe pjesë tjera.Kjo nuk është histori e dhimshme më shumë se një shekullë.Serbia do vetë të inicoj të hapet kutia terësisht pa dashur të fshehë asgjë se edhe po të dije nuk do të mundë.Sa më parë duhet të pranoj të gjitha ato që ka bërë kundër qenjies dhe etnosit shqiptarë.Më mirë është të thotë ashtu si ka ndodhur, ta thiotë këtë në mënyrë më shkencore të bazuara në argumenete dhe të jetë një zë institucionala shtëtëror.

 

-Beogradi para një shekulli është datyruar ta harroj  pretendimin ndaj kufirit të sotëm të shqipërisë Londineze ,

 

-Beogradi më 17 shkurtë 2008 duhet të harron pretendimin për ta mbajtur Kosovën e sotmë administrative nënë sundim dhe

 

- Beogradi nuk mundë ti mbaj të pushtuar duke vazhduar ti shkel dhe tua mohoj të drejtat e Krahinës shqiptare .  

 

Prishtina po ashtu është e interesuar të hapet në tërësi kuti e pandorës dhe të fillohet një kaptinë e re.Nuk do të harrohet pushtimi i egër diskriminimi nga Beogradi për një shekullë.

 

 Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë ka shenja se seriozisht ka investuar në zgjidhen e kontestit shqiptaro-serbë.Beogradi është gjetur në një rrethan jo edhe aqë të leht pasi duhet të zgjedhë në mesë të kaluarës dhe të ardhmesë.

 

***

 

Bota është gati t'ia thotë në sy Beogradit troqë, se çfarë ka bërë kundër shqiptarëve.Nuk mundë të shkohet më tutje pasi forcat serbe nuk janë në Kosovë,prandaj Beogradi nuk ka rrugëdalje tjetër përveqë të kërkoj falje dhe të fillon ti pranoj shqiptarët të barabart dhe si fqinjë të respektuar.Është edhe një borxhë që ka Evuropa ndaj nesh shqiptarëve që në këto bisedime të ngritë dhe të thotë me zë të plotë se çështja e shqiptarëve në Krahinën e banuar me shumicë shqiptare të mbetur nënë serbi duhet të zgjidhet drejtë . Përveqë ksaj  Prishtina dhe Beogradi vërtet  kan nevoj të ulen në tavolinën e bisedimeve për shumë arsye :

 

 - Për njohje të ndërsjellët,në kufijët administrativ egzistues,të shëndrruar në kufijë shtetëror,

 

 - Për dëmet e luftës ,

 

- Për gjetjen e 1862 të humburve të luftës 1998/1999,

 

- Për ndarjen e pasurisë së dikurshme pasi Serbia kishte marrë përsipër dhe ishte ngarkuar me të gjitha borgjet e sukcesionit nga prishja e ngrehinës artificiale të quajtur Jogosllavi,

 

-  Për lëvizjen e lirë të qytetarëve me dokumenta të udhëtimit të lëshuara nga Republika e Kosovës,

 

 - Për rregullimin e infrastrukturës rrugore,hekurudhore dhe ajrore,

 

- Për përkrahjen e institucioneve të Serbisë në Mitrovicë dhe në disa Komuna tjera,

 

-  Për luftimin e kalimit ilegal të kufirit,

 

- Për pranimin e dy nënështetësisë,

 

-Për normalizimin e marrëdhënjeve dhe fillimin e një faze të re në mesë të dy shteteve fqinje,

 

- Për investimet që kishte bërë Serbia në projektin e quajtur,,Programi Jugosllav për Kosovën '' , në lëmin e zhvillimit ekonomikë.

 

- Për ruajtjen kishave, manastireve dhe monumenteve tjera të trashigimisë kulturo historike

 

- Që Beogradi ti bindi dhe detyroj serbët lokal të Kosovës  të heqin dorë nga administrata , targat e para vitit 1999 dhe admnistrata që ende funksionon në Kosovë ,

 

- Për kthimin e dokumentave civil ,kadastrale dhe tyre të arkivore  që Beogradi ka  marrë me veti me rastin e tërheqjes së ushtrisë vrastare dhe admnistratës nga Kosova në qershor të vitit 1999 , 

 

- Pse të mos bisedohet edhe çështja e të zhvendosurve shqiptarë që ishin nëpërë shumë qytete të Serbisë ,

 

- Nuk duhet përjashtuar edhe tema si dëbimi me dhunë i shqiptarëve dhe pronata e tyrë , nëpërë qytete të  Republikës    Serbisë  .

 

Do të ketë të lëvizje të guri nga vendi pasi këto bisedime janë pas 17 shkurtit 2008 nëse ju përmbahet parimit fundamental  të parimeve : Të lirisë, të drejtësisë dhe të demokracisë  për të dy popujtë.Hapja e të gjitha temave në mesë nesh mbi të gjitha kjo do të prodhonte  efekte tepër pozitive  në këtë pjesë të ballkanit.

 

E pashmangshme edhe çështja e pazgjidhur eshqiptarëve në Komunat,Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë .

 

Delegacionet apo ekipet profesionale të lëmive adekuate në takimet e Prishtinës që do të bisedojn me Beogradin pavarësisht në çfarë niveli qofshin ato së pari  duhet të ndërtohet një qëndrim,platformë a strategji afatgjatë,dhe çfarë është interesi jetik i shqiptarëve nga kjo hapsirë e jona etnike.Prishtina duhet të konsultoj partitë politike të tri Komunave,duke u ndërinformuar dhe marrë udhëzime të ndërsjellta.Prishtina  domosdo duhet që përveqë nga Tirana që të marr instruksione edhe nga kjo Krahinë.Me të drejtë ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke  pritur nga  Prishtina  që në këto bisedime të ngritet zëri,mbrojnë dhe përfaqësojn edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare.Të shtrohet dhe të mbrohen të drejtat që na takojnë  si ato idividuale dhe ato kolektive.Kjo duhet të rrjedhë së pari pas konsultimeve  e këto të jenë të rregullta,intenzive me pushtetin lokal dhe subjektet nga tri Komunat.Kjo mos të jetë sa për të thënë dhe arsyetuar para opinionit.Por,thjeshtë Prishtina të shtron drejtë këtë  këtë çështje të ngritet para ksaj çfardo grupi, trupi punues apo komisioni ndërshtetëror.Prishtina duke kërkuar në këto bisedime do të arrte kështu edhe njoftoj,sensibilozoj  dhe alarmoj opinionin ndërkombëtarë që çështja e shqiptarëve të ksaj Krahine po pret dhe duhet gjetur një zgjidhje të drejtë.Në këtë krahinë  me shumicë shqiptare në Serbi,situata është e tejet e keqësuar,që nga viti 1990 e këndej.Banorët  atje ende janë duke u përballuar me shumë të papritura,përveq udhëheqësve të tyre të ndarë e përqarë në tetë subjekte politike.Në bisedimet me Beogradin , Prishtina duhet  paraprakisht të ketë ndërtuar një qëndrim lidhur me  çështjen e pazgjidhur të ksaj Krahine tonë shqiptare.Prishtina duhet të tregohet shumë e vendosur dhe këmbëngulëse jo vetëm para ekipit që do të përfaqëson me Beogradin dhe ndërkombëtarë.Prishtina në këto bisedime jo vetëm të ngrisë shqetësime, por të kërkoj edhe  këto gjëra se deri më tani Beogradi për shqiptarët e ksaj Krahine nuk i ka diskutuar , si  :     

 

-Nuk ka mor parasysh se në çfarë pozite kanë mbetur populluta me rastin e tërheqjes së forcave vrastare prej Kosovë duke u stacionuar dhe përqendruar në këto hapsira.

 

-Nuk u ngrit me kohë problematika e kategorisë së të zhvendosurve që nga fillimi i luftimeve në mesë forcave të ushtrisë serbe dhe UÇPMB-së ,

 

-Nuk është bërë regjistrimi i të zhvendosurve,pranimi zyrtarë nga institucionete e Beogradit ,

 

-Asnjëher  nuk u ngrit çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri të patundshme nëpër qytete të Republikës së Serbis si  Beograd,Nish,Leskoc,Vranj,Novi Sad,etj .

 

-Respektimi i kushteve nga nënshkrimit i marrëveshjes së Konçulit ,

 

-Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 , sikur mos të kishte ndodhur ,

 

-Për mosnjohje të diplomave nga dy shtetet , në kohën kur ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe,

 

-Nuk u bë krahasimi në mes të drejtave që po kërkon vazhdimisht Serbia për bashkëvendasit e vetë,pra për Serbët lokal të Kosovës.Po ato të drejta duhet dhe ju takojn edhe shqiptarëve që jetojn anekënd Serbis ,

 

-Mbështetja dhe arsyeshmëria e themelimin të Këshillit Nacional të shqiptarëve  ,

 

-Çështja e përkujdesjes shëndetsore ku shqiptarët në Serbi përbëjn mbi 100 mijë banorë ende nuk kanë Spital regjional,por bredhin për shërim herë në Prishtinë,Nish Shkupë e Beograd .

 

-Pse nuk përkrahet hapja e një Universitetit publikë në gjuhën shqipe ,

 

-Përdorimi i gjuhës shqipe në institucione lokale dhe simboleve kombëtare si Flamurit ende është çështje e pazgjidhur në këtë krahinë shqiptare  ,

 

-Asnjëher nuk  u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të Serbëve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga andej që janë në Kosovë .

 

- Baza e shumta ushtarake të ushtrisë Serbe,ku janë  vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale si një kërcnim dhe presion psikik për mbijetesën e banorëve shqiptarë në këto hapsira ,

 

-Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit .

 

Delegacioni i Prishtinës që do të bisedon me Beogradin, duhe ti ket parasysh dhe ti njohin rrjedhat dhe zhvillimet  në këtë krahinë.Nuk duhet të humbet rasti sikur gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbis nënë prezencën e faktorit ndërkombëtarë.Përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimin e raporteve Prishtinë-Beograd,duke e shtruar në tavolin edhe çështjen e ksaj Krahine shqiptare.Nuk është lehtë të tejkalohen shumë gjëra që nuk jan hapur,por ishin tema tabu mbi një shekullë  gjysmë .Nuk është lehtë  të ndërtohen raporte të shëndosha,të qëndrueshme,si dy fqinjë,ku bisedimet do të zgjasin më shumë se mendohet.Fillimi i shkrirjes së këtyre raporteve do të jetë pasi që Beogradi ta njoh realitetin që ka ndodhur,kurse temat të tjera do të jen më të akceptueshme edhe për opinionin e vetë Serbisë.Për fundë paralajmrimet se do të organizohen bisedime në mesë të Prishtinës dhe Beogradit ,duhet të pregaditemi  për të gjitha mundësit dhe alternativat  e mundshme vetë vetiu parashtrohet pyetja e pashmangshme  a do të hapet kutia e pandorës  në raportet shqiptarao-serbo. Nga kjo logjika na thotë që të konsultohemi edhe me Tiranën  zyrtare.Në këto bisedime duhet të shtrohen drejtë dhe me kompetenc të gjitha  çështjet e pazgjidhur  që i ngarkojn raportet shiptaro-serbe.

 

Autori është prof. i Ekonomisë, publicist i pavarur nga Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë ,  E-mail : refikhasani@hotmail.com



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora