E diele, 15.12.2019, 06:16 AM (GMT)

Sporti » Sporti

Formula 1: Kimi Raikonen, kampioni i ri i botes

E hene, 22.10.2007, 06:51 PM


Nga Koha Jone

Ishte e shkruar, Kimi Raikonen eshte kampion bote, Ferrari rimerr titullin pas tre sezonesh. Verdikti i pabesueshem eshte vendosur ne Cmimin e Madh te Brazilit, qe ka mbyllur nje 2007-te te pabesueshme. Nje vit qe do te kujtohet per historine e spiunazhit McLaren-Ferrari, nxjerrjen e nje ylli te ri, Ljuis Hamiltoni dhe shpalljen kampion te finlandezit, qe ne vitin e pare te Ferrari.

I paarritshem Kimi Raikonen, ne pisten e “Interlagos”, qe e perfundoi ate perpara Filipe Mases, ku F2007 arriti te beje nje mbyllje dopiete, ku gjithcka u vendos vetem ne garen e fundit. Ne kete gare, Fernando Alonso e ka mbyllur me vendin e trete, Ljuis Hamiltoni vetem i gjashti, Kimi ua ka marre vetem nga nje pike e vetme.

Nje triumf i pabesueshem dhe i merituar per Ferrarin, qe fshin nje sezon plot helm mes rivaleve Marinelo-Eoking, qe fshin ate penalizim per McLarenin dhe jo per pilotet. Por mbi te gjitha fshin gabimet e shumta, ku Ferrari rrezikoi te “hidhte ne ere” kete titull. “Historia e Spiunazhit” e ka demtuar McLarenin, por edhe ne bokset e kokekuqes jane bere shume gabime, sidomos duke pare potencialin e F2007-es. Njerezit e Ferrarit kane besuar deri ne fund dhe u shperblyen.

Gara ka shkuar ashtu sic duhej per kokekuqen. Ferrari mori kreun me Masen dhe Kimin pas tij. Pas tyre Hamiltoni ka ndeshkuar veten, duke gabuar ne disa kthesa. Ljuisi hyri i gjashti, por iu desh te bente disa ndryshime te menjehershme. Pastaj makina e tij u pa ne vendin e 18-te dhe iu afrua shume vendit te peste. Fernando Alonso thuajse e kishte titullin ne dore, por pasi hyri ne bokse doli Kimi i pari, atehere gjithcka ndryshoi. Raikoneni shkoi ne kuoten e 110 pikeve dhe dy pilotet e McLarenit kishin nje pike me pak, 109. Me pak fjale kjo ishte e shkruar.

Raikonen: Ende nuk e besoj dot!

Nga Sport Ekspres

Kimi Raikonen nuk e beson ende: “Ishte nje rikuperim i pabesueshem. Nuk isha asnjehere i sigurt se do t’ia dilja mbane deri kur pashe te valevitej flamuri i shahut”, tha ai pas gares se Interlagosit. “Kisha thene se mund te arrinim te fitonim edhe titullin e piloteve pervec atij te konstruktoreve dhe per ta bere kete qendruam shume te bashkuar deri ne kilometrin e fundit. Megjithe problemet dhe ulje?ngritjet qe patem gjate ketij sezoni, e gjithe skuadra beri nje pune te pabesueshme”, vazhdoi me tej finlandezi. “Me duhet te pergezoj edhe Felipen me te cilin punuam, bashkepunuam dhe luftuam gjate gjithe ketij sezoni, pa krijuar asnjehere polemika me njeri?tjetrin. Por dua te bej edhe nje falenderim per sponsoret, qe na kane dhene nje mbeshtetje te madhe. Tani mund te festojme pa fund kete triumf, sepse e arritem me djerse”. “Gara e sotme ishte nje beteje e ashper me Masen, pasi nuk u shkeputem kurre nga njeri?tjetri, por duke mos luftuar bashke”, perfundoi Kimi. “Piloti per t’u mundur ishte Hemiltoni, ndaj vendosem te benim nje strategji skuadre. I zgjodhem mire tipet e gomave dhe mendoj se nuk mund te benim me shume se kaq, pasi gjithcka ishte perfekte. Ky titull eshte shperblimi i duhur pas gjithe punes qe kemi bere sivjet”.

Skeda e Kimi Raikonenit

Vendlindja: Espo, Finlande
Datelindja: 17 tetor 1979
Debutimi: Australi 2001
Gara: 122
Sezone: 7
Podiume: 48
Fitore: 15
Pole position: 14
Xhiro te shpejta: 25
Tituj: 1 (2007)

Masa: I lumtur per Kimin dhe gjithe Ferrarin!

Felipe Masa nuk e fitoi dot garen e tij te shtepise, por gezohet gjithsesi per titullin e fituar nga Raikoneni. Braziliani plotesoi dopieten e Ferrarit ne Interlagos, duke u renditur pas finlandezit. “Jam shume i lumtur per punen e skuadres”, tha Felipe. “Fatkeqesisht nuk mund te luftoja me per titullin e piloteve, por jam gjithsesi shume i lumtur per skuadren time. Kur pashe njerezit qe besuan dhe shpresuan se edhe une mund te behesha kampion bote, te festonin, u gezova pa mase”. Festa boterore u ndez ne Interlagos, ku Kimi kaloi ne fund Hemiltonin dhe Alonson. “Shpresoj qe ky nder te me takoje mua vitin e ardhshem, ndoshta pikerisht ketu ne Interlagos. Sivjet kryem nje pune te shkelqyer, dhe pse hasem disa veshtiresi. Ne disa caste edhe na kritikuan, por ne fund fituam kampionatin, duke lene pas shpine edhe historine e spiunazhit”, vazhdoi me tej Masa. “Kjo fitore eshte menyra me e mire per te shperblyer punen tone. Dita e sotme ishte fantastike per te gjithe. Jam hume i lumtur per Kimin. Do te kisha dashur te fitoja ne Brazil, por edhe keshtu nuk ndihem aspak i zhgenjyer, me vendin e dyte, sepse po feston Ferrari”.

Libri i Arte

2007 Raikonen Finlande Ferrari
2006 Alonso Spanje Reno
2005 Alonso Spanje Reno
2004 Shumaker Gjermani Ferrari
2003 Shumaker Gjermani Ferrari
2002 Shumaker Gjermani Ferrari
2001 Shumaker Gjermani Ferrari
2000 Shumaker Gjermani Ferrari
1999 Hakinen Finlande MekLaren
1998 Hakinen Finlande MekLaren
1997 Villnev Kanada Uilliams
1996 D.Hill Britani Uilliams
1995 Shumaker Gjermani Beneton
1994 Shumaker Gjermani Beneton
1993 Prost France Uilliams
1992 Mansell Britani Uilliams
1991 Sena Brazil MekLaren
1990 Sena Brazil MekLaren
1989 Prost France MekLaren
1988 Sena Brazil MekLaren
1987 Pike Brazil Uilliams
1986 Prost France MekLaren
1985 Prost France MekLaren
1984 Lauda Austri MekLaren
1983 Pike Brazil Brabham
1982 Rosberg Finlande Uilliams
1981 Pike Brazil Brabham
1980 Xhons Australi Uilliams
1979 Shekter Afrike J. Ferrari
1978 Andreti SHBA Lotus
1977 Lauda Austri Ferrari
1976 Hant Britani MekLaren
1975 Lauda Austri Ferrari
1974 Fitipaldi Brazil MekLaren
1973 Stjuart Britani Tirrell
1972 Fitipaldi Brazil Lotus
1971 Stjuart Britani Tirrell
1970 Rindt Austri Lotus
1969 Stjuart Britani Matra
1968 G.Hill Britani Lotus
1967 Hulme Zelande e Re Brabham
1966 Brabham Australi Brabham
1965 Klark Britani Lotus
1964 Surtes Britani Ferrari
1963 Klark Britani Lotus
1962 G.Hill Britani BRM
1961 F.Hill SHBA Ferrari
1960 Brabham Australi Kuper
1959 Brabham Australi Kuper
1958 Hauthorn Britani Ferrari
1957 Fnxhio Argjentine Maserati
1956 Fanxhio Argjentine Ferrari
1955 Fanxhio Argjentine Mercedes
1954 Fanxhio Argjentine Mercedes
1953 Askari Itali Ferrari
1952 Askari Itali Ferrari
1951 Fanxhio Argjentine Alfa Romeo
1950 Farina Itali Alfa Romeo



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT