Mendime
Albert Zholi: Kur mungon psikologu i familjes
E shtune, 08.12.2007, 04:42 PM
Kur mungon psikologu i familjes
Nga Albert Zholi
![]() |
Albert zholi |
vajza e Vjollcës, asaj gruas simpatike. Mami im e ka shoqe. Sa të mirë e ke mamin ti!- e lajkos e ardhura vogëlushen. Vajza e vogël, banore e pallatit, pasi merr përdore të vëllain, më të vogël në moshë ngjisin të dy shkallët drejt apartamentit të tyre. Prapa i ndjek E..., adoleshentja me trup të paformuar në dukje por mëndjeshpuzë. Nuk ndalet as kur vogëlushja i tregon që në shtëpi ka gjyshen 75-vjecare. I jep një dymijëlekëshe vajzës, i kërkon një foto të së ëmës dhe fjaloset me plakën për shtatë palë qejfe pa iu dridhur aspak qerpiku. Më pas bashkë me fëmijët futet në dhomë të gjumit me fëmijët dhe bën kastile sikur luan kukamshehti me to. Zbras gjithçka NGA DOLLAPËT. Ç’farë mund të marrë pa u diktuar.
Kjo ngjarje është reale dhe emri i hajdutes me iniciale është real. Vajza e shqiptonte pa u frikësuar aspak për pasojat. Ishte e sigurt që pasi ta denonconin vjedhjen në rajon si minorene policia do e lëshonte menjëherë në mëngjes. E... është një nga VIP-at e hajdutërisë në Tiranë dhe në rrethinat e saj. Ka vjedhur qindra shtëpi, është denoncuar dhjetëra herë dhe gjurmuar me qindra nga forcat e policisë. Është arrestuar, mbajtur në rajon dhe në mëngjes rituali i saj i përhershëm është piketimi i viktimave të tjera. Pasi fut në xhepa mallin e tjetërkujt, E... nis e rend pas hallkave të tjera të krimit ordiner. E lidhur me dyqanet e bizhuterive që i shkëmbëjnë varëset dhe unazat apo byzylykët me pakëz monedha, gjithashtu është e lidhur dhe me shitësit e celularëve apo mjeteve të tjera që vjedh nëpër shtëpitë e qytetarëve. Pasi i ka bërë të gjitha shkëmbimet dystohet në barkafen e Neë Yorkut
dhe pi xhin tonik ose uiski. Kamarierët e duan shumë sepse atyre i lë bakshishe shumë të larta.
Familja e E... ka ardhur nga N.... para disa vitesh. Prindërit e saj janë të divorcuar dhe vajza mbas ndarjes ka jetuar ca kohë me të atin deri sa ky nuk e duronte dot më vesin e hajdutërisë së vajzës dhe e përzë nga shtëpia. Tani E... herë fle tek një kushërirë e largët, herë fle në lulishte dhe hobi i saj më i madh është të sjellë vërdallë policinë dhe njerëzinë. Është minorene dhe si e tillë nuk mund të dënohet nga ligji.
Raste të tilla përcvillen çdo ditë nga Mediat e shkruara dhe ato vizive. Më i spikaturi ishte ai i minorenit (para 3 vjetësh), S.S. I shfrytëzuar nga një bandë të mëdhenjsh. Djali kish vjedhur në disa lagje të Tiranës:nëpër lokale, dyqane, shtëpi etj. Bashkëpunimi i tyre mendohet të jetë kryer në të paktën 25 vepra penale. Banda e grabitësit shfrytëzonte të miturin për llogari të tyre.
U shkrua dhe u dëshmua nga policia që i mituri S.S do të dërgohej në një shkollë riedukimi. U nis...Por tashmë rruga e tij dihet... një shkollë riedukimi .... që..
Po a mund ta luaj ajo si duhet sot rolin e saj?!
Krimi oridner në përgjithësi është ulur por është shtuar nëpër urbanë. Kaq problematike janë rastet sa shumë herë qytetarët bllokohen brenda autobuzëve në pritje të policisë. Linjat e unazës dhe ajo e kombinatit janë nyjet më problematike si për shkak të numrit të madh të njerzve që udhëtojnë me urbanë, numrit të paktë të mjeteve të transportit ku gëlojnë hajdutët e vegjël. E gjitha bëhet në rrezik të qytetarit dhe mbi qytetarin. Mbi njerëzi dhe shtresat më të varfra të popullsisë që shfrytëzojnë transportin urban për të arritur në qendrat e tyre të punës.
Gjysma e krimeve sot kryhen nga të rinjtë. Sipas PNUD-it 53 % e krimeve sot në Shqipëri kryhen nga minorenët dhe nga të rinjtë nën 16 vjeç. 16 % e krimeve sot kryhen nga persona që nuk e kanë mbushur moshën e pjekjes dhe relativisht shifrat janë shumë të ashpra, 2 % të krimeve kryhen nga fëmijë nën 14 vjeç dhe 11 % nga mosha 14-18 vjeç. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve kanë probleme të mëdha sociale në familjet e tyre. Kanë prindër të divorcuar, të sëmurë dhe me probleme mendore. Këta fëmijë përgjithësisht e kanë braktisur shkollën dhe pjesa më e madhe e kriminelëve ordinerë kanë një nivel shumë të ulët arsimor. Sigurisht, që problemet më të mëdha të këtyre fëmijëve janë mungesat e kujdesit prindëror, por në të njëjtën kohë ajo që çalon është dhe kujdesi shtetëror për hapjen e shkollve të riedukimit. Një rol të madh duhet të luaj dhe psikologu i familjes që në Shqipëri
thujase është inegzistent. Roli për edukimin e fëmijëve nuk është në pozicionin e duhur. Format dhe mënyrat janë të shumta, por nuk egzistojnë institucionet për edukim. Problemet e shumta ekonomike i kanë lënë pas dore fëmijët dhe edukimin e tyre. Por ky fenomen është serioz. Nënvlefësimi i vazhdueshëm do të jetë me pasoja për shoqërinë. Familja, shkolla, shteti janë trekëndëshi më i sigurt për zgjidhjen e këtij problemi. Këtu ka një boshllëk. .... Një boshllëk i trashëguar. Hajdutët: minorenë ose jo, duhet të ndëshkohen. Ligji ?! Format dhe mënyrat mund të jenë nga më të ndryshmet. Por më të efekshmet janë ato të edukimit. Këtu ka shumë për tu ndalur në Shqipëri...
Komentoni
Artikuj te tjere
Besim Muhadri: Evropa në vizionin poetik të Din Mehmetit
Engjëll Koliqi: Po vjen 10 dhjetori, kah duhet t'ia mbaj Kosova?!...
Jahir Demaj: Shtëpia e pavarsisë - Ibrahim Rugova
Kim Mehmeti: Shitesit dhe bleresit e kohes
Bahtir Hamza: Dielli i Kosovës kurrë nuk bie poshtë
Jahir Demaj: Nëntorët e pavarsisë, zgjedhjet dhe flamuri
Engjëll Koliqi: Kosova meriton një qeveri stabile dhe të denjë
Albert Zholi: Muhamet Malo, Njeriu me zemër dhe sy nga emigrantët
Ilir Hajdari: Fate luftëtarësh që ranë në mbrojte të atdheut
Isuf B.Bajrami: A ka sot demokraci Greqia
Albert Zholi: Emri i Maqedonisë dhe replikat Shkup-Athinë
G. Ismajli: Në Kirchheim-Teck të Gjermanisë u festua Dita e Flamurit, 28 Nëntori
Shqiptarët nuk kanë motiv të jenë krenarë për flamurin e tyre
Enver Hoxha, Tungjatjeta!!!
A erdhi dita kur "Kosova e pavarur" varet nga kosovarët?
Albert Zholi: Simpoziumi - Perkujtimor, "Streheza e Jetimeve''
Historia prej te Jugosllavia e Titos deri te Kosova e pamvarun
Festat dhe çmimet
Çfarë nuk dinë shqiptarët e sotëm nga filozofia e historisë dhe historia e prejardhjes miliona vjeçare të popullit tyre
Mospërfillja e viktimave - Akti final i paturpësisë qeveritare