| E hene, 05.07.2010, 08:58 PM |
Toçi: Berisha të mos hedhë shashka për masakrën e Tivarit, por të hetojë zgjedhjet
Toçi: Komisioni i Tivarit, tentatvië e PD për të shmangur krizën
Deputeti socialist, Fatmir Toçi e ka parë si aksionin e radhës ngritjen e komisionit hetimor për t’ju shmangur vëmendjes së krizës politike. “Berisha hedh shashka për të tërhequr vëmendje, duke ju shmangur krizës politike që po ekziston”, ka thënë deputeti Toçi. Toçi i ka quajtur shashkën e radhës, nismën e PD, por ndërkohë që ky veprim qëndron brenda kuptimit të saj, e cila bën thjeshtë një zhurmë, dhe as një gjë më tepër. Sipas tij, në Grupin e PS ende nuk është diskutuar kjo çështje, por është mundësia më e madhe që nuk do të marrin pjesë, kjo edhe për kushtëzimin e bashkëpunimit me Qeverinë. Toçi ka kërkuar njëherë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe më pas një bashkëpunim të ngushtë për t’ju rikthyer historisë. Ngritja e komisionit po shihet nga opozita si sjellja e radhës që Qeveria kërkon ti ‘mbyllë gojën’ transparencës që kërkohet. Toçi ka pohuar se Berisha nuk duhet të heqë vëmendjen nga kriza ekonomike dhe politike, pasi këto të dyja janë në shërbim të Shqipërisë dhe popullit të tij. Vetëm me transparencën e zgjedhjeve Shqipëria do të shihet në rrugën e drejtë të integrimit. Opozita ka gjendur momentet më strategjike për ‘të goditur’ qeverinë me të njëjtën taktikë. Transparenca e zgjedhjeve që kërkohet nga opozita ka bllokuar në mënyrë totale ligjet që kërkojnë 3/5, të cilat nuk dihet se çfarë do të bëhen, ligje të cilat i lidhin shqiptarët drejtpërsëdrejti me ta, ashtu siç është ai i Gjykatës Administrative, që u kërkua edhe nga biznesmenët, që sorollaten rrugëve. Mesa duket opozita po e vështirëson më shumë situatën duke i lënë në prehër pozitës gjithë barrën, me justifikimin që ajo është në Qeveri dhe qeverisje. Mendohet se 6 anëtarët e komisionit të këtij hetimi nuk do të jenë prezent në këtë proces, për faktin se nuk kërkon që të bëhet fasadë për pozitën, në momentin që pozita nuk po hedh asnjë hap për kërkesat e opozitës, të cilët kanë një prej një viti që kërkon transparencë, duke lakuar togfjalëshin Qeveri jolegjitime. Duke pretenduar se pozita ka vjedhur vota dhe deputetë që nuk e kanë merituar statusin e tyre.
PS: Hetimi, i vlefshëm në rrafsh ndërkombëtar
Opozita e ka përqendruar vëmendjen në krizën politike dhe në krizën e ekonomike, dy gjërat më shqetësuese për shqiptarët sot. Transparenca dhe kriza ekonomike janë debatet që marrin vëmendjen e duhur nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së grupit. E ndërsa ende nuk është përmendur se çfarë do të bëhet me prezencën apo jo të pjesëtarëve të PS në komision hetimor të Tivarit. Gjithsesi zëra të brendshëm, kanë pohuar se transparenca duhet të ketë vëmendjen e duhur dhe jo të katapultojë në vitet 1945. Ky lloj hetimi kanë thënë zërat e PS duhet që të bëhet pas transparencës zgjedhore dhe vëmendja duhet të jetë ndërkombëtare, pasi përfshihen tre shtete, dhe jo vetëm Shqipëria, kjo edhe për faktin se Tivari ndodhet në Malin e Zi, dhe jo në Shqipëri.
Felaj: Raporti i kushtëzuar me Parlamentin, na detyron të braktisim “Tivarin”
Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, ka thënë se opozita nuk mund të marrë pjesë në komisionin e ngritur nga mazhoranca, pasi pozita nuk po vendos për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, gjendje kjo që ka paralizuar politikën në vend, duke i sjellë ndërkombëtarët për të gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e kësaj zgjidhje të ngërçit politik. Felaj ka theksuar në fjalën e saj që me mazhorancën nuk do të kemi konsensus deri në momentin e zbardhjes së zgjedhjeve të 28 qershorit, zgjedhje të cilat opozita i ka konsideruar të manipuluara. Felaj ka bërë një krahasim të dy vendeve lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore, pasi ngritja e këtyre të fundit në Europë është instrument që përdoret nga pakica për t’ju kundërvënë shumicës, ndërsa kundër nga këta, veprojmë ne. Felaj ka ritheksuar se transparenca është në qendër të vëmendjes jo vetëm të politikës por edhe të ndërkombëtarëve dhe të popullit shqiptar, e ndërsa hetimi i masakrës së Tivarit, nuk përbën ndonjë interes të veçantë për publikun shqiptar. Kjo të vijë në vëmendje të politikës shqiptare pasi të zgjidhin çështjen e krizës politike dhe asaj ekonomike, që pozita e ka kamufluar duke thënë se ekonomia shqiptare është në rritje, dhe kjo justifikohet me rritjen e pensioneve dhe pagave dhe njëkohësisht rritjen e investimeve në vend.