E premte, 26.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

HIV/AIDS, dyfishohen rastet e te infektuarve

E shtune, 24.11.2007, 07:04 PM


Nga Luljeta Ndoka - Koha Jone

Virusi vdekjeprures HIV/AIDS, po perhapet me nje shpejtesi te frikshme. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane verejtur te shqetesuar se rastet e reja jane dyfishuar, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. “Nga 25 raste te reja, qe ishin shfaqur vjet, deri ne kete periudhe, sivjet ky numer ka arritur ne 40”, u shpreh dje koordinatori i Programit Kombetar HIV/AIDS ne Institutin e Shendetit Publik, Klodian Rrjepaj. Tendenca e perhapjes eshte ne rritje dhe, si rrjedhoje, ai ben thirrje per te qene sa me “vigjilente”, ne menyre qe te parandalohet marrja e virusit te frikshem.

Me gjithe rritjen e ndergjegjesimit te qytetareve per virusin HIV, rastet po shtohen vrullshem. Nga dita ne dite, specialistet e ISHP-se hapin kartela per pacientet e rinj. Ata e pranojne se eshte shume trondites momenti kur nje person, qe ben analizat, rezulton pozitiv, megjithate fakti eshte se numri i te semureve po rritet. Sipas koordinatorit te Programit Kombetar HIV/AIDS, Klodian Rrjepaj, vazhdon te mbizoterojne meshkuj te konstatuar si bartes te virusit. Megjithate, vihet re tendence ne rritje edhe e femrave. “Nga 40 rastet e reja, qe kemi zbuluar kete vit, 27 jane meshkuj dhe 13 femra”, shpjegoi Rrjepaj. Sipas tij, deri me sot jane regjistruar ne total 251 raste me HIV/AIDS ne vend. Te dhenat e ISSH-se, bejne te ditur se numri me i madh i rasteve i perkasin grupmoshave 25-34 vjec dhe 35-44 vjec. Ndersa numri i femijeve te prekur nga HIV/AIDS ka arritur ne 17, prej te cilev 12 jane infektuar nepermjet transmetimit vertikal (nene-femije) dhe 5 te tjere permes gjakut.

Koordinatori i Programit te HIV/AIDS ne ISHP shtron shqetesimin se vendi yne mund te kete nje rritje te shpejte te numrit te rasteve, nese nuk merren masat e duhura per parandalimin e epidemise. Njera prej masave kryesore do te ishte permiresimi ne menyre te vazhdueshme i sistemit te survejances dhe promovimi i Qendrave te Keshillimit dhe Testimit Vullnetar. Sipas Rrjepajt, po te behet nje krahasim i ritmit te perhapjes se semundjes ne vitet e para te shfaqjes se virusit ne Shqiperi, vihet re nje diference shume e madhe. Ndersa ne ato vite shfaqeshin rreth 6 raste ne vit, ne vitin e fundit jane shfaqur 40 raste te reja. Po te mbahet parasysh fakti se viti kalendarik mbyllet pas 5 javesh, nuk perjashtohet mundesia e tejkalimit te kesaj shifre. SIDA do te thote Sindroma e Imunodeficences se Fituar. Nje person ka SIDA, nese eshte i infektuar me virusin HIV dhe ka zhvilluar nje ose disa semundje te renda, si pasoje e dobesimit te imunitetit. Deri me sot, nuk eshte zbuluar asnje medikament qe mund ta sheroje kete semundje, me gjithe kerkimet e vazhdueshme. Per ata qe jane bartes, ekzistojne disa medikamente, te cilat permiresojne gjendjen e te semurit perkohesisht, por qe nuk kane vlera kuruese.

Femrat, ne rritje numri i te infektuarave

Numri i femrave bartese te virusit vdekjeprures, ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Ne vecanti, pas vitit 2000, HIV/AIDS u perhap me shpejtesi edhe te seksi i dobet. Nje fenomen i tille shpjegohet me faktin se ne pjesen me te madhe semundja eshte marre me ane te rrugeve seksuale. Ne kete menyre, bartesit fillestare (meshkujt ishin ata qe u bene bartes ne emigracion fillimisht), e percollen virusin edhe te bashkeshortet apo te dashurat e tyre. Numri i femrave te infektuara arrin ne masen 29,5 per qind te totalit. Nje perqindje e tille konsiderohet teper e larte, po te kemi parasysh faktin se deri ne vitin 2000, ato perbenin nje perqindje teper te ulet, pothuaj te paperfillshme ne krahasim me numrin e meshkujve. Gjate vitit te kaluar, 66 persona, bartes te virusit ishin femra. Per sa i perket rruges se transmetimit, rruga seksuale vazhdon te mbetet mbizoteruese, me 87 per qind te rasteve (heteroseksuale 77 per qind dhe homo-biseksuale 10 per qind). Ne 4 per qind te rasteve, infeksioni eshte transmetuar nepermjet gjakut, 4,7 ne menyre vertikale nga nena te femija dhe 1 per qind e kane marre virusin ne menyre intravenoze. Sipas te dhenave te marra nga vete te infektuarit, rreth 60 per qind e personave e kane marre infeksionin jashte vendit dhe 40 per qind brenda tij.

Me 1 dhjetor, qender e re ambulatore

Nje qender e re ambulatore do te jete ne dispozicion “non stop” per te infektuarit me HIV/AIDS, sa here qe te kene nevoje per t’u trajtuar. Nje gje e tille do te mundesohet pikerisht ne katin e pare te Spitalit Infektiv, ku 5 dhoma do te jene ne dispozicion te kesaj kategorie njerezish. Qendra e re ambulatore do te ngrihet ne saje te nje financimi nga Global Found, ne masen 80 mije dollare. Koordinatorja e pergjithshme e projektit, Elda Shara, ka deklaruar se eshte lene pikerisht data 1 dhjetor, dita boterore kunder semundjes, si koha e pershtatshme per inaugurimin e qendres per trajtimin e te semureve me HIV/AIDS. Sikurse mesohet, trajtimi i te prekurve me HIV/AIDS, do te kryhet permes vizitave, mjekimit, ndjekjes dhe kartelizimit te te gjithe pacienteve. Ne kete menyre, i gjithe informacioni per keta te semure do te perqendrohet, duke shmangur humbjen e historikut te trajtimit te te prekurve. Po ashtu, qendra e re do te ofroje edhe sherbimin e psikologut, qe do te ndihmoje ne keshillimin e pacienteve dhe do t’u jape asistence, duke pasur parasysh gjendjen e tyre psikologjike te rende, per shkak te karakterit te semundjes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora