E premte, 26.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Faleminderit

Pierre-Pandeli Simsia: Mësuesja e vlerësuar, ose Parashqevia e Beratit

E premte, 19.10.2007, 07:19 PM


Nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia
Shumica e njerezve qe e njohin e quajne mesuesja e nderuar, e respektuara, e vleresuara e qytetit te Beratit... Nje pjese e madhe njerezish e quajne edhe gruaja inteligjente, aktiviste e kudondodhur. Shumekush, qytetare te tjere nga qytete te ndryshme te Shqiperise qe kane punuar ne Berat, e kane njohur dhe pasi jane larguar nga ai qytet, vazhdojne ta therrasin me emrin Parashqevia e Beratit. Shumekush e njeh.... Sido qe te njihet, emeruesi i perbashket i njohjes per te eshte: "Gruaja inteligjente, mesuesja e nderuar dhe e respektuar;" Parashqevi Sahatciu (Salepi) Mesuesja e respektuar Parashqevi Sahatciu E kush nuk e njeh ne Berat dhe ne rrethet e tjere kete emer?! E kush nuk e nderon dhe e respekton ate grua inteligjente, te urte, me shpirt bujar dhe te bardhe si bora, mesuesen gojeembel dhe mjaft te pergatitur ne lendet e saja te specializuara Gjuhe-Letersi?! E kush nuk e njeh ne Berat traditat dhe kulturen e familjes se ndeuar beratase Salepi, ku ajo u lind, u rrit, u aresimua?! E kush nuk i njeh ne Berat traditat dhe kulturen e familjes se nderuar beratase Sahatciu, ku mesuese Parashqevia hyri nuse ne ate dere?! Edhe pse ne jeten e saj i ka kaluar te 70-tat, sot mesuesja e nderuar Parashqevia eshte e mbajtur, fisnike dhe e vleresuar nga qytetaret e saj beratas. Sa breza te tere nxenesish kane degjuar zerin e saj te embel ndersa ajo spjegonte oren e mesimit, lenden e Gjuhe-Leximit, Letersine?!
Sa njerez te ndryshem sot inteligjente, ministra, zv. ministra, deputete, mjeke, profesore, politikane, inxhiniere... kane pasur fatin e madh te ishin nxenes te mesues Parashqevise. Sa poete dhe shkrimtare kane dale nga qyteti i
kultures se lashte Beratit, ish nxenes te mesueses se nderuar Parashqevi Sahatciu?! Sa femije, sot burra e gra kane ndjere prekjen e duarve te saja kur ajo butesisht u ledhatonte koken edhe atehere kur ajo u jepte keshilla prinderore
per te ardhmen e tyre edhe kur ndonjeri nga ata vinin ne mesim te papergatitur?! Sa femije kane ndjere prekjen ledhatuese te duarve te saja edhe atehere, kur mesuesja i shihte me dhimbje femijet, nxenesit e saj ne mes te dimrit te vinin ne shkolle pa kepuce, me sandalet pa corape nga varferia familiare...
Sa mesues te shumte nuk degjuan nga goja e saj te bertiturat e drejtoreshes edhe atehere kur ajo drejtonte shkolla te ndryshme te qytetit?! Edhe pse per vite te tera punoi si drejtuese ne disa shkolla te ndryshme te qytetit,
perseri drejtoreshe Parashqevi Sahatciu mbeti ajo, e dashura, e urta, e sjelleshmja me nxenesit. Shume mesuese e kujtojne me respekt dhe nostalgji ish drejtoreshen e tyre, qe kurre nuk e ngriti zerin e saj edhe atehere ne mbledhjet e keshillit pedagogjik, te shfrytezonte postin e saj te drejtores. Sa dashuri, nostalgji, na jep ky emer i nderuar i mesuese Parashqevise ndersa e kujtojme me mall! Na kthen pas, shume vite te shkuara, atehere kur ne ishim nxenesit e saj dhe ajo me buzeqeshjen e saj te embel prej nene hynte ne klase dhe, pasi lexonte emrat perpara regjistrit te hapur, levizte mes bangave ku rrinin ulur nxenesit e saj, duke u prekur te gjitheve kokat me ngadale. Dhe ata, nxenesit e saj qe e donin shume, sikur cliroheshin nga ai makth, qe e kane te gjithe nxenesit para mesueses. E ndersa nostalgjia per mesuesen na con shume vite te shkuara ne rrime ulur ne bangat e klases, ne imagjinaten tone hyn mesuesja e nderuar Parashqevi Sahatciu. Malli dhe nostalgjia per mesuesen e nderuar nuk eshte vetem i nxenesve. Eshte ai mall i madh qe e ngacmon shpesh mesuesen e nderuar te kujtoje dhe te risjelle edhe ajo ne mendjen e saj shume emra nxenesish te moshave te ndryshme. Nuk ka me kenaqesi tjeter per mesuese Parashqevine, ndersa degjon nje ish nxenes te saj te jete sot minister, deputete, drejtor, poet, shkrimtar ... Dhe mesuesja e nderuar ndjehet me teper se e lumtur, kur ata, te gjithe ish nxenesit e saj edhe pse shume vite larguar, pa e pare shkojne dhe e takojne, perqafohen, shmallen me te, u dhurojne nje liber a krijime te tyre te ndryshme letrare, u dhurojne dashurine, vleresimin dhe respektin e madh qe rruajne akoma per te, kur kujtojne copeza te ndryshme nga jeta e larget shkollore. Malli madh, dashuria per mesuesen me kane ngacmuar edhe mua, ish nxenesin e saj. Gjate ketyre 16 viteve i larguar nga Shqiperia, gjithmone kur shkoja ne qytetin tim kisha nje deshire te madhe te takoja mesuesen time, Parashqevine; ta shihja nga afer, t'i flisja, te bisedoja, te shmallesha. Por fati nuk me kishte ndihmuar. Sa here qe shkoja nuk e gjeja atje. Ne veren e vitit te kaluar, mesova se mesuesja jone e mire kishte humbur njeriun e shtrenjte te jetes se saj, bashkeshortin dhe kishte shkuar ne Kanada tek djali i saj i vetem ku jeton dhe punon me familjen e tij. Me ikjen e saj ne Kanada mendova se nuk do ta takoja me. Menjehere me lindi nje ide, te cilen doja ta realizoja. Te shkoja, ta kerkoja e ta takoja vete ne Kanada, meqenese Nju
Jorku me Kanadane jane afer, shtete kufitare. Fati me ndihmoi Veren e ketij viti. Kur shkova kete Vere dhe mesova se mesuesja ndodhej ne qytetin tim. Menjehere formova numrin e telefonit te saj.... Gezimi ishte i papershkruar kur i degjova zerin e saj te embel, kur lame vendin dhe oren e takimit. "O cfare dite e lumtur eshte sot per mua..." degjoja te fliste mesuese Parashqevia dhe me syte e saj te perlotur, ndersa ne qendronim te perqafuar me njeri tjetrin ne takimin tone. Bashkeshortja ime, qe Ajo po e njihte dhe shihte per here te pare, nuk mund te mos bashkohej edhe ajo me veprimet tona, perlotjen. Mesuese Parashqevia dhe une P.Simsia Edhe pse mosha kishte bere te veten, mesuesja e nderuar vazhdonte te ishte fisnike. Nuk u besoja syve qe kisha prane njeriun e mire, mesuesen time te dashur, te paharuaren Parashqevi Sahatciu (Salepi)
Te ulur ne lokalin prane perkrenares se Skenderbeut i quajtur Haxhialiu, nuk shmalleshim dot me njeri tjetrin. Edhe pse rrinim ulur perballe ne tavoline, shpesh here mesuesja e nderuar cohej me kembe, me perqafonte, duke me lagur fytyren me lotet e saj."...Cfare dite e lumtur eshte sot per mua..." vazhdonte te fliste mesuesja. Folem e biseduam si nena me djalin me ore te tera. Biseda shkonte gjithandej, tek njerez dhe ngjarje te shumta qe kane lene emer dhe mbresa tek te gjithe. Kishte edhe ajo mall dhe nostalgji te kujtonte te shkuaren e saj si mesuese. Kishte edhe ajo mall te kujtonte ish nxenesit e saj...
Me cuditi kujtesa e madhe e mesuese se nderuar kur me fliste per disa emra njerezish, ish nxenes te saj, qe disa prej tyre jane banore te lagjes sime. Ata kane qene nxenes para 30-35 vjetesh dhe e nderuara Parashqevi Sahatciu i rruante ne kujtesen e saj disa prej tyre. Eshte me se normale qe nxenesve te shumte t'u kujtohen emrat e mesueseve te tyre, sepse ata, mesuesit jane nje, ndersa mesuesja te mbaje mend emrat e nxenesve te saj, kur ata jane te shumte, me qindra? Kjo eshte...! Kujtuam emra te shumte njerezish inteligjente qe mesuese Parashqevia kishte dijeni per ikjen e tyre jashte vendit. Kujtuam doktorin e nderuar te qytetit tone Namik Shehu dhe bashkeshorten e tij mesuese Engjellushen, mesuesin e Fizikes te nderuarin Mirko Haxhistasa dhe bashkeshorten e tij mjeke Teuten, mesuesen e nderuar Eleni Stefa, me pyeti per Skifter Kellicin. E kujtonte me mall kur zoti Kellici kishte punuar mesues ne Berat para 40 vjetesh dhe kishte banuar ne ndertesen e familjes Sahatciu, mbresat e mira qe ka lene ai ne ate qytet dhe tek ata njerez. Me pyeti per zonjen e nderuar Rozi Theohari, bashkeshortin e saj, doktorin e nderuar Viktor Theohari qe kane punuar e jetuar disa kohe ne Berat. Me pyeti per Julia Gjiken, ... Kur i thash se me te gjithe keta emra shkembej mesazhe, u gezua shume dhe ma la porosi t'i dergoja te falat e saja, dashurine dhe respektin qe ajo rruan per ata njerez te nderuar. Kur jemi nxenes edhe nuk i kuptojme mesuesit tane, por vjen nje moshe qe ata te kujtohen dhe vleresohen shume... Ndersa bisedonim me mesuese Parashqevine ne lokal hyjne tre burra. E pershendesin dhe njeri nga ata i afrohet dhe i hedh doren ne qafe duke i thene: "E nderuar qofsh perhere mesuese..." dhe pastaj na u drejtua neve, mua dhe bashkeshortes sime: "Te nderuar qofshi edhe ju qe jeni nen shoqerine e mesueses..." Ishte Eqeremi, ish shoku im i klases ne shkollen 8 vjecare. Ai nuk na njohu per momentin, ndersa une cohem ne kembe, i afrohem dhe e perqafoj me mallin e madh te ish shokut te klases... Kliente te tjere vazhdonin te hynin ne ate lokal te bukur prane shkembit te kalase dhe te gjithe drejtoheshin nga tavolina jone duke pershendetur mesuen e nderuar Parashqevine. E c'mund te ndjehet me teper se i lumtur njeriu, kur sheh mesuesen e tij, bashkeqytetaren qe e nderojne dhe e vleresojne bashkeqytetaret e saj. Nje tjeter burre hyn ne lokal; vjen drejt nesh e na pershendet. Perqafohet me mall me mesuesen, takohet me ne dhe ulet ne tavoline.
Une e njoha, ishte Orlando Ikonomi, ish trompisti profesionist i orkestres se Beratit. Edhe ai kishte ardhur nga Greqia me pushime. Dikush i kishte thene se e kishte pare mesuese Parashqevine te hynte ne ate lokal. Ashtu si ne edhe Orlando kishte nje mall, deshire, te takohej me gruan e nderuar mesuese Parashqevi Sahatciu dhe erdhi e takoi. O. Ikonomi, P. Sahatciu, P.Simsia Mesuesit, prinderit tane te dyte, nga natyra jane edhe te prekshem ne seder dhe ndjenje. Dhe kesaj nuk mund t'i shpetonte as mesuesja e nderuar Parashqevia. E shikonim te perlotur dhe shpesh cohej nga vendi ku rrinte ulur perballe nesh dhe here me perqafonte mua, here Orlandon, here bashkeshorten time me sy te perlotur. Sa mall ndjen njeriu ne caste te tilla prekese tek takohet me bashkeqytetaret e tij qe ka vite te tere pa i pare! Sa mall ndjejme te gjithe ne, kur takohemi me ish mesueset tane te nderuar qe, pervec dijeve dhe njohurive ne lendet mesimore, na kane dhene edhe dashurine per ta, ta rruajme brenda shpirtit tone, pavaresisht largesise se kohes. Ne bisede e siper me mesuese Parashqevine mesova se ajo disponon ne shtepine e saj qindra fotografi te ndryshme te vjetra me pamje nga Berati. Ato jane nje pasuri e madhe qe mesuese Parashqevi deshiron te mos i mbaje me ne shtepi,t'ia dorezoje shtetit shqiptar, t'i dorezoje ne duar te sigurta. Djali i saj i vetem jeton dhe punon ne Kanada bashke me familjen e tij. Duke e njohur karakterin e mesueses e pyes me druajtje, nese edhe ajo deshironte te jetonte ne Kanada pergjithmone prane te birit.
"Ndjehem shume e lumtur me familjen qe ka krijuar im bir" me thote. "Ne Kanada mund te shkoj si vizitore te shmallem me femijte e mi, por, per mua Kanadaja, Evropa dhe gjithe bota eshte Berati, Berati, Berati... "Ketu u linda nga familje beratase, u rrita, u martova, u plaka dhe ketu...." E kuptova c'donte te thoshte me heshtjen e saj. Dhe ketu dua te vdes e te varrosem... "Deshiroj dhe lus Zotin te krijohet nje mundesi se shpejti qe, cdo i ikur te kthehet perseri ne vendin tone, ne token tone, ne Shqiperi ..." - tha me ne fund mesuese Parashqevia Casti i ndarjes me mesuese Parashqevine ishte me i trishtueshem se casti i takimit. Nuk donim t'i hiqnim krahet e perqafimit nga njeri tjetri. Na puthte si femijet e saj e puthnim si nenen tone. Mundoheshim ta permbanim veten, por lotet na benin te pafuqishem. E ndersa une me bashkeshorten time u kthyem per te ecur drejt shtepise, pasi ecem disa hapa, degjova perseri zerin e saj te me therriste. Mesuesja kishte qendruar ne vend si e hutuar nga gezimi dhe e papritura e takimit tone. "Eja t'ju perqafoj edhe njehere...."na tha me duart e saja te hapura dhe me syte qe vazhdonin te buronin lote...
Takimi im pas kaq vjetesh me mesuesen e respektuar Parashqevi Sahatciu (Salepi) ishte edhe nje ngjarje tjeter e rendesishme per mua ne Veren e ketij viti, qe do te mbetet e paharuar ne kujtesen time... Nderimet e mija mesueses Parashqevi Sahatciu (Salepi) dhe gjithe atyre mesueseve te tjere, prinderit tane, qe punuan nje jete te tere me perkushtim, pasion dhe dashuri per edukimin tone ne shkolle...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora