E shtune, 27.04.2024, 01:10 AM (GMT+1)

Faleminderit

Pater Zefi

E hene, 15.10.2007, 01:41 PM


Nga Artan Lame

Kur u vura të shkruaj këto radhë u gjeta keq, se m‘u duk se po shkruaja për dikë që e kish të vështirë të më kuptonte siç po ja radhisja fjalët. Ndërrova mëndje dhe i dhashë karar që të përpiqem ta nderoj në të folmen e vet.

Po bahen dy javë që Pater Zef Pllumi, françeskani i pa frigun, ka lënë botën tonë dhe i ka shkue pran t‘Lumnushmit për të cilin u përndoq tan jetën. Në të gjitha komentet e kujtimet për të, që kan qen jo të paka gjith kto dit, m‘ka ra në sy qi i vehet randsi vojtjeve e kalvarit të nji jete të mundueme, duke lanë në harrim një anë tjetër po aq të randësishme të asaj egzistence. Pater Zef Pllumi kje veç të tjerash edhe i fundmi i etërve luftarakë të mesjetës, që besimin e përcillnin edhe me shpatë, se në botën e shpatës kishin jetue. Kje nji meshtar qi nga njana anë predikonte dashtunin mes njerzve, e nga ana tjetër nuk harronte kurrë se n‘Ungjill asht edhe parabola e përzanies së tregtarve prej Tempullit.

Jeta qi bani nuk e la me qenë ai qi në fakt qe. E filloi jetën tue pas kontakt me prifta të dijshëm qi kishin jetue në kohë të Osmanllis dhe manej jeta e tij u ngri në burg e në mundime. Kuer u kthye sërisht në jetën e lirë, u gjet në vitin 2000, mes priftash të huej qi vijin në Shqipni me hapun, kurse rrobaqepsish e qindismash. Kte koh ai nuk mundi e nuk deshi asnjiher me e kuptue a, ma mir me than, na se ndajm dot, nuk desh me e kuptue, apo desh t‘mbetej mes kujtimit të priftnave të rinis së vet.

Tregon Tan Shkreli. Në vjetin ‘94, kur qeveria deklaroi se do ndërhynte në zonat e ndërtimeve pa leje, malcorët e zbritun n‘ Bathore, shkojn me i marrë mend Pater Zefit. Ja shtrojn hallin Padres, e ky si i ndigjon ju kthen e i pvet:

- A keni ndokend t‘njoftun n‘Qeveri qi mund t‘ju bahet krah?
- Jo Pater. As kena rreth e askend.
- Po ndo ‘i pare, a po e keni për me e zgjidh?
- Çfar paresh more Pater. Na kena veç k‘to ksolla e teshat e trupit.
U menu e i kqyri Pater Zefi, e manej me za t‘ulët po u thot:
- Po gur, gurë a keni a? Duhet t‘mbroni jetën tuj e t‘fmive tash qi ata qi ju premtun tok e vend, ju dulën fjalet. Hikni tash, e mos m‘shtini në t‘keq.

Gjithkush e kujton si i shkoj pastaj filli punës n‘Bathore, ku ja mbathën policat kambve si kaproj.

Pater Zefi duhet pamë si nji prift trashendental, me të cilin koha nuk ka të bajë. Nuk merret vesht lehtë në cillin shekull ka fillue të jetojë, në cillin shekull ka predikue e asht mundue, e ca ma pak dihet se në cillin shekull ka me u zhdukë.

Shkon Pater Zefi n‘Padóv, me taku aksesorin e Kulturës n‘Bashki t‘atij qytetit (nji far soj nankryetari i Bashkis). N‘bised e sipri, e pvet ai:

- Shka do kishte dasht Pater Zefi për at ven?

- Shkolla afermendsh zotni. Kish me ken mir me i shkollu kta t‘rijt e Shqipnis ktu n‘Padóv.

- Për sa t‘rij kishe me dash bursa Pater Zef?

- Për të tan kish me ken mir. E mbasi ti s‘mundesh për të tan, m‘thuej ti për sa ke me mujt?

- M‘thuej ti Pater nji numër ma par?

- Un ta them, por kam frig se t‘lypi shum.

- Ani. Ti guxo m‘anej un t‘them shka mund t‘baj.

- Pasha t‘lumin Zot, dhet kishin me ken mir boll.

Aksesori limoj kryt i her, e gjegji:

- Mir Padre, shko e tash po ndihna.

E Padreja shkoj tuj menu se po e përcillshin. Kishte nigju qi jepshin ka nji ka dy, e aj lypi dhet. Kur kthej n‘Shkodër, mas do kohet erdh nji leter nga aksesori e mren m‘ të ishte njoftimi se qen sigurue t‘dhet bursat qi lypi, e jo vetëm për at vit por vit mas vitit.

A ju vijn në mend historinat e kohve të mesme, me fratën qi t‘ armatosun shkojn në kryqzata me përçue kudo fjalën e Zotit të tyne? Apo në kohna ma të reja, kur prifta e fretën merrshin pjes në beteja bashk me Skanderbegun, për me u mbrojt kundër Turkies? Apo kur udhtar të ndryshëm, shkruejn të ken gjet nëpër Malci fratën qi rrijn t‘armatosun, se veç kshtu i nderon gjindja e ashpër e maleve? Apo ma pran akoma në koh, kur armët e mirfillta nuk bajshin ma pun, e fretnit u vun me shkolla e libra për me ndihmue Përlindjen Shqyptare. Bash prej ktyne rrymave rridhte edhe Pater Zefi dhe prandej nuk u ndinte komod në kohët tona.

Vit mas vitit qahej Padreja n‘Qeveri e deri ke Pjetër Arbnori, si katolik, për punë të premjes t‘pyllit mesjetar n‘Rodon, qi kje pron e Kishës. Veç ai brez pylli kish pshtu prej spates. I qahej nji her edhe nji prelatit t‘ardhun prej Vatikani, e ky i fundit po e pvet se pse nuk bante denoncim n‘polici. Po i kthehet Pater Zefi, e i thot: "Me i kallxu n‘polici lum miku, po i marrin e po i arrestojn, e s‘ban me i shti n‘burg, se jan fshatar aq t‘vorfën sa kan me ju gëzu burgut, se do hajn n‘ buk t‘qeveris. Ma e mira kish me ken me ju pre bagtin, se kjo ju dhem se ju mesin fmit pa buk, po kush po e ban kte se". Prelati i Vatikanit s‘vazhdoj ma, i tmerrumun nga solusioni i Padres. Ma von, Pater Zefi e zgjidhi vet hallin, tue prish uren e drunit qi kalonte për t‘shku n‘pyll. Çdo prag dimni e prishte urën, e çdo prandver e ndreqte prap, për me lan besimtart qi fillojshin me shku pelegrinazh n‘kish t‘Rodonit. Për disa vjet pylli pshtoj, po ka tash sa vjet qi ura nuk prishet ma, e pylli po tretet prap.


Vjetin qi shkoj, e mora n‘nji intervistë Pater Zefin n‘shpi t‘vet për do ngjarje qi lidhen me Pavarsin Kombtare. Kur folshe me Padren e m‘fliste për Ismail Qemal begun a për Kontin Bertold, ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë, aq natyrshëm i delshin fjalët sa m‘u bante se ishte tuj fol për do shok t‘vet, e jo për njerz qi kan vdek tash 80 vjet. Ende kjo intervistë nuk asht dhan, po do transmetohet kët 28 nandor, me rasën e 95-vjetorit të Ditës së Flamurit.

S‘fundi ju tregoj nji ndodhi që po e shkruej pa leje t‘Shkrelit. Para tri vjetsh marr gruen e vajzen e nisem për sh‘na‘No t‘Laçit, ku me miq e dashamir të tjer, Pater Zefi do pagzonte fmin e Shkrelit. N‘nji or të caktueme ja mrrini me nji fuoristrad Padreja, e ma pas, me dy or vones, simas zakonit t‘vet të dreqit, ja mrrini edhe Shkreli me fmi. Fillon ceremonia qi e mbante Padreja tue lexu do shkrime t‘shejta, e qi un si bektashi nuk asht se kuptojshe me themel. Me qi prej vitesh i ishte randu shikimi, nuk ja mrrinte me i pa germat përveçse me nji lupë t‘madhe e të trash xhamit. U përkulte mbi libër, lexojte e manej çojte kokën e bashk me te, për forc zakonit, çonte edhe lupën. Kjo bante qi përtej lupës, t‘shifej nji sy i stermadh, si sy qiklopit, e dukej aq i frikshëm sa e bante me kja fmijën.

Kshu po du me e kujtu edhe un Padren. Jo si prift i shekullit t‘ri, qi ban veç foto me fmi dhe e përcjell besimin veç me butsi, por si nji prift i kohve t‘shkume qi gjindja e kan frig, por për gjindje t‘vet ai vet-sakrifikohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora