E shtune, 27.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Faleminderit

Akil Koci: Ramadan Sokoli, kolosi i etnomuzikologjisë shqiptare, dhe krijues i doktrinës së saj

E merkure, 05.12.2007, 07:19 PM


Kujtesë

Ramadan Sokoli, kolosi i etnomuzikologjisë shqiptare, dhe krijues i doktrinës së saj
 
Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personalitetit të shquar nga shumë aspekte si fryt i punës kolosale shumëvjeçare impersionale, si njohje empirike,si arketip dhe prototip eter, që sublimin jo vetëm parimet shkencore,artistike dhe estetike,por edhe vrojtimet fundamentale të moderuara filozofike.
 
Nga Akil Koci /Londër

Profesorin e nderuar e kam takuar për  herë të parë  në vitin 1970, pikërisht me 26 dhjetor  në Tiranë.

Ramadan Sokoli
Atë kohë patëm shkuar unë kompozitori  dhe profesori  Lorenc Antoni në Festivalin tradicional që mbahej për çdo vjet, Kënga në Radio,  njëra prej festivaleve të shumtë tradicionale që i këndohej Partisë së punës së Shqipërisë,kooperativistit,shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiak,si përfaqësues të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës në kuadrin e marrëveshjes në mes të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë për këmbimet reciproke .
Ai festival për rreth vlerave nacionale të muzikës së lehtë shqiptare që vite me radhë begatonte fondin e këtij zhanri,qite në pah  edhe krijime të tjera ,,me elemente të huaja,,si thoshin anëtarët e byrosë politike të  angazhuar për çështjet ideore në  artin shqiptarë të cilët pas mbarimit të festivalit   mbanin Plenume dhe konferenca duke trajtuar ideshmërin e këngëve .
Ende  e kam të freskët  Plenumin  e IV të Komitetit Qendror të Partisë së Punës  së Shqipërisë,që u mbajt menjëherë pas festivalit të XI si thoshin për frymën liberale dhe për disa nga këngët që ishin të ,,huaja,, për normat e shoqërisë socialiste,  pra  edhe pse kanë kaluar shumë vite, më kujtohet edhe festivali se kam qenë prezent ,i cili na befasoi me këngë të një stili të ri,stil që nuk ishim mësuar të dëgjomë hera tjera,prandaj edhe debatet ,kritikat dhe vetë kritika ishin të ashpra dhe në fund  morën masa  Drakoniane ndaj të gjithë atyre kompozitorëve dhe këngëtarëve të cilët shprehnin ,,mani për të huajën,, dhe kështu doli termi Ksenomani i përdorur nga ,,propaganda dhe nga politika e diktaturës në lëmin e artit dhe kulturës që të ndaloheshin dëshirat dhe përpjekjet e shkrimtarëve dhe artistëve,për t u njohur e përfituar nga arti dhe kultura përparimtare botërore,,me ketë u dha drita ,,jeshile,, që të anatemohej,ndalohej dhe dënohej çdo lëvizje kulturore që në vete nuk kishte elemente  të Realizmit socialist që u bë sinonim i krimit,që ndëshkohej jo vetëm me burgim por deri  në asgjësim.
Me që ishim mysafirë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, na pritën në lokalët e saj ku  pos shumë krijuesve që na prezantuan me protokoll,ishin prezent edhe  të tjerët të cilët  as që guxonin të na afroheshin pa lejen e  personave zyrtarë.
Në mesin e tyre  çuditërisht ishte edhe profesori Ramadan Sokoli,pak sa u habitëm duke e ditur se në çfarë ferra kishte kaluar menjëherë pas,Çlirimit, të vendit.
 Nuk  e  kam pas njohur  më parë , por kisha lexuar mjaft prej veprave të tija shkencore , pos tjerash  edhe botimin  e tij  voluminoz  dhe  një studim të thukët shkencor me titull“Folklori muzikor shqiptar  ,,(Morfologjia), botim i vitit 1965,një ndër botimet e para shkencore të këtij autori të cilën ma kishin dërguar vëllezërit dhe motra që ishin aso kohë në Shkodër,të cilëve ua kishte dhënë motra e profesorit Safetja që  t’ ma  dërgonin mua në Kosovë.
 Ishte vërtet një kënaqësi që e njoha ketë artist dhe etnomuzikolog të shquar personalisht,dhe  më shumë lutje e bëmë së bashku një fotografi, me kolosin  dhe krijuesin e doktrinës etnomuzikologjike shqiptare dhe nëse shikojmë atë fotografi me kujdes do të vërejmë se deri sa në fytyrat tonat shihet një lloj gëzimi për takimin tonë me te, në fytyrën e tij shihet njëfarë droje,ankthi, disponimi i zymtë që merr përmasa të njeriut të frikshëm, pse edhe jo, kur na ishte i njohur izolimi i tij shumëvjeçar i diktaturës që bëhej në ,,emër të popullit,, dhe i dërgonin neper burgje dhe kazamate,pastaj nuk i ka harruar bisedat paraprake dhe të shumta në zyrat e errëta të hetuesisë dhe sigurimit që zhvilloheshin gjithnjë sipas një plani dhe programi  si reminishencë dhe retiçencë e dhunës jo vetëm fizike por edhe ato më të vështira psikike.
 Ishte një burrë i gjatë me një pamje fisnike,dhe gjatë bisedës shumë të shkurtër me te që bëmë unë dhe profesori Lorenc,vërejta se ishte një njeri i predestinuar për shkencë, mendimtar, kishte një prirje për objektivitetin shkencor,për krijimtarinë artistike,si veprime pragmatike me cilësi dhe përmbajtje humaniste, substancë intelektuale të rafinuar në kuptimin më pozitiv.
 Edhe pse fjalët e tija ishin mbresëlënëse që dilnin nga goja e një shkencëtari  me një pianissimo,sa që mezi e dëgjoja,  si dukët frikohej sepse,,Sigurimi si syri vigjilent  i Partisë,siç shprehej edhe populli të bënte Gjëmën,pra mund të i ndodhte  edhe njëherë tragjedia siç i ka ndodhur ,,pa bërë asnjë faj ,prandaj ruhej që mos ta ,,tepron,, si thoshin  pushtetarët  për normat e ,,sjelljës,,së pa përgjegjshme para të huajve e sidomos para atyre që vinin nga shtetet revizioniste si emërtohej ish Jugosllavia.
Pavarësisht prej të gjithë atij konstelacioni optik që zotëronte , atmosferës mikpritëse dhe solemne për nderën tonë, u ndiente  në  atë atmosferë edhe një lloj mjegullizë  mikluese,intelektuale e artistike  që ishte dhe mbretëronte gjatë tërë  kohës të këtij evenimenti e që dukej qartazi  si farsë  e ushtruar mirë nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si specifik e diktaturës,  edhe pse  artificialisht u mundonin që ta  anashkalonin atë pamje ,,spektakulare,,.

Ramadan Sokoli:E si mund të punosh kthjellët,kur mbi zotëron parimi hegelian ,,gjithkush kundër të gjithëve,,. 

Profesor  Sokoli edhe në këto rrethana të përditshme punoi, dhe me veprat e veta krijoj një postulat logjikë  jashtëzakonisht të madh pa qenë nevoja të provohet ,sa që sot e as nesër  nuk mund  të mendohet shkenca e etnomuzikologjisë pa te, pa kontributin që ka dhënë tash  e 7 dekada,sepse pos brezit të parë që krijoj ai,  si thotë kompozitori dhe muzikologu Pr.Dr.Sokol Shupo,,botimet e tij të shumta influencuan dukshëm në rritjen e sensibilitetit të formimit të muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri. Ato ishin kthyer në një lloj Bible për këtë profesion.
 Së treti,sepse në krijuesit shqiptarë,njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare krijoi një premisë reale  për t u shprehur me një gjuhë të pasur në elementë shqiptarë,,. 
Prandaj,universi estetik i etnomuzikologjisë shqiptare pa Ramadan Sokolin në Shqipëri dhe pa Lorenc Antoni në Kosovë,të cilët filluan veprimtarinë e tyre kërkimore dhe artistike dhe vunë themelet e saja në pesë dhjetë vjetshin e dytë të shekulli të kaluar as që mund të mendohet dhe kur nuk do ta kishte  ketë zhvillim dhe utilitarizëm muzikor si funksionalizëm estetik.
Do të flasim dhe do të përqendrohemi  dhe do të veçonim aktivitetin krijues të kompozitorit  dhe  të etnomuzikologut  Ramadan Sokoli, jo vetëm për ta kuptuar nervin e tij hulumtues,por edhe për ta njohur  krijimtarinë që paraqet një metaforë artistike si pjesë përbërëse e kohës sonë si sublim i ndjenjave krijuese dhe i përjetimeve origjinale me qasje të duhura artistike,kurse me emrin  e tij është lidhur ngushtë etnomuzikologjia shqiptare kjo degë e shkencës  dhe historia e saj në Shqipëri dhe më gjerë.

Etnomuzikologjia  fillestare dhe pa traditë

Etnomuzikologjia nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe si shkencë,në trojet tona, sikurse edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare,në një të kaluar jo fortë të largët ,pos ca emrave të nderuar të cilët kanë qenë mbledhës të folklorit dhe të cilët ato këngë të mbledhura ndonjëherë edhe  i kanë deshifruar,ndër ta duhet përmendur Gjon Kolë Kujxhija  kontributin e tij të madh i cili me 20 Qershor 1943 në Firencë botoi vëllimin e parë  me titull ,,Valle kombëtare – Dasma Shkodrane,,  si dhe përmbledhjen e njohur të Pjeter  Dungut,, Lyra shqiptare,, që edhe mund të konsiderohen ndoshta jo si të parat, por ndër botimet e para të kësaj gjinie.
Ramadan Sokoli është  studiues e hulumtues i cili shtrinë problemet etnomuzikologjike në  temat universale të kësaj shkence duke i prezantuar  në referencialitete,  është ai që i pari na sjell në një hark kohor të shkurtër një varg studimesh dhe tekste etnomuzikologjike  me struktura komplekse  që u bënë modernë jo vetëm në aspektin e principit estetik, por edhe qasjeve të tyre ,  duke u bazuar në diskurse që burojnë nga vetë  gjeni krijues i popullit e që i jep një primatë të menjëhershëm si shkencëtar me një bagazh të konsiderueshëm diturie ,pa dilema, si përfaqësues i denjë  dhe teoricien i parë i etnomuzikologjisë shqiptare.
Etnomuzikologu Sokoli,me punën dhe veprën e tij shënon   fillimin e kësaj veprimtarie dhe si punëtor i
zellshëm  ka në Cv të pasur në të cilën   dallojmë një krijimtari të madhe dhe të gjerë, jo vetëm në etno - muzikologji por edhe në kompozim.
Nga ky këndvështrim duke i shpalosur punimet e tija shkencore me plotë gojë mund të konstatojmë se kredoja e tij krijuese dhe hulumtuese  bazohet në binomin artist-shkencëtarë,binom që shumë shpesh e hasim edhe te shumë krijues,sepse koha ka qenë ajo që ua ka imponuar një realitet të tillë, jo vetëm atij por edhe  shumë emrave të njohur të shkencës dhe artit shqiptar.

Shkodra, qytet i një kulture të madhe gjithë shqiptare 

Shkodra  ka qenë qytet në të cilin u lind ky shkencëtarë i cili rrjedh  nga një familje me tradita të mëdha kombëtare e qytetare  dhe patriotike e njohur si familje  Sokolave të Shkodrës,i ardhur nga fshati Boja i Sumës, së Malësisë së Madhe  ka pasur shumë trima dhe nëse kemi njohuri pakëz nga historia do të na kujtohet  figura e  mbrojtësit legjendar të Hotit e Grudës,të tokave  shqiptare në Mal të Zi,Hodo Pashë Gruda.
Ramadan Sokoli,pra  u lind në Shkodër më 19 qershor të vitit 1920,ku filloi të mësoi muzikën artistike , dhe si 16 vjeçar kompozoi një sërë këngësh si janë ,,Turtulleshë,, ,,Jelino,, ,Lulja me erë,,dhe shumë të tjera  që u përqafuan nga publiku dhe u bënë pronë e tyre.
 Prej  vitit 1940-1944  vazhdoi studimet për flaut dhe kompozim në Konservatoriumin e Muzikës në Firencë,,,Luigi Cerubini,,.
Pas studimeve me një dituri të konsiderueshme ngriti nivelin jo vetëm të mësimit të flautës ,teorisë ,kompozimit por edhe me plotë sukses  u fut në misteret e fshehta ,enigmat e mëdha që fshiheshin në atë kozmos muzikor si katars Aristoteliane,duke pësuar ,,tronditje,, shpirtërore duke i aplikuar si mesazhe bindëse për krijimtarinë e tij jo vetëm teorike,praktike por edhe artistike ,njëkohësisht duke shijuar dhe duke e përqafuar si sintezë  në aspektin gnoseologjik .
Mirëpo me kthimin e tij në atdhe,pas kryerjes së studimeve në kohën kur komunistët e ,,Çliruan,, Shqipërinë ai me të vërtetë pësoi  jo vetëm Katars dhe tronditje shpirtërore të vërtet ,por edhe tragjedi të pa pritur, sepse e  burgosën ,,çliruesit,, atë dhe dy vëllezërit Ibrahimin dhe Hodon  për shkak të pjesëmarrjeve  në aktivitete nacionaliste dhe legaliste ,duke prek dhe provuar diktaturën e egër,pa bërë kurrfarë mëkati.
Mirëpo, pas shumë  viteve ai lirohet nga Gullagu Enverian duke i falënderuar shokut të tij shkrimtarit Llazar Siliqit duke shfrytëzuar  si thoshin....nevojën e regjimit për kuadro të nevojshme në fushën e studimeve muzikore...dhe mu atëherë filluan vuajtjet edhe më të mëdha psikike, sepse krijonte me kushte , pa emër e mbiemër ,në veprat dhe në shkrimet e tija nuk figuronte emri i tij si krijues,u përcillte në çdo moment sepse si thotë profesori...Partia e dinte se kush  isha unë?!,,.
E gjejmë pasi që lirohet nga burgu si instruktor muzike në Ministrinë e Mbrojtjes,instruktor i korit shtetëror,shef i muzikës në  Shtëpinë e kulturës në Tiranë dhe me 1967 emërohet pedagog në Liceun Artistik Jordan  Misja dhe së fundi pensionohet në kohën më të mirë krijuese për te, në moshën 55 vjeçare.
Gjithnjë ia është përmbajtur fjalëve  Chi va piano,va sano-kush ecën ngadalë,ecë i sigurt,prandaj fal punës dhe angazhimit të tij të madhe boton shumë artikuj ,studime shkencore dhe bëhet themelues i muzikologjisë shqiptare  i cili modernizon në tërësi at duke aplikuar diskurse dhe referenca konkrete të cilat do të artikulohen në diagnostifikimin  e saj i cili pos punëve të tjera  për ta vitalizuar ketë degë të rëndësishme të shkencës  që në start i ve vetes detyrë që të krijoj kuadro të nevojshme të një dege  mjaftë deficitare.
Për ketë eruditë mund të flasim pa ndërprerë ,sepse është një nga mos i pari ndër të parët në ketë lëmi, etnomuzikologu më i shquar që ka një njohuri,diapazon ,,të gjerë veprimtarie shkencore e krijimtari artistike,,.

Studim i shkëlqyer 16 shekujt-Njih veteveten

Lista do të ishte shumë  e gjatë e punimeve të tija ,po ne do të ndalemi  në veprën e tij 16 shekuj që çuditërisht as në koopertina  e as në brendinë e këtij botimi  nuk hasim as datën e botimit e as  atë të krijimit që edhe mund të konsiderohet  si një lëshim teknik.
Parathënia fillon me fjalët e të madhes Dora d Istria  ,,Arbëria  gjithmonë njerëz të mëdhenj ka nxjerrë,, menjëherë në rreshtin e parë të kësaj parathënie lexojmë dy fjalë ,,Njih vetveten,, si lajt motiv i tërë këtij studimit ,sepse profesori i nderuar në të nëntë kaptinat flet dhe shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë  hulumtuar dhe shkruar për ta për krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve ,artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë dhe kështu ajo sintagmë plotësisht e arsyeton  ,,Njih vetveten,,.
Në kreun e parë shpalos veprimtarinë e madhe të dijetarit dhe muziktarit Niketë Dardani ose Niketa i Remesianës për të cilin konstaton me të drejtë ,, Niketë Dardani,i pajisur me prirje letrare e muzikore,përpilonte këngë dhe himne e ua  mësonte besimtarëve që t i këndonin  së bashku. Me si dukët ai ishte rritur me një mjedis ku muzika përfshihej në planin mësimor për edukimin e rinisë si pjesë e lëndës së metrikës,,.
Pra ky prelat i devotshëm njeri i ynë i gjakut tonë në moshë të re si 26 vjeçar  ishte në postin më të lartë në Hierarkinë kishtare katolike që i dha qytetërimit një opus të gjerë të kanonizuara e që lidhën tepër ngushtë dhe të pranuara si modele që edhe sot merren si vepra aktuale dhe të përdorshme.
Mjafton të përmendim Te Deum Laudamos,himn i cili njihet në literaturën e përbotshme dhe është aktuale që nga viti 525 pas Krishtit  ndodhet në,, Antifonarin e Bangorit të Irlandës,dorëshkrim i kopjuar ndërmjet viteve 680-691,, si relikt  paleokristian që të kujton si disa skulptura arkaike plotë patos në thjeshtësinë tyre....,,
Sa i për ketë mënyrës së himnit,profesor  Sokoli thotë se,,....ky himn tradicionalisht shtjellohet lirshëm, duke u mbështetur në pikat parësore sipas stilit responsorial, d.m.th duke gërshetuar zërin e solistit me zërat e grupi të këngëtarëve që i përgjigjet verset pas versit,,.
Te Deum ,vazhdon autori ,,...pa druajtje se është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës,,.
Ai shpjegon edhe shumë elemente të tjera dhe me të drejt mund të konstatojmë se ky krijues  asgjë mos të kishte bërë vetëm ketë himn,kishte me ngel i njohur si autor me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijesuar, dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinatave në kontekstin jo vetëm spiritual por më gjerë.   Në fund autori konstaton  ,,....kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit,por edhe për vazhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë,duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliro-arbërore-shqiptare,,.
Me qenë se vendi në gazetë nuk na lejon që të flasim për të gjitha kapitujt veç e veç gjerësisht ne vetëm do të i përmendim .
Kështu në kapitullin e tretë  hasim në titullin edhe disa muziktarë,Arbër ku flet për Dragan Prizrenin,Kolë Durrsakun,Filip Pjetër Drishtin,Progon Burizanin Xanet Augustinin,Kristofor Ulqinin,Martin  Balistarin dhe Stojan Shkodranin.
Disa vetëm i përmendën kurse për disa flet më gjerë,është interesant të theksojmë se hasim në shumë emra jo  shqiptar,Dragan, Progon,Stojan ?!
Në Kaptinën e katërtë flet për skulptorët dhe arkitektë Arbër në Dalmaci si janë Radovani, Miho Tivarasi,Andrea Aleksi që   kanë lënë vepra me vlera. Në kaptinën e pestë bënë fjalë për Rozafën dhe mjeshtër Donatin,  për piktorë,skulptorë dhe dijetarë shqiptarë neper Italinë verilindore si janë Leonik Tomeu,Marin Beçigemi, Maksim Artioti,Mikel Maruli,pastaj kemi për Albanezët e Viçencës ,Françesk Albanezi,Gjon Albanezi,Jeronimi,Zef( Guisepe)  Albani,Mark Bazaiti, Viktor Karpaçi këta janë pjesë e kapitullit të gjashtë,që është harruar të shënohet edhe pse në pasqyrën e lëndës figuron.
Kapitulli i shtatë është me Arkitektët shqiptarë në Turqi e tutje Sinan Atiq Aga,,Mehmet Sadefqari,,pastaj arkitekt Kasemi, Usta Mehmet Isaja, kompozitori Vladimir Gjergj Kastriotiu-Skënderbeu,kurse kaptina  e nëntë janë Karl Gega, Harallamb Kristo Koçi,Ismail Efendi Dedei,Luigj Albanesi,Dhimitr Mihail Toskani,Gjergj Damga ,Thoma G.Nashi, Krist Maloku,Murat Shehu dhe ,mbaron  me Aleksandër Moisiun.
Ky studim paraqet vërtetë një ndërmarrje të madhe  është edhe një përgjigje ndaj  shkencëtarëve të shumtë që me ,,studimët,, e tyre kanë minimizuar vlerat tona kombëtare dhe individuale,njëkohësit është edhe një plotësim i shkencës tonë   duke marrë parasysh mungesën e madhe  të një literaturë të mirëfilltë duke qitë në pah emrat,e shkencëtarëve,artistëve dhe humanistëve  tanë shekuj më parë.
Duke  e vlerësuar  si studim serioz na gëzon edhe fakti se është pas çdo kapitulli  edhe bibliografia mjaft e pasur që flet se autori ka konsultuar shumë burime dhe krejt në fund duhet të themi se vetëm me këshilloj studime serioze do të jem gjithnjë në rrugë që vlerat tona jo vetëm të studiohen, por edhe mos të i mbuloj pluhuri i haresës sidomos tani kur edhe populli i ynë ka se me çka të krenohet jo vetëm me të arriturat e kohës tonë, por dhe me të arriturave  të epokave  të kaluara,sepse profesor Sokoli me studimet,gjykimet dhe arsyetimet i ka vlerësuar kë ta krijues të shumë lëmenjve me kritekere themellore shkencore, duke dhënë edhe përcaktime dhe kritere rigoroze në bazë të koncepteve të parimeve estetike,artistike e shkencore jo vetëm të epokave të kaluara por edhe të sodit. Ndjeja dhe kisha kënaqësi të veçantë gjatë leximit, sepse për mes të 16 shekujve me siguri se kan njohur shumë emra të ri që ndoshta i kanë dëgjuar dikur, por tani edhe i njohin më mirë dhe është një mburrje për ne si komb, që gjaku i ynë ka dhënë aq shumë jo vetëm  për kulturën tonë kombëtare, por edhe për tërë kulturën botërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora