E premte, 26.04.2024, 12:39 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

PS kundër hetimit të Ramiz Alisë për masakrën e Tivarit

E hene, 05.07.2010, 08:58 PM


Toçi: Berisha të mos hedhë shashka për masakrën e Tivarit, por të hetojë zgjedhjet

 

Mesa duket opozita ka gjetur momentin më të mirë për t’ju kundërpërgjigjur Qeverisë me të njëjtën monedhë. Opozita njëzëri ka vendosur që të mos marrë pjesë në komisionin hetimor për të zbardhur masakrën e Tivarit, nismë kjo e marrë nga Partia Demokratike. Ndërkohë që opozita kërkon transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, mazhoranca ka kërkuar hetim për masakrën e Tivarit e ndodhur në vitin 1945, ku humbën jetë më shumë se 5000 njerëz të pafajshëm. Deputetët e Partisë Socialiste shfaqen të irrituar nga ngritja e këtij komisioni, kjo për vetë faktin se mazhoranca nuk po ngre një komision hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, të cilat kanë paralizuar situatën politike në vend, por kërkojnë hetim për vitin 1945. Deputeti socialist, Bashkim Fino, e ka parë si jo integruese ngritjen e këtij komisioni, ndërkohë që për të  e rëndësishme dhe integruese është transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Bashkim Fino e ka parë këtë nismë të PD, si një mënyrë për të hequr vëmendje nga krizat që kanë pushtuar vendin, siç është ajo politike dhe ekonomike, dhe kërkon  për shou të ngre një komision për t’ju shmangur edhe luftës për transparencë zgjedhore. “Berisha kërkon që me këtë komision hetimor që kërkon të ngrejë të shmang vëmendjen e ndërkombëtarëve, popullit shqiptar nga problematikat e tjera, siç është ajo e krizës politike, që ka më shumë se një vit që po paralizon jetën normale, si edhe krizën e ekonomike, që në të vërtetë është në rënie dhe jo në ngritje”, ka thënë deputeti socialist Fino. Kjo duket aq shumë e parëndësishme sa që grupi i PS nuk e ka sjellë fare në vëmendje këtë diskutim. Çka do të thotë që kjo nuk përbën interes për opozitën, por gjithsesi mund të jetë edhe një takim për tu diskutuar lidhur me këtë çështje, pasi opozita do të ketë 6 anëtar komisioni që do të marrin pjesë në hetimin e masakrës, por që kjo edhe mund të mos ndodhi kurrë. Ngritja e këtij komisioni nga zërat e brendshëm të PS pohojnë se ky hetim nuk ka aspak interes për publikun, e rëndësishme është transparenca e zgjedhjeve, sepse aty ka janë mohuar të drejtat e njeriut, pra ajo e votës, e cila tjetërsohet. Kriza e zgjedhjeve ka kohë që nuk po lakohet nga mazhoranca, ajo kërkohet me insistim nga PS, e cila është e prekura në këtë mes. Mazhoranca duket sikur po e shkëput vëmendjen nga kriza e PS dhe e ka për qëndruar atë tek, komisioni i Tivarit, tek Bashkia e Tiranës si dhe në probleme të tjera të dorës së dytë për politikën. Kriza politike ka paralizuar jetën politike, por jo vetëm, ajo ka katapultuar edhe në Kuvend, ku opozita ka marrë një vendim për të pasur një marrëdhënie të kushtëzuar me të, duke mos votuar asnjë ligj dhe duke mos marrë pjesë në këto nisma të Qeverisë. Duke marrë këtë vendim opozita mundi të mos marrë pjesë fare në komisionin hetimor të iniciuar nga mazhoranca ku implikon figurën e ish- presidentit Ramiz Alia, në atë kohë, në vitin 1945, ka qenë Komandant Divizioni. Megjithatë mazhoranca mund të veprojë edhe pa opozitën, se sipas deputetëve të Partisë Demokratike ekzistojnë plot fakte për të kryer një hetim të kësaj ngjarje të madhe. E rëndësishme do të jetë edhe bashkëpunimi me shtetin e Serbisë, pasi aty ndodhen arkiva të lidhur me ngjarjen. Mazhoranca ka mbledhur edhe firmat në gjirin e saj për të hetuar këtë ngjarje duke i lënë edhe opozitës që të ketë pjesën e saj në komision, por të kryesuar nga një përfaqësues të opozitës. Berisha para disa javësh ka implikuar figurën e ish- presidentit Ramiz Alia në këtë masakër, dhe sipas tij duhet që të vihen para përgjegjësisë personat të cilët mundësuan këtë masakër. Nëpërmjet deputetëve të PD po ngrihet komisioni për këtë hetim duke kërkuar zbardhjen e kësaj të fundit, nëpërmjet arkivave që ekzistojnë në Shqipëri Serbi dhe Malit të Zi.

 

Toçi: Komisioni i Tivarit, tentatvië e PD për të shmangur krizën

 

Deputeti socialist, Fatmir Toçi e ka parë si aksionin e radhës ngritjen e komisionit hetimor për t’ju shmangur vëmendjes së krizës politike. “Berisha hedh shashka për të tërhequr vëmendje, duke ju shmangur krizës politike që po ekziston”, ka thënë deputeti Toçi. Toçi i ka quajtur shashkën e radhës, nismën e PD, por ndërkohë që ky veprim qëndron brenda kuptimit të saj, e cila bën thjeshtë një zhurmë, dhe as një gjë më tepër. Sipas tij, në Grupin e PS ende nuk është diskutuar kjo çështje, por është mundësia më e madhe që nuk do të marrin pjesë, kjo edhe për kushtëzimin e bashkëpunimit me Qeverinë. Toçi ka kërkuar njëherë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe më pas një bashkëpunim të ngushtë për t’ju rikthyer historisë. Ngritja e komisionit po shihet nga opozita si sjellja e radhës që Qeveria kërkon ti ‘mbyllë gojën’ transparencës që kërkohet. Toçi ka pohuar se Berisha nuk duhet të heqë vëmendjen nga kriza ekonomike dhe politike, pasi këto të dyja janë në shërbim të Shqipërisë dhe popullit të tij. Vetëm me transparencën e zgjedhjeve Shqipëria do të shihet në rrugën e drejtë të integrimit. Opozita ka gjendur momentet më strategjike për ‘të goditur’ qeverinë me të njëjtën taktikë. Transparenca e zgjedhjeve që kërkohet nga opozita ka bllokuar në mënyrë totale ligjet që kërkojnë 3/5, të cilat nuk dihet se çfarë do të bëhen, ligje të cilat i lidhin shqiptarët drejtpërsëdrejti me ta, ashtu siç është ai i Gjykatës Administrative, që u kërkua edhe nga biznesmenët, që sorollaten rrugëve. Mesa duket opozita po e vështirëson më shumë situatën duke i lënë në prehër pozitës gjithë barrën, me justifikimin që ajo është në Qeveri dhe qeverisje. Mendohet se 6 anëtarët e komisionit të këtij hetimi nuk do të jenë prezent në këtë proces, për faktin se nuk kërkon që të bëhet fasadë për pozitën, në momentin që pozita nuk po hedh asnjë hap për kërkesat e opozitës, të cilët kanë një prej një viti që kërkon transparencë, duke lakuar togfjalëshin Qeveri jolegjitime. Duke pretenduar se pozita ka vjedhur vota dhe deputetë që nuk e kanë merituar statusin e tyre.

 

PS: Hetimi, i vlefshëm në rrafsh ndërkombëtar

 

Opozita e ka përqendruar vëmendjen në krizën politike dhe në krizën e ekonomike, dy gjërat më shqetësuese për shqiptarët sot. Transparenca dhe kriza ekonomike janë debatet që marrin vëmendjen e duhur nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së grupit. E ndërsa ende nuk është përmendur se çfarë do të bëhet me prezencën apo jo të pjesëtarëve të PS në komision hetimor të Tivarit. Gjithsesi zëra të brendshëm, kanë pohuar se transparenca duhet të ketë vëmendjen e duhur dhe jo të katapultojë në vitet 1945. Ky lloj hetimi  kanë thënë zërat e PS duhet që të bëhet pas transparencës zgjedhore dhe vëmendja duhet të jetë ndërkombëtare, pasi përfshihen tre shtete, dhe jo vetëm Shqipëria, kjo edhe për faktin se Tivari ndodhet në Malin e Zi, dhe jo në Shqipëri.

 

Felaj: Raporti i kushtëzuar me Parlamentin, na detyron të braktisim “Tivarin”

 

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, ka thënë se opozita nuk mund të marrë pjesë në komisionin e ngritur nga mazhoranca, pasi pozita nuk po vendos për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, gjendje kjo që ka paralizuar politikën në vend, duke i sjellë ndërkombëtarët për të gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e kësaj zgjidhje të ngërçit politik. Felaj ka theksuar në fjalën e saj që me mazhorancën nuk do të kemi konsensus deri në momentin e zbardhjes së zgjedhjeve të 28 qershorit, zgjedhje të cilat opozita i ka konsideruar të manipuluara. Felaj ka bërë një krahasim të dy vendeve lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore, pasi ngritja e këtyre të fundit në Europë është instrument që përdoret nga pakica për t’ju kundërvënë shumicës, ndërsa kundër nga këta, veprojmë ne. Felaj ka ritheksuar se transparenca është në qendër të vëmendjes jo vetëm të politikës por edhe të ndërkombëtarëve dhe të popullit shqiptar, e ndërsa hetimi i masakrës së Tivarit, nuk përbën ndonjë interes të veçantë për publikun shqiptar. Kjo të vijë në vëmendje të politikës shqiptare pasi të zgjidhin çështjen e krizës politike dhe asaj ekonomike, që pozita e ka kamufluar duke thënë se ekonomia shqiptare është në rritje, dhe kjo justifikohet me rritjen e pensioneve dhe pagave dhe njëkohësisht rritjen e investimeve në vend.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora