E premte, 26.04.2024, 03:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Marrëveshja e ujërave me Greqinë, Kuvendi i kërkon llogari Haxhinastos

E hene, 18.10.2010, 06:40 PM


Shekulli Online

 

TIRANË- Komisioni i Sigurisë i ka dërguar Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto një kërkesë ku i kërkon sqarime për marrëveshjen e ujërave. Letra. sipas rregullores së Kuvendit i është dërguar më parë kryetares Jozefina Topalli. e cila më pas ja ka paraqitur Ministrisë së Jashtme. Letra mban datën 5 tetor dhe nuk është kthyer ende asnjë përgjigje. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni e ka bazuar kërkesën e tij në rregullore, sipas së cilës, çdo deputet ka të drejtë t'i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave.

 

Deputetet ia paraqesin pyetjet Kryetarit të Kuvendit, i cili vë në dijeni anëtarin e Këshillit të Ministrave të cilit i drejtohet pyetja. "Ministri i Jashtëm z. Haxhinasto kohët e fundit ka deklaruar në media se në kontaktet me palën greke kanë shprehur se "vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të domosdoshme gjetjen e një zgjidhje tjetër"... dhe ka shprehur gatishmërinë për të "përfshire edhe mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes. Nisur nga sa sipër dhe nga fakti se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë është tërësisht ezaurues, kërkoj prej Kryetarit të Kuvendit t'i përcjellë Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Edmond Haxhinasto të japë përgjigje për çështjet e mëposhtme" thuhet në letrën që Komisioni i Sigurisë i ka drejtuar ministrit të Jashtëm.

 

Shefi i diplomacisë shqiptare pyetet nëse në ministrinë që ai drejton është analizuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë marrëveshjen e Detit me Greqinë. Një tjetër pikë e kërkesës së socialistëve është edhe për përgjegjësitë e marrëveshjes së parë të paktit me Greqinë e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. "A kanë dalë përgjegjësitë konkrete për institucionet dhe/ose individët që çuan në marrjen e një hapi të tillë me pasoja të rënda për interesat kombëtare të vendit tonë, thuhet në kërkesën që i është dërguar Ministrisë së Jashtme. Duke sjellë në vëmendje një urdhër të kreut të qeverisë Sali Berisha për marrëveshjen detare mes dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Greqisë, Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë i kërkon ministrit shkelësit e urdhrit të tij për ngritjen e grupit të punës që ka marrë pjesë në përcaktimin e kufijve sipas marrëveshjes së parë dhe sa takime kanë zhvilluar dy grupet negociatore dhe a ekzistojnë procesverbalet e këtyre takimeve.

 

"Përse dhe kush e ka shkelur Urdhrin e Kryeministrit nr.135 të datës 23 Gusht 2007 për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje; Sa takime zyrtare janë zhvilluar, kush ka marrë pjesë në to, a ka pasur specialistë të kualifikuar për të drejtën e detit në grupin negociator, a ekzistojnë procesverbalet e këtyre takimeve dhe a janë shqyrtuar ato për të nxjerrë përgjegjësitë e kujtdo që, me apo pa qëllim, ka marrë një vendim pasojat e të cilit do të kishin impakt jashtëzakonisht negativ për sigurinë dhe interesat tona kombëtare?", thuhet në letrën e dërguar të Komisionit të Sigurisë për Ministrin e Jashtëm Haxhinasto.

 

Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta, atehere ne krye te diplomacise, deklaroi se "Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar me Greqinë". Sa për marrëdhëniet me Greqinë, Meta u shpreh i bindur se ato do të ecin përpara.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora