Mendime
Albert Zholi: Kujtime - Kosova, Greqia, emigrantet dhe Aristidh Kola (II)
E marte, 11.12.2007, 10:25 PM
Zerat e vertete te gazetarise greke
Nga Albert Zholi
-kujtime-
Kur hidheshin themelet e pavarsise se Kosoves.
Por edhe zërat e vërtetë nuk munguan. Gazetari , Stavros Theodhoraqis, drejtor i revistës “Klik”, tek revista “Men” nr. 4/1999, mes të tjerash shkruan:
“...që nga fillimi i vitit 1999 spastrimet e Millosheviçit kishin shtyrë jashtë Kosovës, gjysmë milion shqiptarë. Në javën e parë të bombardimeve u larguan edhe 100 mijë të tjerë... Më besdis mungesa e gjakftohtësisë, gënjeshtrat tona të mëdha e të vogla, hipokrizia. Në televizion nuk merr vesh se kur fillon lajmi, kur komenti e kur propaganda. Dëgjoja një spikere të mallkonte amerikanët që bombardojnë civile të pafajshëm, ndërsa në ekran projektoheshin sekuenca nga arratia e refugjatëve. Mediat greke shohin vetëm “sërbët ortodoksë” që i rezikojnë “të keqit Klinton”, ndërsa mediat ndërkombëtare shohin refugjatët e përndjekur nga Millosheviçi... Po ata persona që në shkurt i bënin apel SHBA-së të ndërhynte kundër Turqisë që po shtypte kurdët, tani pyesin nga TV-të se ç’punë kanë amerikanët në ballkan?... “Intelektualët e shqetësuar”, me qirinj në duar, nuk thonë
asnjë fjalë për përndjekjet e Millosheviçit. Sigurisht’ ngjarjet në Jugosllavi do të zhvillohen pavarësisht nga dëshirat e Greqisë... As Klintonin nuk mund ta ndalojmë, as Millosheviçin. Le të ndihemi më në fund rehat me shtatin tonë të vogël e të mos fryhemi e t’i biem gjoksit me grusht. E sigurt është se popujt që ndahen me armë, shumë vështirë se mund të bashkohen”.
Pozicioni zytrar I Greqisë bëhet edhe më I vështirë për vetë rolin e medias. Nga njëra anë, Greqia si antare e NATO-s dhe e BE-së, që përbënin aleancën kundër Millosheviçit dhe nga ana tjetër Greqia si vënd ballkanik, e lidhur ngushtë me Sërbinë nga feja ortodokse dhe interesat e përbashkëta në rajon. Qëndrimi zyrtar i qeverisë greke ishte i ekuilibruar e I kujdesshëm. Një meritë të veçantë ka kryeministri Simitis, që diti të manovrojë me zgjuarësi, pa rënë në njëanshmëri. Greqia u deklarua mike me popullin sërb, si me gjithë popujt e Ballkanit, duke dënuar spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Në këtë kohë Greqia dha një ndihmë humane prej 200 milion dhrahmish ndihmë. Në këtë periudhë, gazeta presticioze “Ta Nea” publikon një sondazh të zhvilluar nga Instituti V-PRC-së:
1.Jeni pro apo kundër bombardimeve të NATO-s?(96,2%kundër, 2,1% as pro sa kundër, 1,3% pro, 0,4% nuk u përgjigjën).
2. Millosheviçi e autoritetet sërbe ai i shkelin të drejtat e shqiptarëve? (52,9% po shkelen, 21,8 % u përgjigjen jo!)
3. A e miratoni qëndrimin e qeverisë greke në lidhje me Kosovën?( 51,4% e miratojnë, 37,4% jo, 11,2 % nuk dinë gjë.)
4. Cila mendoni se është zgjidhja më e drejtë për Kosovën?( 33,5% t’i mbetet Sërbisë, 36,3 % autonomi e gjerë brënda kuadrit të Sërbisë, 4,3% të ndahet midis sërbëve dhe shqiptarëve)
5.A jeni të kënaqur nga mënyra se si i mbulon zhvillimet media?( 8,5% shumë të kënaqur, 58,5% të kënaqur , 23,7% pak të kënaqur, 7,6% aspak të kënaqur, 1,6% nuk dinin)
6. A do të mbanit në shtëpi refugjatë kosovarë? (36,2% po, 56% jo, 7,7% nuk u prononcuan)
7. Cili shtet është më i rëndësishëm për politikën e jashtëme të Greqisë? (Sërbia në vënd të parë, pastaj: Rusia, BE-ja, Fyrom, SHBA, Shqipëria , Turqia.)
Ky sondazh u krye në periudhën 12-15 prill 1999 në Athinë dhe në rrethinat e saj. U pyetën 650 persona të të gjitha moshave, profesioneve e sekseve. Por pati edhe personalitete të kulturës greke që mbajtën qëndrim kundra çështjes Kosovare. Këngëtari i mënçur Jorgo Dalaras jep një koncert në Selanik në shënjë homazhi për popullin serb. Pastaj i joshur kalon në Beograd ku jep koncert inkurajimi kundër “hordhive të NATO-s” kur tenori italian me famë botërore Luçiano Pavaroti deklaron thjesht dhe pa ekuivoke: “Do të jap një koncert solidariteti në mbështetje të këtij populli dhe fitimet do t’u jepen ndihmë fëmijvëe të pafajshëm kosovarë.” Me këtë gjuhë, pro kosovarëve flet dhe mbreti i muzikës pop, Majkëll Xhekson. Me lot në sy e zëdridhur, i tronditur nga pamjet rënqethëse të fëmijëve kosovarë, ai deklaroi se të gjitha fitimet nga shitja e dy albumeve të tij të fundit, do t’ua
japë ndihmë fëmijëve të martirizuar të Kosovës. Gjithashtu bëri të ditur se do të kompozonte një këngë për këta fëmijë të pafajshëm, ku vidioklipset do të kenë pamje të atyre ngjarjeve.
Kur NATO-ja po e shtonte fuqinë e bombardimeve kundër Sërbisë dhe , deri në një farë mase, në Greqi vazhdonte po ajo njëanshëri në trajtimin e problemit kosovar, një tjetër gazetar grek denoncon këtë njëanshmëri dhe del në mbështetje të letrës së nënkryetarit të Presidencës së Federstës se gazetarëve grekë , Kristos Telihi, duke bërë një panoramë të ngjarjeve të Kosovës e duke e futur shkrimin në faqet e internetit. Ky është gazetari i njohur Pasko Madraveli, i cili në hyrje shkruan:
“ ... e konsideroj veçanërisht aktuale letrën e Z Kristos Telidhis, që ishte dërguar në Prishtinë për llogari të medias greke të informimit. Letra e tij hedh dritë mbi njëanshmërinë me të cilën mjetet e informimit mbulojnë luftën e frikëshme në Kosovë dhe përmban denoncime mjaft të rënda për gazetarët grekë. Këto denoncime shtrojnë një problem kardinal etik dhe , mbi të gjitha, moral për të gjithë gazetarët grekë. Vizita ime dhe kolegut tim në zyrat e gazetës kosovare “Koha ditore”, vetëm 150 metra larg hotelit , na tronditi pa masë. Gjithçka ishte e shkretuar, dhe në dysheme , dhe në mure kishte gjithandej gjak. Të shokuar filluam të nxirnim në fotografi ku, ndërkohë, nga kati i poshtëm erdhi një sërb i tmerruar dhe na nxorri jashtë. Ai na tha se ishte gazetar tek gazeta opozitare “Blic”, që ishte një kat më poshtë. Na dinte që ishim gazetarë, na kishte parë tek Grand
Hoteli dhe na tha se duhej të zhdukeshim pasi na survejojnë kudo nëpër Prishtinë... I tmeruar na tha se duhej të ikim sa më parë se mund të na vrisnin.. Të njëjtën gjë na tha edhe një gazetar grek i një stacioni televiziv, bile, duke na rekomanduar të largoheshim sa më parë dhe për dy tre javë të mos dukeshim në Kosovë. Në kufi ndodhi ajo që pritej. I futën gjithë gjërat tona në godinën e pikës kufitare dhe e zbërthyen krejt makinën tonë. Qenë mbi 30 filma, disketa kompjuteri e materiale të ndryshme që na sekuestruan, ndërsa, në të njëjtën kohë, na u bë një tjetër kontroll aq diskriminues, përdhunues do të thoja për gazetarët... Në pasaportat tona nuk na vunë asnjë vulë siç është rregulli dhe kjo që të mos dëshmonim se kishim kaluar nga pika kufitare” Gjeneral Jankoviç’..
E konsiderova si detyrim moral t’ju informoja ca më sipër, pasi besoj se në këto momente kritike gazetarët duhet të punojnë me ndjenjë përgjegjësie dhe të mos nënshtrohen nga një sërë qëllimesh, çfardo që të jenë ato.”
Ndërsa më parë, më 5 prill 1999, kryeministri grek Kosta Simitis, i drejtoi një mesazh popullit Grek nëpërmjet radios e televizionit lidhur me situatën e krijuar me problemin e Kosovës. Sqaroi pozitën në të cilën ndodhej Greqia duke përmbledhur me nëntekst se reagimet aktuale të opinionit grek vetëm dëm i sjellin vëndit. Më poshtë ai theksoi se Greqia nuk do të marrë pjesë në operacionet ushtarake, dënoi politikën e spastrimit etnik që zbaton Sërbia, u pozicionua kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan duke përfunduar se “reagimet tona duhet të kenë për bazë interesat e Greqisë, objektivat tona”.
Edhe pas këtij mesazhi, media elektronike private buçiste në përkrahje të Millosheviçit. Shumë nga ata që dilnin në ekran përkrahnin vëllezërit serbë dhe shanin terroristët kosovarë!!!
Publicisti Aristidh Kolja nuk la pa përmëndur parashikimin e tij tek libri: “Greqia në kurthin e sërbëve të Millosheviçit” i botuar qysh në vitin 1995 (është ribotuar 3 herë), nga ku shkëpusim:
“...Kishim theksuar se fytyra e vërtetë e Millosheviçit dhe ndjenjat progreke të sërbëve, do të dilnin në dritë atëhere kur Sërbiado të përforconte pozitën e vet dhe nuk do t’ja kishte më nevojën Greqisë. Ajo që ndodhi në Beograd më 2 korrik 1995, përbën një dëshmi të vogël, por të qartë, të ndjenjave të vërteta të sërbëve për Greqinë. Për Greqinë e cila u qëndroi në krah për kaq vjet, duke paguar për këtë një haraç mjaft të madh. Brënda një çasti u harruan të gjitha sakrificat e grekëve. U harua se Jugosllavia mori pjesë në kampionatin europian të basketbollit(1995)vetëm në saje të Greqisë dhe , brenda një çasti, “vëllezërit grekë” u shndërruan në “budallenj e mosmirënjohës”, në “malaka e derra”. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes Jugosllavi- Lituani. Tifozët grekë që ndodheshin në stadiumin olimpik të Athinës, nuk kishin asnjë arsyetë bënin tifozllëk për
lituanezët e jo për sërbët, përderisa edhe Lituania kishte fituarme greqinë, ashtu si dhe Jugosllavia. Mirpo e kuptuan që në fillimse cili do të ishte fituesi i ndeshjes në fjalë, teksa serbi Stankoviç, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, kishte dhënë urdhër që kampion, të shpallej vëndi i tij dhe gjyqtarët mbanin hapur nga ana e sërbëve. Pikërisht për këtë arsye, tifozët grekë u bënë me Lituaninë. Menjëherë pas ndeshjes, rrugëve të Beogradit, u dyndën me mijëra sërbë, që shkuan para selisë së ambasadës greke, thyen xhamat e ambasadës, shkatëruan disa makina të diplomatëve dhe dogjën flamurin grek. Njëkohësisht shkruanin në mure dhe bërtisnin “derra grekë nukjua kemi nevojën… mirë jua bëjnë turqit që juaqijnë… derra grekë jashtë nga Sërbia!... “ Sipas shtypit të atyre ditëve, radiot dhe televizionet sërbe, u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të mos shkojnë për
turizëm në greqi. Një klimë terriri u krijua në universitetet ku studjonin studente Grekë, të cilët nuk guxonin të shkonin për mësim. Muret e universiteteve u mbushën me parrulla antigreke. Në stadiumin Olimpik të Athinës, menjëherë pas ndeshjesfinale, njëri prej basketbollistëve sërbë, Daniloviç,iu përgjigj thirjeve të tifozëve grekë, duke hapur organet e veta genitale. (ky moment është edhe në foto tek libri) Ky është realiteti dhe këto janë ndjenjat e vërteta të sërbëve për grekët dhe Greqinë> Ndjenja shekullore, të cilat u kamufluan me mjeshtëri në vitet 1991-1994, kur na quanin “Vëllezër”. Mjaftoi vetëm një gërricje e vogël që t’u dilte boja ndjenjave të tyre.