| E merkure, 28.07.2010, 09:58 PM |
Shqiptarëve të Kosovës një vizë kroate transite po ju kushton me mija euro
Nga Asllan Dibrani
Ishte një ditë me vapë që për Gjermani është e jashtëzakonshme, vërtet ne vitet e fundit ka ndryshuar klima ne favorin e ngritjes se temperaturave edhe mbi 40 grade, që i kaploj Gjermaninë dhe disa shtete të Evropës. Kjo vapë e nxehtë shqiptarët e Kosovës me vendbanime ne këto shtete i gjeti duke u ballafaquar me problemin e vizave për kalimin transit nëpër shtetin kroat, për ta vazhduar rrugën e Malit të Zi për në Kosovë, në vendin e ëndrrave për ti kaluar pushimet. Në shumë qytete të Evropës pran përfaqësive konsullore kroate u bënë keqpërdorime dhe maltretime psikike dhe materiale, duke u bërë një rrëmujë pran Konsultave kroate për marrjen e një vizë transiti ,qe finalja e kësaj barriere përfundon me të ardhura të mëdha nga burokracia kroate, duke i ndihmuar edhe zyrtaret e Kosovës më heshtjen e tyre, qe si fund del se nga kjo, shteti kroat po përfiton miliona euro, nga mërgimtarët shqiptarë të Kosovës ?
Shqiptaret edhe sot e kesaj dite rrethohen me hekura nga byrokracia dhe keqperdorimi i miliona eurove nga hallegjite shqiptarë,Kroacia që ka mbetur nën hegjemonizmin e komunizmit dhe nën primitivizmin administrativ.
Pra, Kroacia ende nuk i ka hequr vizat për shqiptarët, të cilët, që sidomos mërgimtarët tanë janë të detyruar që për të shkuar në vendlindje më parë duhet të marrin viza transit pranë konsullatave kroate, për nxjerrjen e të cilave po heqin të zitë e ullirit duke shkuar dy-tri herë si dhe duke paguar shuma të mëdha të hollave për viza, duke udhëtuar shumë kilometra, duke humbur mëditje pune ,ku për ta fituar një te drejt te vizës transite thekson qytetarja Valbona Mula nga rrethi i Karlsruhes, duhen një serë dokumente për ti përgatitur , tri rrogat e fundit si dëshmi ,certifikatën e sigurimit , fotokopjet e pasaportave etj,në vazhdim një qytetar tjetër thotë me emrin Ismet Vrapca , se që 5 ditë, po me humbin për këto viza a gjithsesi tri javë kam pushimin dhe jam me vizë te rregullt në Gjermani dhe me qëndrim te përhershëm! Aty ndërhyn edhe disa qytetar te tjerë duke u prononcuar se kjo është një turp i Qeverise Kroate, i Qeverise së Kosovës po edhe i shteteve të Evropës, që lejojnë këtë të pa drejt të jetë kujdestare mbi supet e shqiptareve duke nxitur grumbullim të pa nevojshëm këtu ,ku e kushtëzon numrin e pranimit te lëndëve në 45-veta, a ne jemi prezent deri me 200-veta ,ku ka pasur ehe rrahje për vend dhe intervenim të policisë, ku para disa ditësh këtu u grushtua edhe një zyrtar i zyrës kroate nga dy shqiptar i cili e nxiti ketë të keqe me mos mirësjellje.
Shqiptaret pran kosullates kroate ne Shtutgard të Gjermsnisë duke pritur me ditë të tera për një vizë trnzite në një ditë vape
Ahmet Bytyqi babë i dy fëmijëve dhe me grua kishte ardhur në ora 21.h qysh mbrëmë me nxënë rendin dhe isha nder të parët, nuk e di se si u luajt renditja në formë të pa ligjshme dhe mbeta prapë pa mbaruar punë, po kthehem në shtëpi çka te bëjë? Musë Musa nga Shtutgardi thotë se po na kushtojnë këto viza ma tepër se bileta e aeroplanit qe nëse, nuk mundem me i marre edhe sot do të udhëtoj prapë me aeroplan, vetëm mos të harrojmë se na rropën këta të ndyrë...?Xhavit Sadiku nga rrethi i qytetit Olpe theksoj pran Konzullates Kroote në Duseldorf se që tri herë po vi dhe mezi i kreva vetëm një drejtimëshe rruga është
Me një fjalë, qeveria kroate po mbanë në fuqi regjimin e hekurt të vizave për kosovarët, dhe kjo siç duket bëhet vetëm për përfitime financiare nga shqiptarët duke përfituar miliona Euro .
Për këtë situatë të vështirë për qytetarët e Kosovës, natyrisht, fajin e ka në masë të madhe Qeveria e Kosovës, e cila pothuajse nuk ka bërë asgjë për heqjen e vizave, sidomos me Kroacinë, qoftë duke bëre presione politike nga Ministria e jashtme e Kosovës ,ketë mundësi të nevojshme siç duket diplomacia Kosovare as qe e ka fut ndonjëherë ne rend te ditës, për ta zgjidhur ketë rast shume dramatik ?
Pushteti kroat me mos heqjen e vizave për shqiptarët, sidomos për ata nga Kosova është treguar tepër arrogant, jo mirënjohës dhe jo miqësor ndaj shqiptarëve te Kosovës.
Salih Hoxhaj nje qytetar nga rrethi i Shtutgardit rrefen me nje nervozizem qe kjo eshte nje torturë e pa zakont tani është ora 14.h , nga ora 1.h të natës kame ardhur për ta nxënë rendin dhe është hera e katërt që po vi, dje kam ardhur ne 4 te mengjesiut dhe mbeta pa rend?
Pushteti kroat me mos heqjen e vizave për shqiptarët, sidomos për ata nga Kosova është treguar tepër arrogant, jo mirënjohës dhe jo miqësor ndaj shqiptarëve te Kosovës ,sepse janë me mijëra shqiptarë që jetojnë në Kroaci, ku kanë dhënë kontribut të madh në çlirimin, mbrojtjen dhe pavarësimin Kroacisë, qoftë duke luftuar ku dhanë jetën për tokën Kroate , e qe akoma sot ka ne burgje shqiptarë të Kosovës, gjëja për gjenocid kundër popullit serb ku siç ishin provokime e arrestimeve te zotit Agim Çeku apo ,burgosja e Rrahim Ademit një strategu luftarak, apo siç mbahet ne burg edhe Zenel Krasniqin një ish luftëtar i Kroacisë sot e kësaj dite , ku organet kroate e ndërsyen Interpolin ndërkombëtar dhe e arrestuan në Gjermani, që disa vite nuk dihet me për fatin e tij ... Pra, shteti kroat pranë gjithë këtyre të mirave shqiptare, është treguar tejet jo korrekt, sidomos kur është në pyetje lehtësimi dhe heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës, të cilët deri para dy viteve ishin të pajisur me pasaporta të UNMIK-ut me të cilat nuk mund të kalonin pa viza nëpër asnjë shtet të dalë nga ish Jugosllavia, gjë e cila po vazhdon vetëm me Kroacinë që kur Kosova është pavarësuar me 17. 2. 2007
Protestat si rruge zgjidhje e këtij hendeku burokratik kroat dhe përgjumja e Ministrisë për politikë të jashtme të Kosovës.
Këtë presion te vrazhde dhe jo njerëzore shqiptarëve emigrant të Kosovës u mbetet vetëm për t'i bërë presion publik Qeverisë Kroate, përmes protestave para ambasadave dhe Konsullatave Kroate në Evropë.
Për ta justifikuar edhe ma tepër këtë gjë, vet qytetarët nga këto shtete, mbetet qe t'u drejtohen instancave politike ma te larta kroate dhe ndërkombëtare për ta zgjidhur ketë problem sa i dhimbshëm dhe dramatik ,po edhe mund te jetë edhe si piksnim i përmirësimit te marrëdhënieve dypalëshe, ne mes Kroacisë dhe Kosovës pasi shqiptaret e Kosovës e njohin si një shtet mik Kroacinë në te kaluarën. Le te mbetet ky artikull si mesazh për Qeverinë Kroate ,dhe atë të Kosovës, që ta zgjidhin këtë problem të vizave dhe te hiqen së aplikuari sa ma shpejt që është e mundur, përmes mjeteve diplomatike në favorin e qytetarëve shqiptarë nga Kosova.
Shqiptaret e Kosovës pran Konsullatës kroate në Shtutgard të Gjermanisë ,shqiptarët e shekullit te 21- të, të prangosur në mes hekurash, të diskriminuar dhe te keqperdorur nga byrokracia kroate.