E premte, 26.04.2024, 03:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komunikatë nga Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë

E diele, 27.06.2010, 09:58 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

  illyricumlibertas@live.com

 

Komunikatë

 

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, përkujton sot me dhimbje të thellë 27 qershorin, ditën e gjenocidit grek kundër popullatës shqiptare në krahinën e Çamërisë.

 

Kërkojmë nga faktorët politikë shtetërorë shqiptarë që çështjen e zbardhjes së plotë dhe zgjidhjes përfundimtare së gjenocidit si dhe fatit të 300,000 mijë qytetarëve shqiptarë me origjinë nga Greqia veriperëndimore, ta vendosin në krye të agjendës së tyre politike si një çështje e cila është lënë pasdore për një periudhë të gjatë kohore.

 

Kërkojmë nga Parlamenti i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë  dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që sipas shembullit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të miratojnë rezolutat respektive me të cilat dënohet gjenocidi grek si dhe të përpiqen në të gjitha mënyrat e mundshme të ndikojnë në zgjidhjen e çështjes së hapur çame.

 

Jemi të bindur që me angazhimin e gjithë faktorëve shqiptarë çështja e përbashkët çame do të zgjidhet ashtu siç e kërkon e drejta dhe në pajtim me standardet e pranuara ndërkombëtare të dënimit të gjenocidit si dhe të drejtës së patjetërsueshme për kthim të popullatave të shpërngulura me dhunë nga trojet e tyre historike. 

 

 

Kryetar                 

Valon Kurtishi

___________

Tetovë/Oaeneum

27.06.2010



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora