E diele, 28.04.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Serbia kërkon kompromis?!

E marte, 20.07.2010, 09:59 PM


SERBIA KËRKON KOMPROMIS?!

 

Nga Halit Bogaj

 

Kur e kanë pare se përundoi gjithëçka, serbët kërkojnë njëfarë kompromisi për  Kosovën për të cilën deri sot thoshin se ishte’’Djepi serb’’,’’Zemra e Serbisë’’dhe ‘’marifetllëqe’’të tjera të ngjashme me të cilat nuk janë ngopur akoma.Që nga dita kur kishin filluar bisedimet në Vjenë, serbët në asnjë mënyrë nuk dëshironin kurrfarë kompromosi përveç Kosovës’’Nën Serbi’’gjersa një ditë u arrit pavarësia dhe ajo/Serbia/ mbeti me gishtërinj në gojë!Pra tani çuditërisht ‘’janë bërë zemrgjërë’’dhe tani e kanë zbutur edhe shpirtin për’’kompromis’’!!!Sikur mos t’I njihnim shumë shtrenjtë do t’I paguanim!

 

Akoma pa u dhënë mendimi këshilldhënës I GJND-së/të cilin e kanë kërkuar vetë/dhe që nuk do ta pranojnë nëse do të jetë në favor të Kosovës, ata shohin akoma ëndrra se do t’I realizojnë dofarë bisedimsh të reja përkitazi me statusin e Kosovës, duke shpresuar edhe kësaj radhe tek nëna e tyre /Rusia/.Dhe ç’ është anomalia më a madhe, ata po harrojnë se Kosova  faktikisht është e pavarur qe 10 vjet, duke qenë edhe ata të bindur se mund të jetojnë pa të. Është çudi e madhe se si Serbia, përkatësisht minsitri I saj I punëve të jashtme, shpreson pikërisht në 5 shtetet me ndikim të vogël në Unionin Evropian/duke I harruar 22 shtetet e tjera të fuqishme , plus SHBA-të të cilat e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tone/.Ai si gjithmonë është në lajthitje të madhe, duke e humbur edhe njëherë rrugën në oborrin e vetë!I mjeri akoma  nuk e sheh se nuk duhet të shpresojë shumë ,por siç duket është ngapak I nevrikosur!. .

 

Jeremiq e di fare mirë se si ka ardhur Kosova deri këtu ku është , prandaj çdo përpjekje tjetër për vetëmashtrim është një humbje e re kohe për Serbinë dhe njerëzit e saj të lodhur me Kosovën të cilën e kanë pare se ka humbur qysh moti.Në tërë këtë maratonizëm të kotë Serbia akoma shpreson të nxjerrë diçka, ndaj edhe fjalia e thënë shpesh nga Tadiqi se’’Dikush nuk mund t’I ketë të gjitha kurse dkush asgjë’’shpie në shpresën e tij për ta ndarë Kosovën, por edhe në këtë drejtim janë duke ardhur sinjale të qarta të paprekshmërisë së kufijve të cilët I garantojnë SHBA-të dhe Evropa.Domethënë Serbia ka zaval të madh edhe në këtë aspect ngase nuk po I shitet ajo që po  e thotë në shumë raste.

 

Mes tjerash është çudi e madhe se me çfarë optimizmi flet Jeremiq , duke shpresuar në mendimin e GJND-së?! Nëse mendon I shkreti se edhe mëtej Kosovën nuk do ta pranojnë 5 shtetet evropiane atëherë ai duhet të jetë I bindur gjithashtu se as Serbinë nuk do ta pranojnë 22 shtete që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës/që shihet se janë nja 4 herë e gjysmë më shumë se ato 5 mikeshat e Serbisë/!.Por Jeremiq nuk duhet të mbajë shpresë të madhe në ato shtete të cilat, siç diuhet I kanë pranuar pasaportat e Kosovës dhe hapi tjetër dihet se cili do të jetë.Në anën tjetër , Perëndimi nuk do ta lejojë edhe njëherë Rusinë që ta ofendojë kur të dëshirojë ajo me rezolutat për Kosovën. Kësaj radhe do t’ia bëjnë ndryshe më të mëdhenjtë e kësaj bote të cilët e kanë pranuar vendin tone, ngase Serbia duhet ta dijë se Amerika nuk do ta kishte bërë gjithë atë bombardim për t’ia lënë Kosovën Serbisë, kur dihet se ajo ishte pjesë constitutive e Federatës jugosllave e cila nuk ekziston më Me fjalë të tjera si mendon Serbia që Amerika të bjerë në një pozitë të tillë që një trohë Serbi ta bëjë qeshrake një shtet kryesor botëror I cili ‘’Vranë e këthjell’’në të gjitha anët e globit tokësor..Prandaj nuk e ftoi rastësisht Hashim Thaçin atje për t’ia treguar atij edhe njëherë përkrahjen maksimale që ia bën Kosovës në rrugën e saj drejt lirisë dhe prosperitetit të mëtejmë.Duket se Tadiqi, Jeremiqi dhe shokët e tjerë të tyre nuk e kanë akoma të qartë gjendjen në të cilën kanë rënë duke I besuar nënës së lodhur e cila I gënjen vazhdimisht pa mundur t’i ndihmojë konkretisht, përveç verbalisht.Gjithashtu është çudi e madhe se si pushtetarët serbë nuk e shohin se për Europën Kosova është punë e kryer dhe gati edhe pjesë e saj.Vallë se si mendojnë se bota do t’I kushtojë ghithëmonë rëndësi asaj për të cilën ‘’derdhin lot’’serbët?!.Europa ka probleme të shumta dhe të rëndësishme me të cilat duhet të merret në të ardhmen ngase Pavarësinë e vendit tone e ka pranuar qysh moti dhe do  të ishte absurde dhe qesharake që të pendohej në vendimet e saj aq serioze!!!. Pra ka kaluar koha kur Kosova ishte në focus dhe se nga tani duhet të kujdesemi për njerëzit që jetojnë këtu.

 

Serbia me çështjen e Kosovës e ka lidhur tërë politikën e saj të jashtme dhe të brendshme,

 

duke mbajtur qëndrim armiqësor ndaj shteteve më të fuqishme botërore të cilat e kanë pranaur shtetin më të ri në botë!Në këtë rrafsh e ka humbur edhe arsyen e saj, duke u bërë kundërperëndimore dhe proruse, kur dihet se rusëve nuk ua ka pare hajrin askush.Dhe po të ishin normalë serbët nuk do ta krijonin një situate të tillë që ta sillnin NATO-n për t’I bombarduar, duke krijuar armiq në mbarë botën!Serbia me njerëz të tillë e ka humbur përkrahjen kudo në botë dhe sa më tepër që konfrontohet në mënyrë inatçore, aq më keq do ta ketë, përkatësisht do të dalë ajo që thoshte Hollbruk’’Se Serbia do të mbetet edhe pa Kosovën edhe pa Evropën’’.

 

Në vijim po theksojmë se bota dhe SHBA-të I dine qysh moti vendimet e GJND-së, ndaj Serbia nëse shpreson, do të ndodhë sërish që ta festojë edhe një humbje të re!

 

Është çudi e madhe se me çka merren zyrtarët serbë!Njëri prej tyre ishte shprehur se’’Shqiptarët në Kosovë pas GJND-së do të përjetojnë gëzim të rrejshëm’’?!,me ç’rast  do të pytenin, vallë çfarë gëzimi do të ketë Serbia pas asaj dite?!

 

Dhe si përfundim:Serbia do të shkojë në Ugandë për propagandë, kurse Thaçi në Amerikë!



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora