E shtune, 27.04.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Papandreu dhe mesazhi për politikën shqiptare

E enjte, 15.11.2007, 08:01 PM


Papandreu dhe mesazhi për politikën shqiptare

Nga Albert Zholi
 

Albert zholi
Ditën e hënë (rezultati përfundimtar), pas dy muaj polemikash, deklaratash, hamendësish, debatesh, akuzash të ndërsjellta, lëvizje të pambarimta anekënd Greqisë, platformash, projektesh ambicioze, dhe pse në krye të Pasoku-t humbi dy herë zgjedhjet parlamentare, Jorgos Papandreu, i biri i thmeluesit të Pasok-ut, Andrea Papandreu, fitoi sërishmi postin e Kryetarit të partisë më të madhe opozitare ne Greqi (PASOK).
Shumëkush që ka ndjekur nga afër procesin parazgjedhor, dhe hulmutoi në këtë proces pa paragjykim, ndoshta do të kishte krijuar një bindje se edhe pse i rëndonte  mbi supe humbja e zgjedhjeve te fundit parlamentare, Jorgos Papandreu do të zgjidhej sërishmi lider i Pasok-ut për shumë arsye. Në radhë të parë ai ka krijuar një reputacion të padiskutueshëm në arenën ndërkombëtare si një politikan i kompletuar, i qetë,  i hapur, me vizion të gjerë,  njohës i mirë i politkës evropiane dhe asaj amerikane, i sinqertë dhe me shpirt demokrat, tolerant dhe popullor. Por ai shquhet dhe në një drejtim tjetër, që ndoshta nuk e ka asnjë udhëheqës tjetër i të gjithë partive të majta të BE-së, si nismëtar i të drejtave të plota të emigrantëve në zgjedhjet vendore dhe anatrësimin e tyre në partinë e majtë greke me të drejtë vote dhe zgjedhjeje. Ndoshta kjo e ka bërë atë udhëheqsin më reformator në politikën
 konservatore greke (pasi në Greqi një e dhjeta e popullsisë është përbërë nga emigrantët), si dhe shëmbullin më të spikatur në politikat evropiane për të drejtat e emigrantëve. Parë në këtë këndvështrim,  pjesmarrja e emigrantëve anëtarë të Pasok-ut në këto zgjedhje (shumica shqiptarë) ishte një ogur i mirë për të dhe një shans më shumë në rezultatin e përgjithshëm , aq më tepër kur shumë emigrantë janë anëtarë dhe të forumeve drejtuese të Pasok-ut, në seksione të vecanta që kanë lidhje me ta. Kjo aurorë parazgjedhore, përcolli natyrshëm atë (arsyet) që pjesmarrja në zgjedhje të ishte e jashtzakionshme, intersimi i anëtarëve të partisë i paparë ndonjëherë, kjo edhe si rezultat i një gare të fortë mes pretedentëve që gëzonin dhe gëzojnë reputacion në gjirin (anëtarët) e partisë më të madhe në vend. Duhet thënë se edhe vetë Greqia, ditën e diel (11.11.2007) ishte në
 ethe. Po kaq në “zjarrmi” dhe Kryeministri Karamanlis dhe partitë  e pozitës. Dukej se në Greqi do të zhvilloheshin sërishmi zgjedhje parlamentare. Kjo dhe për vetë faktin se, një procedurë e tillë zgjedhore po aplikohej për hetë të parë  në Greqi për zgjedhjen e Kryetarit të një partie. U pa një angazhim total i mediave, i strukturave të policisë si dhe anëtarëve të Pasok-ut. U flak tej indiferenca, pasi tashmë edhe vetë grekët duan një opozitë të fortë me një drejtues premtues. Dhe kjo kërkesë u pa në figurën e Jorgos Papandreu, i cili fitoi bindshëm. Por në fund të fundit, ajo që vlen për tu përmendur për politikën shqiptare ishte se, konkurentët edhe pse në procesin parazgjedhor e kishin kritikuar ashpër Papandreun, pas votimit shtrënguan duart me të, i uruan punë të mbarë  si dhe bashkpunim serioz dhe ndihmë konkrete për një parti të fortë dhe jo të përcarë.

Deklarata

Kryetari i rizgjedhur i Pasok-ut Jorgos Papandreu pas rezultatit të zgjedhjeve deklaroi: “Sot është dita e parë e një marrëveshjeje të re. U bë një hap i parë për ndërtimin e një sistemi të ri politik, larg influences së interesave të mëdha.”. Njëkohësisht ai foli për fitoren e Demokracisë, kundrejt atyre që duan një Pasok të vogël dhe të frikësuar, dhe theksoi se zgjedhja përsëri e tij si kryetar i partisë, angazhon atë personalisht, por edhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes.
Jorgos Papandreu bëri të qarte se ky rezultat i takon të gjithë votuesve dhe dita e sotme (11 nëntor) nuk është dita e fundit për një procedure të brendëshme partiake.
Ai falënderoi mijra vullnetarë për parpjekjen e tyre në mënyrë që procedura zgjedhore të zhvillohej normalisht dhe ftoi partitë e tjera të ndjekin shembullin e Pasok-ut.
Kryetari i Pasok-ut falënderoi dy kandidatët e tjerë Evangjelos Venizelos dhe Kosta Skandhalidhis që morën pjesë dhe kontribuan me mënyrën e tyre në procedurën zgjedhore. Në fund ai, deklaroi se brenda ditëve të ardhshme do të komunikojë vendimet e tij të para.
 
Pjesmarje e madhe e anëtarëve dhe miqve të Pasok-ut në zgjedhjet e datës 11 nëntor.

Në bazë të rezultateve zyrtare, nga 46 % e qendrave zgjedhore që njoftoi kryetari i Komisionit zgjedhor të Pasok-ut Jorgos Anomeritis, z.Jorgos Papandreu shënoi një fitore të madhe me 59,7%. Dy kandidatët e tjere z.Evangjelos Venizelos 34,02% dhe z.Kostas Skandhalidhis 6,13%.
Mbi 900.000 anëtarë dhe miq te Pasok-ut morrën pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Karakteristike e kësaj procedure zgjedhore ishte pjesmarrja e madhe e njerëzve, për shkak të së cilës u shtu edhe për dy orë procedura zgjedhore.
 
Urime dhe reagime për zgjedhjen e kryetarit të ri te Pasok-ut.
Kryeministri Kosta Karamanli uroi z.Papandreu për fitoren e tij, duke shprehur shpresën për një bashkëpunim më të ngushtë në cështjet e mëdha kombëtare.
Urime për rizgjedhjen e z.Papandreu si kryetari i Pasok-ut dërgoi edhe kryetari i Parlamentit Dhimitris Sjufas.
Ish kryeministri Kosta Simiti dhe Presidenti i Republikes Qipriote Tasos Papadhopulos komunikuan me z.Papandreu dhe i uruan suksese në detyreë e tij.
Në deklaratën e P.K.Greke theksohet, se punëtorët dhe shtresat popullore që votojnë Pasok-un, nuk mund të presin dicka të mirë dhe të re nga rizgjedhja e Jorgo Papandreut në postin e kryetarit të Pasok-ut.
Letër urimi i dërgoi kryetarit të Pasok-ut edhe kryetari i Koalicionit të së Majtës Radikale Alekos Alavanos, i cili  nga Stavrupoli i Selanikut  i propozoi z.Papandreu një veprimtari të përbashkët imediate në cështje, si Entet e Sigurimeve Sociale, mbrojtja e ndërmarjeve publike dhe heqja e funksionimit të shkollave të larta private.
 
Deklaratat e ish-kundërshtarëve për postin

Evangjelos Venizelos

Kandidati për postin e kryetarit të Pasok-ut Evangjelos Venizelos pas komunikimit të rezultatit deklaroi: “Përshëndes pjesmarrjen e madhe të njerëzve në procedurën zgjedhore. Të gjithë që morrën pjesë në këtë procedure dëshirojnë një Pasok kolektiv, institucional, demokratik dhe të organizuar”.
Uroj z.Papandreu që u zgjodh për herë të dytë si kryetar i partisë. Gjithashtu z.Venizelos tha se u krijua një rrymë e madhe dinamike, radikale, optimiste, pjesë e së cilës u shpreh edhe me kandidaturen e tij.
Duke përfunduar rikujtoi se rivali kryesor për Pasok-un është e djathta dhe qeveria e saj.
“Të gjithë që morrëm pjesë në procedurën zgjedhore kemi një objektiv të përbashkët, fitoren e Pasok-ut dhe për këtë do të përpiqemi të gjtihe së bashku”.
 
Kosta Skandalidhi

Kandidati tjetër për postin e kryetarit të Pasok-ut Kostas Skandhalidhis uroi z.Jorgos Papandreu për rizgjedhjen e tij në kryesinë e partisë dhe deklaroi: “Pjesmarrja masive e shtetasve tregon, se Pasok-u mund të organizohet përsëri dhe të shkojë përpara në periudhë krize”. Pasok-u ka një kryetar të fuqishëm partie, që mund të drejtojë partinë në fitore dhe përsëriti, se do të vazhdojë të bëjë atë, që kurdoherë bënte për Pasok-un, me objektiv fitoren e tij.Duke përfunduar z.Kostas Skandhalidhis theksoi se data 11 nëntor nuk është fundi i rrugës, por dita e parë e një epoke të re dhe falënderoi anetarët dhe miqtë e Pasok-ut që e nderuan me votën e tyre.

Dhe mesazhi

Shumë analistë kishin menduar se pas humbjes së zgjedhjeve, dhe polemikave të shumta mes tre rivalëve, Pasok-u pas këtyre zgjdhjeve të Kryetarit të ri,  do të dilte më i përcarë se kurrë dhe se opozita greke do të vlente shumë për të dëshiruar. Por në fakt ndodhi e kundërta. Ishin kundërshatërt e Papandreut ata që  i dhanë të parët ndihmën e tyre si dhe besimin për një parti me unitet për të arritur objektivat e së ardhmes . Këto zgjedhje sollën një frymë të re në gjithë spektrin e politikës greke, por në radhë të parë paraqitën përpara opinionit publik se interesat e partisë pas këtyre zgjedhjeve janë mbi ato personalet, dhe se procedurat zgjedhore u zhvilluan në mënyrën më demokratike, më të qytetëruar, pa patur asnjë kundërshti nga rivalët. Ky momnet ndoshta do të jetë dhe një mësim i mirë për politkën shqiptare që në raste të tilla zgjedhjesh, mbizotëron konfliktualiteti dhe interesat meskine. Por jo vetëm në politike.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora