| E enjte, 15.11.2007, 08:01 PM |
Papandreu dhe mesazhi për politikën shqiptare
Nga Albert Zholi
![]() |
Albert zholi |
Deklarata
Kryetari i rizgjedhur i Pasok-ut Jorgos Papandreu pas rezultatit të zgjedhjeve deklaroi: “Sot është dita e parë e një marrëveshjeje të re. U bë një hap i parë për ndërtimin e një sistemi të ri politik, larg influences së interesave të mëdha.”. Njëkohësisht ai foli për fitoren e Demokracisë, kundrejt atyre që duan një Pasok të vogël dhe të frikësuar, dhe theksoi se zgjedhja përsëri e tij si kryetar i partisë, angazhon atë personalisht, por edhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes.
Jorgos Papandreu bëri të qarte se ky rezultat i takon të gjithë votuesve dhe dita e sotme (11 nëntor) nuk është dita e fundit për një procedure të brendëshme partiake.
Ai falënderoi mijra vullnetarë për parpjekjen e tyre në mënyrë që procedura zgjedhore të zhvillohej normalisht dhe ftoi partitë e tjera të ndjekin shembullin e Pasok-ut.
Kryetari i Pasok-ut falënderoi dy kandidatët e tjerë Evangjelos Venizelos dhe Kosta Skandhalidhis që morën pjesë dhe kontribuan me mënyrën e tyre në procedurën zgjedhore. Në fund ai, deklaroi se brenda ditëve të ardhshme do të komunikojë vendimet e tij të para.
Pjesmarje e madhe e anëtarëve dhe miqve të Pasok-ut në zgjedhjet e datës 11 nëntor.
Në bazë të rezultateve zyrtare, nga 46 % e qendrave zgjedhore që njoftoi kryetari i Komisionit zgjedhor të Pasok-ut Jorgos Anomeritis, z.Jorgos Papandreu shënoi një fitore të madhe me 59,7%. Dy kandidatët e tjere z.Evangjelos Venizelos 34,02% dhe z.Kostas Skandhalidhis 6,13%.
Mbi 900.000 anëtarë dhe miq te Pasok-ut morrën pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Karakteristike e kësaj procedure zgjedhore ishte pjesmarrja e madhe e njerëzve, për shkak të së cilës u shtu edhe për dy orë procedura zgjedhore.
Urime dhe reagime për zgjedhjen e kryetarit të ri te Pasok-ut.
Kryeministri Kosta Karamanli uroi z.Papandreu për fitoren e tij, duke shprehur shpresën për një bashkëpunim më të ngushtë në cështjet e mëdha kombëtare.
Urime për rizgjedhjen e z.Papandreu si kryetari i Pasok-ut dërgoi edhe kryetari i Parlamentit Dhimitris Sjufas.
Ish kryeministri Kosta Simiti dhe Presidenti i Republikes Qipriote Tasos Papadhopulos komunikuan me z.Papandreu dhe i uruan suksese në detyreë e tij.
Në deklaratën e P.K.Greke theksohet, se punëtorët dhe shtresat popullore që votojnë Pasok-un, nuk mund të presin dicka të mirë dhe të re nga rizgjedhja e Jorgo Papandreut në postin e kryetarit të Pasok-ut.
Letër urimi i dërgoi kryetarit të Pasok-ut edhe kryetari i Koalicionit të së Majtës Radikale Alekos Alavanos, i cili nga Stavrupoli i Selanikut i propozoi z.Papandreu një veprimtari të përbashkët imediate në cështje, si Entet e Sigurimeve Sociale, mbrojtja e ndërmarjeve publike dhe heqja e funksionimit të shkollave të larta private.
Deklaratat e ish-kundërshtarëve për postin
Evangjelos Venizelos
Kandidati për postin e kryetarit të Pasok-ut Evangjelos Venizelos pas komunikimit të rezultatit deklaroi: “Përshëndes pjesmarrjen e madhe të njerëzve në procedurën zgjedhore. Të gjithë që morrën pjesë në këtë procedure dëshirojnë një Pasok kolektiv, institucional, demokratik dhe të organizuar”.
Uroj z.Papandreu që u zgjodh për herë të dytë si kryetar i partisë. Gjithashtu z.Venizelos tha se u krijua një rrymë e madhe dinamike, radikale, optimiste, pjesë e së cilës u shpreh edhe me kandidaturen e tij.
Duke përfunduar rikujtoi se rivali kryesor për Pasok-un është e djathta dhe qeveria e saj.
“Të gjithë që morrëm pjesë në procedurën zgjedhore kemi një objektiv të përbashkët, fitoren e Pasok-ut dhe për këtë do të përpiqemi të gjtihe së bashku”.
Kosta Skandalidhi
Kandidati tjetër për postin e kryetarit të Pasok-ut Kostas Skandhalidhis uroi z.Jorgos Papandreu për rizgjedhjen e tij në kryesinë e partisë dhe deklaroi: “Pjesmarrja masive e shtetasve tregon, se Pasok-u mund të organizohet përsëri dhe të shkojë përpara në periudhë krize”. Pasok-u ka një kryetar të fuqishëm partie, që mund të drejtojë partinë në fitore dhe përsëriti, se do të vazhdojë të bëjë atë, që kurdoherë bënte për Pasok-un, me objektiv fitoren e tij.Duke përfunduar z.Kostas Skandhalidhis theksoi se data 11 nëntor nuk është fundi i rrugës, por dita e parë e një epoke të re dhe falënderoi anetarët dhe miqtë e Pasok-ut që e nderuan me votën e tyre.
Dhe mesazhi
Shumë analistë kishin menduar se pas humbjes së zgjedhjeve, dhe polemikave të shumta mes tre rivalëve, Pasok-u pas këtyre zgjdhjeve të Kryetarit të ri, do të dilte më i përcarë se kurrë dhe se opozita greke do të vlente shumë për të dëshiruar. Por në fakt ndodhi e kundërta. Ishin kundërshatërt e Papandreut ata që i dhanë të parët ndihmën e tyre si dhe besimin për një parti me unitet për të arritur objektivat e së ardhmes . Këto zgjedhje sollën një frymë të re në gjithë spektrin e politikës greke, por në radhë të parë paraqitën përpara opinionit publik se interesat e partisë pas këtyre zgjedhjeve janë mbi ato personalet, dhe se procedurat zgjedhore u zhvilluan në mënyrën më demokratike, më të qytetëruar, pa patur asnjë kundërshti nga rivalët. Ky momnet ndoshta do të jetë dhe një mësim i mirë për politkën shqiptare që në raste të tilla zgjedhjesh, mbizotëron konfliktualiteti dhe interesat meskine. Por jo vetëm në politike.....