E shtune, 27.04.2024, 02:40 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Asllan Dibrani: Shqiptarëve të Kosovës një vizë kroate transite po ju kushton me mija euro

E merkure, 28.07.2010, 09:58 PM


Shqiptarëve  të Kosovës një vizë kroate transite   po ju kushton me mija euro

 

Nga Asllan Dibrani

 

Ishte një ditë me vapë që për Gjermani është e jashtëzakonshme, vërtet ne vitet e fundit  ka ndryshuar klima ne favorin e ngritjes se temperaturave  edhe mbi 40 grade,  që i kaploj Gjermaninë dhe disa shtete të Evropës. Kjo vapë e nxehtë shqiptarët e Kosovës  me vendbanime ne këto shtete i gjeti duke u ballafaquar me problemin e vizave për kalimin transit nëpër shtetin  kroat, për ta vazhduar rrugën e         Malit të Zi  për në Kosovë, në vendin e ëndrrave për ti kaluar pushimet.   Në shumë  qytete të Evropës pran përfaqësive konsullore kroate  u bënë keqpërdorime dhe maltretime psikike dhe materiale, duke u bërë një rrëmujë  pran Konsultave kroate  për marrjen e një vizë transiti ,qe finalja e kësaj barriere përfundon me të ardhura të mëdha nga burokracia  kroate,   duke i ndihmuar edhe zyrtaret e Kosovës  më heshtjen e tyre,  qe si fund del se nga kjo, shteti kroat po përfiton miliona euro, nga mërgimtarët shqiptarë të Kosovës ?

 

Shqiptaret  edhe sot e kesaj dite rrethohen me hekura  nga  byrokracia dhe  keqperdorimi  i  miliona eurove nga hallegjite shqiptarë,Kroacia që ka mbetur nën  hegjemonizmin e komunizmit dhe nën primitivizmin administrativ.

 

 

Shqiptaret pran kosullates kroate ne Shtutgard të Gjermsnisë duke pritur me ditë të tera për një vizë trnzite në një ditë vape
Shqiptaret pran kosullates kroate ne Shtutgard të Gjermsnisë duke pritur me ditë të tera për një vizë trnzite në një ditë vape
Pra, Kroacia ende nuk i ka hequr vizat për shqiptarët, të cilët, që sidomos mërgimtarët tanë janë të detyruar që për të shkuar në vendlindje më parë duhet të marrin viza transit pranë konsullatave kroate, për nxjerrjen e të cilave po heqin të zitë e ullirit duke shkuar dy-tri herë si dhe duke paguar shuma të mëdha të hollave për viza, duke udhëtuar  shumë kilometra, duke humbur mëditje  pune ,ku për ta  fituar një te drejt te vizës transite  thekson  qytetarja Valbona Mula nga rrethi i Karlsruhes, duhen  një serë dokumente për ti përgatitur , tri rrogat e fundit si dëshmi ,certifikatën e sigurimit , fotokopjet e pasaportave  etj,në vazhdim një qytetar tjetër thotë me emrin Ismet Vrapca , se që 5 ditë, po me humbin për këto viza a gjithsesi tri javë kam pushimin dhe  jam me vizë te rregullt në Gjermani dhe me qëndrim te përhershëm! Aty ndërhyn edhe disa qytetar te tjerë duke u prononcuar se kjo është një turp i Qeverise Kroate, i Qeverise së Kosovës po edhe i shteteve  të Evropës, që lejojnë  këtë të pa drejt të jetë kujdestare mbi supet e shqiptareve duke nxitur grumbullim të pa nevojshëm këtu ,ku e kushtëzon numrin e pranimit te lëndëve në 45-veta,  a ne jemi prezent deri me 200-veta ,ku ka pasur ehe rrahje për vend dhe intervenim  të policisë, ku para disa ditësh këtu u grushtua edhe një zyrtar i zyrës kroate  nga dy shqiptar i cili e nxiti ketë të keqe me mos mirësjellje.

 

Ahmet Bytyqi babë i dy fëmijëve  dhe me grua kishte ardhur në ora 21.h qysh mbrëmë me nxënë rendin dhe  isha nder të parët,  nuk e di se si u luajt   renditja  në formë të pa ligjshme dhe mbeta prapë pa mbaruar punë, po kthehem në shtëpi çka te bëjë? Musë Musa  nga Shtutgardi  thotë se po na kushtojnë këto viza ma tepër se  bileta e  aeroplanit  qe nëse, nuk mundem me i marre edhe sot do të udhëtoj prapë me  aeroplan, vetëm mos të harrojmë se na rropën këta  të ndyrë...?Xhavit Sadiku nga rrethi i  qytetit Olpe theksoj pran Konzullates Kroote në Duseldorf  se që tri herë po vi dhe mezi i kreva  vetëm një drejtimëshe  rruga është 150 km  ,llogaria për tri herë po me del 900 km,  mëditjet e humbura te punës, dhe vet llogarite se sa shpenzime  dalin për 900 km?Nga këto të dhëna, nga këta qytetarë vërtet njeriu,   assesi nuk mundet te rri indiferent,  pa  e shprehur  revoltën  ndaj kësaj te keqeje,  që një pjesë të fajit edhe qytetarët theksuan se  e barte Qeveria jonë që nuk kujdeset fare për qytetaret  e vet, vetëm me ju vjel paratë , atje  kur të mbërrijnë në Kosovë,  ose  duke e luajtur  rrolin e lypsareve përmes medieve nga emigrantët  e vet!  Kjo është për tu gjykuar, në ketë kohë të shekullit te 21- të . Kjo me të vërtetë ua ka nxirë jetën mijëra mërgimtarëve tanë të cilët, kuptohet, me pasaporta të Republikës së Kosovës nuk mund të kalojnë rrugë tjetër përveç se përmes Kroacisë, një pjese të Bosnjës dhe  Malit të Zi për të arritur në Kosovë, e cila gjë mund te realizohet edhe ne kufi nëse është i pa tjetërsueshme aplikimi i këtyre vizave ose varianti tjetër shumë më i kushtueshëm që është ai përmes Italisë duke kaluar me anije Detin Adriatik për të arritur në Kosovë përmes Shqipërisë.

Me një fjalë, qeveria kroate  po mbanë në fuqi regjimin e hekurt  të vizave për kosovarët, dhe kjo siç duket bëhet vetëm për përfitime financiare nga shqiptarët duke përfituar miliona Euro .

Për këtë situatë të vështirë për qytetarët e Kosovës, natyrisht, fajin  e ka në masë të madhe Qeveria e Kosovës, e cila pothuajse nuk ka bërë asgjë për heqjen e vizave, sidomos me Kroacinë, qoftë duke  bëre presione politike  nga Ministria e jashtme e Kosovës ,ketë mundësi të nevojshme siç duket  diplomacia Kosovare as qe e ka fut ndonjëherë ne rend te ditës,  për  ta zgjidhur ketë rast shume dramatik ?

 

Salih Hoxhaj nje qytetar nga rrethi i Shtutgardit  rrefen  me nje nervozizem qe kjo eshte nje torturë e pa zakont tani është ora 14.h ,  nga ora 1.h  të natës kame ardhur për ta nxënë  rendin dhe është hera e katërt që po vi,  dje kam ardhur ne 4 te mengjesiut dhe mbeta pa rend?
Salih Hoxhaj nje qytetar nga rrethi i Shtutgardit rrefen me nje nervozizem qe kjo eshte nje torturë e pa zakont tani është ora 14.h , nga ora 1.h të natës kame ardhur për ta nxënë rendin dhe është hera e katërt që po vi, dje kam ardhur ne 4 te mengjesiut dhe mbeta pa rend?
Pushteti kroat me mos heqjen e vizave për shqiptarët, sidomos për ata nga Kosova është treguar tepër arrogant, jo mirënjohës dhe  jo miqësor ndaj shqiptarëve te Kosovës.

 

Pushteti kroat me mos heqjen e  vizave për shqiptarët, sidomos për ata nga Kosova është treguar tepër arrogant, jo mirënjohës dhe  jo miqësor ndaj shqiptarëve te Kosovës ,sepse janë me mijëra shqiptarë që jetojnë në Kroaci, ku kanë dhënë kontribut të madh në çlirimin, mbrojtjen dhe  pavarësimin Kroacisë, qoftë duke luftuar ku dhanë jetën  për tokën Kroate , e qe akoma sot ka ne burgje  shqiptarë të Kosovës,  gjëja  për gjenocid kundër popullit serb ku siç ishin provokime e arrestimeve te zotit Agim Çeku apo  ,burgosja e Rrahim Ademit një strategu  luftarak,  apo siç mbahet ne  burg edhe Zenel Krasniqin një ish luftëtar i Kroacisë  sot e kësaj dite , ku organet kroate e ndërsyen Interpolin ndërkombëtar dhe e arrestuan në Gjermani, që disa vite  nuk dihet me për fatin e tij ... Pra, shteti kroat pranë gjithë këtyre të mirave shqiptare, është treguar tejet jo korrekt, sidomos kur është në pyetje lehtësimi dhe  heqja e vizave për shqiptarët e  Kosovës, të cilët deri para dy viteve ishin të pajisur me pasaporta të UNMIK-ut me të cilat nuk mund të kalonin pa viza nëpër asnjë shtet të dalë nga ish Jugosllavia, gjë e  cila po vazhdon vetëm me Kroacinë që kur Kosova është pavarësuar me 17. 2. 2007

 

Protestat si rruge zgjidhje  e këtij hendeku  burokratik  kroat dhe përgjumja e Ministrisë për politikë të jashtme të Kosovës.

 

  Këtë presion te vrazhde dhe jo njerëzore  shqiptarëve  emigrant të Kosovës u mbetet vetëm  për t'i bërë presion publik Qeverisë Kroate, përmes protestave  para ambasadave dhe Konsullatave Kroate në Evropë.

 

Për ta justifikuar edhe ma tepër këtë gjë, vet qytetarët  nga këto shtete,  mbetet qe t'u drejtohen instancave politike ma te larta  kroate  dhe ndërkombëtare për ta zgjidhur  ketë problem  sa i dhimbshëm  dhe dramatik ,po edhe  mund te jetë edhe si piksnim i përmirësimit te marrëdhënieve    dypalëshe,  ne mes Kroacisë dhe  Kosovës pasi shqiptaret e Kosovës e njohin si një  shtet mik Kroacinë në te kaluarën. Le te mbetet ky artikull si mesazh për Qeverinë Kroate ,dhe atë të Kosovës, që ta zgjidhin këtë problem të vizave  dhe te hiqen së aplikuari sa ma shpejt që është e mundur, përmes mjeteve diplomatike  në favorin e qytetarëve shqiptarë  nga Kosova.

Shqiptaret e Kosovës pran Konsullatës kroate në Shtutgard të Gjermanisë ,shqiptarët  e shekullit te 21- të, të prangosur në mes hekurash, të diskriminuar dhe te keqperdorur  nga byrokracia kroate.
Shqiptaret e Kosovës pran Konsullatës kroate në Shtutgard të Gjermanisë ,shqiptarët e shekullit te 21- të, të prangosur në mes hekurash, të diskriminuar dhe te keqperdorur nga byrokracia kroate.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora