Sport » Sporti
12-vjeçari shqiptar, kampion pingpongu në Greqi
E shtune, 18.08.2007, 09:24 PM
![]() |
Kostandin Koçi |
Ka lindur më 29 janar 1995, në Kavalla, nga prindër shqiptarë. Babai, Sokrati, është nga fshati Piqeras dhe nëna, Majlinda, nga Saranda. Filloi të luajë pingpong në moshën 8-vjeç, që i përket klasës së dytë, ose vitit 2003. Talentin e tij e zbuloi trajneri greko-çek Perikli Stavropulos, një nga pingpongistët e shquar çekë të para disa dhjetëvjeçarëve. Kanë kaluar thuajse 4 vjet, qysh nga dita e parë e nisjes së stërvitjes së rregullt me ekipet zinxhir të Kavallës, rajoni verior i Greqisë dhe sot, Kosta ka arshivuar titujt kampion i Greqisë së Veriut, me qendër në Selanik, si dhe në kampionatin e para të rinjve, zhvilluar në 19 maj në Athinë, ka zënë vendin e tretë në takimet individuale, vendet e dyta në çiftet djem dhe vendin e dytë në konkurrimin e përzier, çiftet djalë-vajzë. I pyetur për ëndrrën dhe dëshirën e tij, se deri ku duhet të arrijë si sportist, thotë se “dua të bëhem lojtar kampion, pjesëtar i skuadrës kombëtare të Greqisë dhe nëse do të më kërkojë Shqipëria ta përfaqësoj, do të kisha shumë dëshirë të vishja uniformën kuq e zi. Kjo është ëndrra ime”. Mësimet në shkollë i merr në gjuhën helene, por flet shumë mirë shqipen, gjë që e quan meritë të prindërve dhe vëllait më të rritur. Sot gjendet para “dilemës” të vazhdojë pingpongun, apo të hyjë në shkollën sportive, pasi e kanë kërkuar edhe skuadrat e para të rinjve në atletikë, basketboll, volejboll, ku premton për rezultate të nivelit të lartë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gazetaria sportive: lufta e humbur me cilësinë?
Mbas 27 vjetësh, Shqipëria ka një kampione të Evropës
Qerimaj: Do te vazhdoj sukseset!
Klicko, titull dhe hakmarrje me Brusterin!
Federer: Rekordin e Samprasit!
Heshtja që nderoi Hysni Bebeziqin e madh…
Prekja e botës, nga “rasti Kasaj” te “rasti Qerimaj”
Kreshnik Qato, kampioni që (zh)vishet nga gruaja
Sporti në Muzeumin e Komunizmit në Pragë
Enver Idrizi, shqiptari kampion...