E merkure, 17.07.2019, 07:43 AM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Patriarku i ri me ide të vjetra

E hene, 01.02.2010, 11:00 PM


Patriarku i ri me ide të vjetra

Nga Valon Kurtishi

U zgjodh me shumë bujë dhe në traditën tipike orientale bizantine patriarku i ri i kishës ortodokse sërbe, Peshkopi Irinej nga Nishi. Kryepeshkopi i 45 me rradhë i kishës ortodokse u fronëzua në sallën e mbushur plot të Katedrales së “Shën Mihalit” në Beograd dhe me prezencën e paevitueshme të aleatëve e vëllezërve të kombit sërb e kishës sërbe, përfaqësuesve të kishave motra greke e ruse. Me këtë mori fund odiseada me këtë organizatë fetare pas vdekjes së ish patriarkut nacionalist Pavle, i cili në ditën kur u zgjodh kryepeshkop (3 dhjetor 1990) deklaroi se do të “Punojë me ndihmën e zotit në mbrojtjen e popullit tonë të sulmuar në këto ditë të rënda”. Dhjetorët  e viteve 90 ishin përkundrazi të lehtë për sërbët por shumë të rëndë për kroatët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët të cilët vuanin nën thundrën e pushtuesve të tyre sërbë.. Është interesant të paraqitet mendimi i elitave fetare sërbe i cili historikisht paraqet një amalgamë të çuditshme të fundamentalizmit fetar ortodoks, mosdurimit ndaj feve tjera, urejtjes ndaj katolicizmit roman, përzierjes në punët qartësisht shtetërore, unitarizmit sërbomadh e deri tek një nacionalizëm iracional në momente të caktuara kalon edhe në ekstrem. Gjithë kjo trashëgimi negative e kishës ortodokse sërbe ariti kulminacionin e vet gjatë agresioneve sërbe të viteve 90 nën udhëheqjen shpirtërore dhe përkrahjen morale të ish Patriarkut Pavle.

Se Patriarku i ri nuk sjell asgjë të re në mënyrën sesi kisha sërbe i vlerëson proceset shoqërore, u pa menjëherë sapo kreu i i ri i kishës ortodokse sërbe hapi gojën për të dhënë deklaratën e parë. Në këtë ai menjëherë i ringjalli stereotipet e vjetra në lidhje me botëkuptimin që ka kjo organizatë për veten dhe të tjerët që e rethojnë. Në traditën tipike sërbomadhe e greko-bizantine të keqpërdorimit të fesë për qëllime politike, patriarku shpalli se do të fronëzohet solemnisht në Kosovë e pikërisht në Deçan, “sepse atje është fronëzimi kryesor në fronin e Patriarkut Sërb”. Sa i takon Kosovës, patriarku deklaroi se “Kosmeti” u takon atyre dhe sa këtë tokë e kanë ujitur me gjakun sërb. Për të mos shkarë tmerësisht në ekstermizëm primitive dhe për të mos i ngjarë pikë për pikë çetnikizmit ultranacionalist shtoi sa për sy e faqe se, “edhe të tjerët jetojnë atje dhe Kosmeti u takon edhe atyre”. Pra siç duket qëndrimi i kishës sërbe sa i takon çështjes së Kosovës nuk do të ndyshojë asesi. Ai mbetet i njëjtë me qëndrimin zyrtar të qeverisë sërbe që nuk pranon në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës duke mbajtur qëndrimin konstant se “problemi i Kosovës është një proces politik dhe juridik në vazhdim”. 
Me vëtë faktin se shteti sërb nuk pranon pavarësinë e Koosvës dhe kisha sërbe e mbështet atë fuqishëm në këtë qëndrim, kisha në fjalë mbetet rrezik potencial për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Për më tepër kisha sërbe mbetet edhe burim frymëzimi për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak apo edhe gjenocid ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. 
Sipas “Politika” të Beogradit, kreu i kishës sërbe ka thënë se është detyrë e saj që ta përkrahë shtetin sërb në mbrojtje të territorit të vet si dhe pozita e tanishme e sërbëve të Kosovës është “tragjedia më e madhe në botën e sotme”. Ai gjithashtu nuk e pranon as pavarësinë e kishave respektive autoqefale të Malit të Zi dhe Maqedonisë duke e quajtur të parën thjesht një “bashkësi të vogël sërbe” kurse të dytën si një kishë motër me të cilën duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Me zgjidhje të përbashkët patriarku i ri sërb nënkupton shkrirjen e kishës maqedonase në atë sërbe, kurse atë malazeze as që e pranon si ndonjë organizatë të veçantë fetare.
Kryepeshkopi është përgjigjur edhe në një pyetje në lidhje me Kishën katolike dhe Bashkimit Europian, ku qëndrimet tradicionale anti-oksident të kishës ortodokse dalin në pah. Për vizitën e mundshme të papës nuk është ndërmarë asnjë hap konkret thotë ai, duke porositur popullin sërb se nuk ka nevojë të dorëzojë identitetin e vet historik dhe fenë e vet ortodokse për integrimet europiane të cilat procese bashkë me globalizmin “ai i kupton shumë mirë”.
Parë në përgjithësi, megjithë një lloj zbutje të tonit e detyruar kjo më tepër nga rethanat rajonale e ndërkombëtare sesa nga bindjet personale, qëndrimet e kryepeshkopit të ri sërb mbeten pengje të së kaluarës nacionaliste të kësaj “organizate” fetare. Ato nuk mund të dalin jashtë orbitës ekstremiste sërbe të gjykimit për të parë edhe nga këndvështrime tjera, që mund të mos jenë të nëjtat apo të ngjashme me botëkuptimet e tyre për kulturat dhe botën që i rrethon.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë kujdesshme në ditët në vazhdim në lidhje me solemnitetin e paralajmëruar në Manastirin e Deçanit. Ajo nuk duhet të bjerë asesi pre e provokimeve të ndryshme që do të përpiqen të organizojnë qarqe të caktuara shumë të fuqishme në Kosovë dhe reth saj. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga Patrirku Irinej, garanci të fuqishme që të mos ngatërojë çështjet formale të jurisdiksioneve kishtare me jurisdiksionet politike dhe administrative të shteteve të pavarura. Kjo pasi kishat ortodokse njihen për ngatëresa të qëllimshme të kësaj natyre duke vazhduar t’iu përmbahen qëllimisht emërtimeve të vjetra territoriale, të cilat mund të kenë implikime të rezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. 
Çështja në lidhje me përkatësinë politike të territorit të Kosovës ka marrë fund me shpalljen e pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008 dhe qendra e kryepeshkopit sërb nuk mund të jetë brenda në Kosovë. Kisha ortodokse sërbe i takon kombit e shtetit sërb dhe qendra e saj duhet të jetë brenda kufijve shtetërorë të Republikës së Sërbisë. Kjo duhet të jetë kështu edhe nga fakti i thjeshtë se kishat ortodokse organizohen dhe veprojnë në baza kombëtare dhe jo mbikombëtare siç është rasti me komunitetet katolike apo ato islamike sunni. Në kushtet ku gjendet sot Kosova, dhe duke pasur parasysh mungesën e njohjes zyrtare të pavarësisë së saj nga shteti sërb dhe kisha sërbe, qeveria e saj duhet të mbajë qëndrim të fuqishëm dhe të pandryshueshëm në lidhje më të gjitha çështjet territoriale dhe kishtare që paraqet subjekti në fjalë, duke përfshirë edhe çështjen shumë të ndjeshme të fronëzimit të kryepeshkopit në Manastirin e Deçanit. Është shumë e vërtetë se ky Manastir ka qenë në periudha të ndryshme kohore qendër e kishës sërbe. Por kohërat dhe pushtetet ndryshojnë e me të ndryshojnë edhe qendrat dhe jurisdiksionet mbi ato zona. Sot, si Deçani ashtu edhe Peja janë pjesë përbërëse e shtetit të Kosovës. Shteti duhet në mënyrë të pavarur dhe pa presione të vendosë në do ti japë leje kryepeshkopit apo jo. Këtu qeveria Thaçi duhet të kërkojë garanci të fuqishme nga Patriarku i ri Irinej në lidhje me qëllimet dhe objektivat e tij në lidhje me Kosovën. Pa garanci të tilla si dhe pa një marrëveshje konkrete të nënshkruar dhe ratifikuar nga dy vendet, e cila do të zbardhte përfundimisht çështjet e jursdiksionit kishtar dhe shtetëror nuk është e pranueshme ardhja dhe fronëzimi i tij në Kosovë. Ka ardhur koha që shteti i Kosovës të mbajë qëndrim në lidhje me problemin e quajtur “kishë ortodokse sërbe në Kosovë”.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT