E premte, 26.04.2024, 07:54 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Rezoluta e dëshpëruar e parlamentit serb

E enjte, 29.07.2010, 09:59 PM


REZOLUTA E DËSHPËRUAR E PARLAMENTIT SERB

 

Nga Halit Bogaj

 

Menjëherë pas Mendimit këshilldhënës të GJND-së/Mbi ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës/u mblodh Parlamenti serb për ta përpiluar një Rezolutë të re, kinse ‘’Për mbrojtjen e mëtejme të integritetit territorial të Serbisë’’, i cili është’’cënuar ‘’pas’’Shpalljes së njëanshme të. Pavarësisë së Kosovës’’!Me rastin e mbledhjes 12 orëshe të Parlamentit serb, shihej dëshpërimi total i politikës dhe diplomacisë serbe e cila gjendej në një pozitë shumë të vështirë pas dështimit të ri të saj, me rastin e dhënies së mendimit pozitiv të GJND-së përkitazi me ligjshmërinë e Pavarësisë së vendit tonë, me ç’rast e panë të gjithë se Kosova kishte pasur të drejtë që ishte shkëputur nga një shtet barbar siç ishte Serbia.

 

Në mbledhjen ‘’eksplozive’’të Parlamentit serb ishte shumë interesant edhe fjalimi kontradiktor i Boris Tadiqit nga i cili po i theksojmë disa mendime.Ai nuk hezitonte të pranonte se tanimë gjithëçka ka marrë fund, por Serbia edhe mëtej e ka obligim që të luftojë për Kosovën dhe siç kishte thënë edhe shumë here të tjera’’Kurrë nuk do ta pranojë Pavarësinë e saj’’ose se’’Shqiptarët nuk mund t’i kenë të gjithat, kurse serbët asgjë!’’, edhepse e di fare mirë se të gjitha përpjekjet e tyre janë të kota.

 

Mes tjerash, atë akoma e kishte kapur zori për’’ secesione’’ të reja si në Afrikë, Azi, Ballkan, Kaukaz, Amerikën Latine etj.!Kështuqë, duke e pasur brengën e të tjerëve përpiqej me çdo kusht t’i shqelmonte të gjitha të arriturat e derisotme të Bashkësisë ndërkombëtare e cila ka investuar në Kosovë!.Por gjithëçka që thoshte Tadiq, ishte një luftë donkishoteske diplomatike ngase ishte bërë vonë për t’u realizuar qëllimet e tij ëndërrimtare.Pra sipas tij, Mendimi  këshilldhënës i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë prodhonte’’konsekuenca të rrezikshme për botën’’, gjë që harronte i mjeri se bota qysh moti kishte thënë se rasti i Kosovës ishte i veçantë dhe nuk mund të krahasohet me ansjë tjetër, gjë që u pa edhe .me Abhazinë dhe Osetinë jugore të cilat mbeten qesharake , duke u pranuar si shtete vetëm nga Rusia dhe Bjellorusia!Tadiq i dinte fare mirë të gjitha këto, por I shkreti duhej edhe mëtej të thoshte diçka, përkatësisht të fliste sa për të folur.

 

Në sallë shiheshin fytyrat e zeza të delegatëve të cilat  ishin bërë edhe më të galme se që ishin.U kishte humbur çdo kontrollë me realitetin e vërtetë dhe ishin bërë të tërbuar pikërisht nga ajo që e kishin kërkuar vetë. Opozitarët e sulmonin vazhdimisht Jeremiqin, duke harruar se edhe vetë ishin fajtorë të njejtë për ‘’humbjen e Kosovës’’, siç thonë ata!Harronin të mjerët se çka kishin bërë atë ditë kur u shpall Pavarësia e Kosovës, duke i ndezur dhjetra ambasadata të vendeve më të fuqishme botërore të cilat e kishin pranuar Pavarësinë tone!Harruan por Perëndimi nuk harron dhe nuk do ta harrojë kurrë një akt të tillë aq barbar të  cilin nuk e ka bërë kurrë askush kundër tij!Kishte harruar Koshtunica/I cili sot e akuzon Tadiqin për humbjen e Kosovës/ se pikërisht ai u printe atë ditë bandave çetnike në ‘’stompedon’’e tyre shkatërrimtare ndaj ambasadave të huaja.Kshte harruar ai dhe sheshelianët por nuk kishin harruar ata që e shpëtuan Kosovën nga zhbërja në ditët e saj më të vështira.

 

Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, Tadiq kishte fytyrë të thoshte’’Se me vazhdimin e politikës së njejtë Serbia do të jetë factor stabiliteti në Ballkan’’, kur dihet fare mire se sa më tepër të zgjatet një gjendje e këtillë aq më shumë probleme do të ketë mes serbëve dhe shqiptarëve në këto hapësia dhe se pikërisht Pavarësia e Kosovës e ka krijuar një stabilitet permanent të cilin nuk e do Serbia e egërsuar dhe e frustruar nga humbjet e saj të njëpasnjëshme që rezulotojnë nga politika miope e regjimit të kaluar e pjesërisht edhe nga regjimi i tanishëm i cili nuk mund t’u përballojë  në asnjë mënyrë sfidave dhe rrethanave të sotme.

 

Në vijim të fjalimit të tij të dhembshëm, Tadiq thotë:se pa bashkëpunim me Bashkësinë ndërkombëtare /e sidomos me SHBA-të, Rusinë, Kinën dhe Indinë/ ne nuk mund ta ruajmë Kosovën, një fjali të cilën /ashtu siç është thënë/ vështirë se do ta kuptojë ndokush, duke e ditur e gjithë bota se Kosova tani e dy vjet është shtet Sovran dhe i Pavarur i cili është pranuar nga një e treta e v endive të botës dhe se  pas GJND-së pritet që të pranohet edhe nga shumë vende të tjera, përveç atyre që në mënyrë të padrejtë dhe inatçore ia mbajnë anën Serbisë!Pastaj ai shton:Se pa Bashkësinë ndërkombëtare nuk mund të gjejmë zgjidhje për Kosovën dhe Metohinë, sidomos është e pamundur t’i bëjmë të gjitha këto në kushtet e izolimit dhe konfrontimit, posaçërisht me’’ fuqitë e mëdha’’Nga kjo del se Tadiqi i ngratë/ vetëm tani e paska kuptuar atë që është dashur ta kuptonte qysh moti /!.Gjithashtu ai i kishte ftuar deputetët që të mos e fajësonin për gjithëçka ministrin Jeremiq, të cilin, madje madje edhe e lavdëronte për dështimet e tij të njëpasnjëshme.Tadiq përsëriti edhe njëherë thënien e tij bajate se’’Serbia kurrë nuk do ta njohë shtetin e Kosovës’’, duke harruar se kjo shprehje është relative në politikë dhe diplomaci. Tadiq edhe njëherë e theksoi se Serbia dëshiron që në mënyrë paqësore ta zgjedhë problemin e Kosovës, duke harruar se pas gjakderdhjes së asaj dites në Mitrovicë çetnikët e tij hynë në biruca vetëm pas paraqitjes së KFOR-it në vendin  e ngjarjes, i cili,/11 vjet më parë/ siç e dinë edhe vremçat, ishte i vetmi faktor relevant dhe vendimtar që e ndaloi çemendinë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.prandaj’’shprehja ’’e tij’’në mënyrë paqësore’’është vetëm një frazë tjetër demagogjike me të cilën mund ta mashtrojë dhe ushqejë vetëveten.

 

Në vijim ai na duket i dhembshëm kur thotë:se pas GJND-së askush nuk i është kërcënuar Serbisë, por  të gjithë na kanë thënë’’:provojeni të gjeni zgjidhje realiste’’,ngase Serbia na duhet në Unionin evropian’’, sikur të mos fshihte asgjë nga opinioni/për çka akuzohej në mbledhje/.

 

Presidenti serb ishte’’gjentil’’edhe në porosinë që ua kishte dërguar shqiptarëve’’Se nuk duhet të frikësohen më nga Serbia e cila kurrë më nuk do të luftojë këtu’’, thuajse e bënte nga ‘’zemërbardhësia dhe mëshira’’e tij dhe e tyre, duke harruar se ne akoma e kemi të freskët memorien se çka do të bënte Serbia pa prezencën e  NATO-s këtu!!!Për të ardhmen mbase ka të drejtë ngase ata nuk do të kenë më punë me 2 milion shqiptarë të paarmatosur por me 7 prej tyre në Ballkan , të cilët do të jenë si një trup i vetëm në ndonjë aksion të mundshëm kundër vendit tone.Prandaj ka plotësisht të drejtë kur thotë ashtu.

 

Mëtej/duke u bërë edhe më qesharak/ ai e vazhdon këngën e moçme Se Serbia kurrë nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës thuase Kosova është ngushtë për pranimin e saj kur dihet se së shpejti do të jetë anëtare e Kombeve të bashkuara , e që nga Kosova mund të varet edhe fati i ardhshëm i vetë Serbisë.Hiç nuk dihet!

 

Kjo mbledhje e tregoi edhe një realitet tjetër serb se çfarë diletantë dhe deputetë me arsimim të ulët e udhëheqin vendin e tyre, prandaj me njerëzit e tillë,  Serbia duhet ta paguajë haraçin e saj.



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora