E premte, 26.04.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Mendime

Frrok Çupi: Mumja në mes të Kombit

E shtune, 06.11.2010, 12:30 PM


Mumja në mes të Kombit

 

Nga Frrok Çupi, Koha Jonë

 

Nje cope vend ne pjesen me te bukur te Tiranes ka ngaterruar gjithe punet e kombit keto dite; nje cope vend ku ndodhet Piramida. Te prishet a te mos prishet Muzeu i Enver Hoxhes- kjo eshte ceshtja. Ne ngaterresen maksimale hyjne ne fushe thuajse te gjithe, sepse te gjithe mendojne se po identifikohen o permes ngaterreses, o permes asaj cope te vogel toke. Si fitohet identiteti ne kete xhungel? Ceshtja nis nga e para: Kush po identifikohej, te identifikuarit? Muzeu i Enver Hoxhes nisi te ndertohet pas vdekjes se tij. Udheheqesi kryesor i Partise Komuniste pas tij, Ramiz Alia, kerkoi te identifikohej si mbrojtesi i madh i figures se Enver Hoxhes. Per te arritur ne kete kulm, vendosi te ndertoje Muzeun per Enver Hoxhen. Te parin njeri qe shikonte ne sy udheheqesi post- Hoxha, ishte e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Megjithese ajo kurre nuk e mbushi gjoksin me fryme qe te leshonte fjalen magjike: "Faleminderit Ramiz, e ngjalle Enverin". Jo, Nexhmija, qe ne diten e inaugurimit, u pa me nje fytyre te hekurt, me nje veshje shume elegante, me veshtrimin nga Dajti; dhe, gjithcka keshtu fliste me idene e saj "shikomeni mua!". E veja e Enver Hoxhes, me ane te Muzeut kerkonte identifikimin e saj. Me kete rast, gruaja e ve e diktatorit kishte angazhuar me Muzeun femijet e saj dhe dhendrin arkitekt. Pak kohe me pare ishte inauguruar Muzeu "Gjergj Kastrioti- Skenderbeu" ne Kruje. Ne pikturat murale te Muzeut te Krujes, figurat e bashkeluftetareve te Skenderbeut jane pikturuar me portretet e Pranveres, te Sokolit dhe Vasos (te gjithe bij te Enverit ose shoke te aferm te tyre). Pra kerkohej me shume identifikim, edhe pse gjysme shekulli ishin identifikuar si njerezit e fuqishem qe kishin ne dore fatin edhe te milingonave. Ceshtja e dyte: Cfare eshte kjo, Piramide, apo Mumie? Edhe pse u ndertua ne formen e Piramides, madje krejtesisht nje kopje e shemtuar e piramidave te Egjiptit, askush nuk guxoi ta quaje "piramide". Sepse fajet politike ne ate periudhe ndeshkoheshin me jete. Ta quaje piramiden piramide, dmth., diktaturen diktature, kjo quhej nje herezi e papagueshme. Piramida, ne stilin e faraoneve gjakatare te Egjiptit te lashte, simbolizonte "Tutankhamun" e Shqiperise. Diktatura ketu ishte aq e fuqishme saqe nuk e mendonte veten se do te kishte nje dite te fundit; dhe, se askush nuk mund te guxonte kunder saj. Ndryshe nuk mund te ishte aq e guximshme sa te ndertonte piramide dhe te deshmonte aq agresivisht se "ja ku jam, si Egjipti i lashte"... Sapo nisi levizja kunder komunizmit ne vitin 19990, aty nisi edhe "zbulimi " i Piramides. Ismail Kadare botoi tregimin e tij te famshem "Piramida e Keopsit" ne gazeten e pare antikomuniste "Rilindja Demokratike". Qe ate dite Muzeu nuk u quajt me keshtu, por "piramide". Nuk kaloi shume kohe dhe nje pjese e Piramides mori emrin "Mumie". Dikush tjeter donte te identifikohej ose te identifikonte nje pjese te qellimit pse u ndertua piramida. Ne Egjipti mbajne mumiet e persekutoreve te shume shekujve me pare. Kjo e Tiranes do te mbante mumien e Enver Hoxhes, sepse sipas planit, ketu do te hapej nje varr per corpin e tij. Ne kafene me emrin "Mumie" kane ardhur e kane ikur mijera kliente, sidomos te rinj. "Jam te Mumia", "takohemi te Mumia", "u dashuruam te Mumja", etj... Keshtu jane identifikuar mijera te ardhur nga periferite e largeta. Keta qe jetonin tradicionalisht ne Tirane, pas pak u larguan nga Mumia per shkak te mbipopullimit te saj. Keto dite qe eshte marre vesh se Piramida po shembet per t'i lene vendin Selise se Parlamentit dhe Pallatit te Drejtesise, edhe ata te Mumjes kane menduar ta transferojne emrin e klubit te tyre ne nje vend tjeter. Dje po pyesnin: "E di Mumjen e re?"... Por a do te jete valle Mumia tjeter aq identifikuese sa kjo?... Ne fund te fundit u identifikua ne token ku do te prehej vete diktatori.... Ceshtja e trete: Ndjeshmeria si para mumies. Ata qe e shikojne diktaturen komuniste si "te vdekur", mendojne se "nuk behet kiameti" ne qofte se ruhen fosilet e saj, si per shembull nje mumie. Keta jane te paditurit, sigurisht. Por po kaq te paditur jane edhe ata qe mendojne se "komunizmi u harrua" dhe eshte koha kur mund te ringrihet. Ndersa kategoria e trete perbehet nga ata qe kane hyre ne Piramide per here te pare dhe te fundit diten kur i sollen prinderit ose drejtoria e ndermarrjes per te vizituar "muzeun". Atehere nuk kishte asgje tjeter anash, kjo ishte e vetmja godine ku perdorej mermeri; dhe shkaktoi mrekulline natyrisht. Vete presidenti i Republikes i perket kategorise me ndjeshmeri vigane para mumies. Ky tha se "duhet nje referendum" popullor per Piramiden, dmth., te votohet nese duhet shembur apo jo. Nje tjeter njeri, filozof i madh i shekullit 4 para Eres se Re, Aristoteli, kishte thene se mbasi populli zgjedh qeverisjen e vet, nuk ka me pune me qeverisjen, kjo iu takon atyre qe zgjidhen. "Njerezve iu kerkuam voten dhe ata kane ne dore parmenden e armen... tani t'iu themi lerini keto e hajeni beni punet tona?!". Keshtu eshte shprehur filozofi i perbotshem, mesuesi i Aleksandrit te Madh. Edhe Aristoteli ka vdekur, por nuk ka lene mumie. Presidenti i Shqiperise, 24 shekuj pasi u zgjidh puna e referendumit, kerkon t'i vere popullit "litarin" e Piramides.... Nje cudi e madhe: Sa shume duan te identifikohen permes mumies?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (IV) Shaban Peraj: Çdo gjë është e qartë Çlirim Uça: Pezmatimi ruso- japonez dhe miqesija shqiptaro–greke Deklaratë publike e Lazim Destanit Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (III) Mehmetali Rexhepi: Krahina e trazuar (e Kosovës), Shqipërisë Lindore Isa Mulaj: Demokracia: ky sistem i budallëve, territ, tmerrit, dhe ferrit Halit Bogaj: Nëse nuk zgjedhen në një parti shkojnë në tjetrën Pirro Prifti: Ateistët dhe ish nomenklatura e kuqe, dëmtues të tolerancës fetare në Shqipëri Hilmi Saraçi: Një popull është Sovran nese e ka të drejtën për të vendosur vet Idriz Zeqiraj: Qeveri dështakësh Ilir Sefaj: Vetëvendosje - për një shtet ndryshe! Faik Krasniqi: Shqiptar apo Kosovar? Ramiz Dërmaku: Liderët tanë, në çdo takim flasin për korrupsionin, e vetë janë të korruptuar Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (II) Isa Mulaj: Përgjigje etiketimeve të pabaza të ambasadës së SHBA-ve rreth privatizimit të PTK-së Televizioni qeveritar serb: Në Tiranë u promovua "Lista e Shqipërisë Natyrale'' Sabri Maxhuni – Novosella: Çfarë dobie kanë shqiptarët, nëse Obiliqi na qenka shqiptar? Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë? Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (I)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora