E premte, 26.04.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vritet Nezir Golaj në Londër

E premte, 09.07.2010, 09:58 PM


(Londër, 8 korrik 2010) Sot pak para orës nëntë të mëngjesit është vrarë Nezir Golaj (45 vjeç), anëtarë i respektuar i komunitetit shqiptar në Britani. Ai ishte duke u nisur për në punë nga shtëpia e tij kur u qëllua me armë zjarri, deri sa ishte brenda makinës së tij, afër rrugës Hendon Way në veri-perëndim të Londrës.

 

Sipas burimeve të pakonfirmuara gruaja dhe vajza e tij e kishin gjetur trupin e pajetë të të ndjerit dhjetë minuta më vonë, deri sa vajza e tij po shoqërohej për në shkollë nga e ëma.

 

Kjo vrasje ka shokuar miqët, të afërmit, kolegët dhe gjithë komunitetin shqiptar në Londër e më gjërë, sidomos kur dihet se Neziri ka qenë një njëri punëtor, mjeshtër ndërtimi, biznismen i suksesshëm dhe mjeshtria e tij është e njohur edhe në qarqet e VIP-ave të Holywood-it me banim në Londër dhe personave tjerë të pasur të Anglisë.

 

Policia ka bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e të ndjerit kurse detektivët e Scotland Yard-it po hulumtojnë rastin dhe po kërkojnë dorasin apo dorasët. Ende nuk dihet për motivin e kësaj vrasjeje dhe ende nuk ka arrestime. Familja e të ndjerit janë duke u trajtuar nga pasojat e tmerrit të sotshëm.

 

Çdo kush që ka informata, apo ka qenë dëshmitarë i kësaj vrasjeje mund të thërrasin Shërbimin e Policisë Metropolitane në 0300 123 1212 apo anonimisht në 0800 555 111.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora