E premte, 26.04.2024, 11:03 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Evropa ''lavire'' apo argatët e dreqit me emra shqiptarësh

E enjte, 07.10.2010, 09:59 PM


EVROPA “LAVIRE“ APO ARGATËT E DREQIT ME EMRA SHQIPTARËSH?

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Ne shqiptarët, kombi ndër më të parët në Europë, populli ndërë më të vjetrit në Europë dhe populli me një histori disi të veqantë në Europë, kështu kemi mësuar kështu kemi dëgjuar kështu besohet se edhe është, ngase edhe historia e vërteton faktin e tillë.

 

Fatmirësishtë ne jemi vërtet popull me shumë veqanti dhe dhunti, kemi një trashëgimi të lashtë dhe të mirë, kemi veti dhe kemi  shumë gjëra që na veqojnë për të mirë nga popujtë e tjerë.

 

Fatkeqësishtë ne jemi nganjëhere edhe popull interesant, kemi nga ana tjetër edhe disa dobësi dhe mbrapështi që nuk i kanë popujtë e tjerë. Ndoshta ne jemi një nder popujtë e parë në botë që në teori jemi disi të veqantë, kemi fjalë dhe fraza të mrekullueshme, jemi të urtë dhe të menqur me fjalë, jemi të fortë dhe të dashur me fjalë, por fatkeqësishtë në praktikë shumë here jemi për mozomakeq!?

 

Me vite dhe shekuj kemi mësuar dhe jemi rritur me një filozofi, se për të gjitha problemet tona kombëtare dhe njerëzore fajet i kishte “kurva” Evropa plakë, fajet i kishin pushtuesit tanë dhe armiqët tanë, që në një mënyrë a tjetër ka diç të vërtet këtu sidomos sa u përket pushtuesve dhe armiqëve tanë, Osmanlinjëve aziatikë më se 500 vjetë dhe shovenizmit serb, maqedonë dhe grekë. Ndersa sa i përket Evropës gjërat qëndrojnë disi më ndryshe nga ato që kemi mësuar nga historianët,  dhe kinse vëzhguesit e kohërave të ndryshme. Sa për pushtuesit nuk kemi çfarë të themi më shumë se me shekuj na kanë gllabëruar dhe shkatërruar në çdo fushë dhe në çdo mënyrë, por fatmirësishtë gjenin dhe trashëgimin tonë e ruajtën të parët me mund e me sakrifica edhe pse gjithhere kishte edhe nga ana e jonë njerëz që bënin argatin e dreqit për armikun në dëm të popullit të vetë, pra kishte të tillë dhe fatkeqësishtë ka ende, a do të ketë më tutje nuk e dijmë, por sigurishtë që duhet kohë dhe mund të tejkalohet dhe eliminohet kjo mbrapështi e jona që gjendet në mendjet e disa të marrëve...

 

Pa u ndalur në histori me tradhëtit që iu bëheshin kombit shqiptarë apo thënë më mirë Gjergj Kastriotit nga të afërmit e tij, më vonë me vrasjet e burrave të mëdhenj të kombit nga vetë dora shqiptare, te vitet e pavarësisë së 1912 tes kur kryeparët e quajtur dhe të vetëquajtur vranin njëri tjetrin e sidomos vrasja e Hasan Prishtinës, burrit të madh kombëtar nga dora e shqiptarit, për të vazhduar me qeveritë e Nolit, e gjerë te qeveria e mbretit Zog, shumë shqiptarë burra të zot u vranë në mes vetes pa patur nevoi armiqët të lyenin duart me gjak edhe pse ata ndoshta mshiheshin pas vrasjeve por ama autorët e krimeve ishin vetë shqiptarët.

 

Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore vazhdon avazi i vjetër, komunistët shqiptarë në Shqipëri vrasin dhe eliminojnë me mijëra intelektual dhe burra e gra të mëdhenj të kombit në emër të leninizmit e stalinizmit, në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare vriten dhe eliminohen me mijra burra e gra kombëtar në e mër të komunizmit titist, të gjithë ata në Shqipëri u vranë nga dora shqiptare, ndersa të gjithë ata që u vranë në Kosovë dhe troje tjera etnike u vranë edhe me argatllëkun e shqiptarëve. Me mijëra të vrarë, jo nga Evropa por nga dreqërit shqiptarë dhe miqët e tyre ishte bilanci i komunizmit andej e këtej.

 

Në gjithë këtë lëmsh Evropa ( kur thuhet Evropa mendohet në fuqit e mëdha demokratike evropiane, pa sllavët në krye me rusët) nuk na kishte faj ngase në Shqipëri vriteshin shqiptarët nga dora shqiptare ndersa në trojet e tjera etnike që ishin ndarë fal kumbarisë komuniste envero-titiste, bashkë vrastarë të shqiptarëve, ishin gjithashtu shqiptarët.

 

Në vitet e 90 ta, bota dhe Evropa ndërroi, Amerika ia futi mirë Rusisë dhe komunizmit duke e larguar nga skena, për shqiptarët prapë u hap horizonti dhe dukej qartë se kishte ardhur momenti që me ndihmën e Evropës( kuptohet SHBA ishte në ballë të ecjesë) të fitohej deri dikund ajo që ishte humbur me shekuj, liria dhe pavarësia e Shqipërisë dhe e Kosovës.  Pas atij terri të madh agoi dita e mirë, intelektualët shqiptarë në krye me Ibrahim Rugovën dhe me bekimin e shqiptarëve filluan nismën e maratonës për të mbërritur në cak pra në finale, në Shqipëri ra për toke dhe u mortos enverizmi, dolën forcat demokratike më në krye me Sali Berishën dhe Azem Hajdarin, shqiptarëve u buzëqeshte fati ngase miku i  madh, SHBA kishte siguruar Presidentin Rugova se tani më kishte arritur momenti për zgjidhjen e qështjesë shqiptare. Në gjithë atë ecje me vite shpesh problem paraqitnin disa shqiptarë, në Kosovë kërkohej eliminimi i Dr. Rugovës, në Shqipëri kërkohej eliminimi i Sali Berishës, më vonë ndodhin shumë vrasje brenda shqiptare të figurave të mëdha kombëtare, filloi me A. Hajdarin e A. Krasniqin për të vazhduar me vrasje tjera, si brenda shtetit amë ashtu edhe në Kosovë e troje tjera, qebesa Evropa” kurvë” nuk i vriste këta burra të mëdhenjë shqiptarë, Serbia kishte interesa por sigurishtë mashat ishin të siguruara, mjerim!?

 

Viti 1997 e solli Shqipërinë buzë greminës, ndodhi Ruanda e dytë, por jo në Afrikë por në Evropë, dhe sigurishtë që jo vetëm Evropa demokratike u trondit ndoshta më shumë se ne shqiptarët me llahtaritë që e kapluan Shqipërinë, u vranë me mijra shqiptarë në Shqipëri në mes vetes, qëllimi zhdukja e S. Berishës në Shqipëri e për Kosovë dihej gjithashtu zhdukja e I. Rugovës. As këtu nuk na pat faj Evropa kurvë, jo kurrsesi ishim ne ata që shkokordhuam për së kfjellti Shqipërin, ashtu se ashtu të rrezbitur, por të futur në Partneritet për paqe në Nato, pra Shqipëria e Sali Berishës ishte e para, por argatët e dreqit me emra shqiptarë e kthyen prap mbrapa me vite shtetin e vet, jo Evropa kurrsesi...

 

Shqipëria pas vitit 2005 iu kthye pakëz normalitetit, qeveria e zgjedhur nga populli ia dha mundësin edhe një here S. Berishës që të qoj Shqipërinë drejtë Evropës jo kurvë, por demokratike, filluan reformat dhe rruga e vështirë, qeveria demokratike nuk kishte vetëm vështirësit e mëdha ligjore e institucionale por problem kishte pasardhësit e Enverit, kishte një parti që në krye me një maniak karakteristikë për gjenin shqiptarë filloi të bëj çmos që shqiptarët mos të përparojnë, që shqiptarët mos të mund të ecin drejtë kah Evropa, që shqiptarët të mbesin të izoluar dhe të përçmuar nga të tjerët. Me mund të madh Shqipëria u fut në Nato, me mund kryente detyrat shtëpiake për të fituar të drejtën e vendit kandidatë për në BE, me mund të madh përmbushnin kriteret për të fituar liberalizimin e vizave dhe të ju mundësohet shqiptarëve lëvizja e lirë, kur dihej se këtë e kishte fituar madje edhe Maqedonia e Serbia. Në gjithë këtë mundim, prap problemi më i madh ishte vetë shqiptari, pra ata të Ramës me kompani, jo pra Evropa kurvë nuk kishte faj pse shqiptarët ia fusin njëri tjetrit dhe me këtë dëmtojnë ardhmërin dhe prosperitetin e popullit, ata nuk kishin faj që gati gjysma e shqiptarëve kishin zgjedhur argatin e dreqit që të jetë në krye partie.

 

Kur kihen parasysh këto pak gjëra, se shumë të tjera nuk guxohen as të thuhen, athere na del se për shumë të pamira që e kanë ndjekur popullin tonë fajet i kemi pasur vetë ne, pra jo Evropa kurvë, kur lexohen shkrime dhe komente në dias gazeta shqiptare e sidomos në gazetën Shekulli athere njeriu vërtet nuk e din se a kemi të bejmë me gazetë dhe lexues shqiptarë, apo me gazetë dhe lexues serb e grek- është vërtet e dhimbshme se çfarë shkruhet dhe debatohet aty, andaj nga e gjithë kjo është e drejtë të shkruhet se një pjesë e popullit tanë vërtet e bënë punën dhe argatin e dreqit-mozomakeq.

 

Eh kjo Evropa vështirë e ka me ne shqiptarët, kur na dëgjojnë së foluri mendojnë se kësi njerëzish nuk ka në botë, por kur na shohin në praktikë sigurishtë se pyeten me vehte athua janë po të njejtit, por për fat tonin shumica jemi me bindje dhe me orientime bashkëkohore dhe demokratike të denjë për të qenë pjesë e Evropës demokratike, na mësoi Dr. Rugova që të jemi pjesë e Evropës dhe miq të përhershëm të SHBA së.

 

Shqipëri urime për lëvizje të lirë në botën demokratike.

 

Të lumtë Qeveri demokratike shqiptare në krye me Sali Berishën, shqiptarin e vërtet dhe të denjë, përfaqësues model i të gjithë shqiptarëve kudo janë.

 

Tani më edhe ne po bëhemi pjesë e Evropës “ kurvë” të quajtur nga disa “baba” të kombit të cilët nuk ishte dashur të lëvizin lirshëm nepër Evropë...



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora