E premte, 03.07.2020, 09:40 PM (GMT+1)

Editorial

Nehat Jahiu: Kush i nënçmon dhe nën hijen e kujt kanë mbetur…?!

E marte, 22.12.2009, 11:00 PM


KUSH I NËNÇMON DHE NËN HIJEN E KUJT KANË MBETUR…?!

Nga Nehat Jahiu

Një numër i madh hoxhallarësh, patriotësh në thonjëza, po edhe ca kuaziintelektualësh që sot po na eksponohen para popullit dhe në mjetet e informimit dhe na shesin gogla për dushk dhe rrahin gjoks dhe kinse shkrihen dhe treten për vendlindjen e tyre, për atdheun e tyre, për popullin e tyre, për liri, për…, për…?! A thua vallë kanë harruar se kur vendlindja e tyre digjej në flakë gjatë luftës së vitit 2001, ku na ishin këta “patriota” të mëdhenj që sot na krokasin si gjeli në maje të plehut…!?
A thua vallë ku na ishin këta “patriota” në kohën e luftës?! Jo, jo që nuk ishin në mesin e popullit që shumë na e “deshën” para luftës dhe aq më shumë na e duan edhe sot. Ikën…! Ikën…! larg e më larg…! Ikën vet…! Ikën edhe me familjet e tyre…! Ia kthyen shpinën vendlindjes…!  Atdheut…!Popullit…! Ia kthyen shpinën djemve dhe vajzave më të dashura të kombit…! Atyre që kishin veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare   dhe që qëndronin trimërisht dhe sypatrembur në vijat e frontit dhe ishin të gatshëm që në çdo çast të derdhnin gjakun e tyre të njomë dhe të flijonin jetën e tyre mu në lulen e rinisë,pa e kursyer fare për vendlindje…,për atdhe…,për liri… ,për…! E çfarë të themi sot pas ca vitesh për disa “patriota”  dhe “intelektual”  të vetshpallur dhe që po na shtohen dita-ditës si këpurdhat pas shiut…!  Në kohën më të vështirë  këta “patriot” ,jo që nuk ishin në mesin e popullit,por disa prej tyre me mish e me shpirt ishin munduar që ta deskriditojnë, ta çvlerësojnë e çfarë jo,  tjetër luftën e drejtë  të UÇK-së dhe djemtë dhe vashat e saj. Parashtrohen edhe shumë e shumë pyetje tjera… Ku na ishin vallë disa “intelektual” me profesione të ndryshme…!? Ku ishin ca doktor shkencash, krijues letrar, artist…, arsimtarë, profesor, mjek, hoxhallarë, e shumë e shumë…,e shumë të tjerë…! Ku ishim shumë prej nesh arsimtarëve që nxënësve tanë me orë të tëra u kishim shpjeguar për patriotizëm …,e në kohën më të vështirë nxënësit tanë i lamë të vetmuar në vendlindjet tona… dhe në vijat e frontit për të na i mbrojtur vendlindjet tona,atdheun…, pragun e shtëpisë…,shkollat…, dhe… Ku na ishin dhe ku na mbetën ca hoxhallarë  që gjatë ligjeratave të tyre nëpër xhami…,oda ndejesh dhe… kur para luftës  i preferonin xhematit të tyre se si duhet luftuar për ta mbrojtur dhe si duhet vdekur për vatan… dhe… Po ku na ishin vallë jo numër i vogël atyre që të vdisnin të parët për vatan…,të binin dëshmorë (shehid) për atdhe e për iman….Po, po …,ata ishin  të parët që ikën nga vatani dhe i lanë të mbyllura  nën dry edhe xhamitë, ndërsa xhematit të tyre i thanë lamtumirë duke ia mbathur larg e më larg vendlindjes së tyre ,atdheut dhe popullit… që pas mbarimit të luftës  përsëri të kthehen dhe pa një pikë turpi përsëri disa prej tyre të  përmendin edhe sot vatanin , popullin, lirinë.,kombin, e çfare jo tjetër…Po ku na ishin edhe ca mjek që sot na shesin patriotizëm e kur duhej shëruar plagët e bijve dhe bijave më të dashur të kombit që derdhnin gjakun në vijat e frontit…,ku ishin ca mjek patriota të sotëm…,ku ishin…!?  Ju lumtë dhe Zoti i bekoftë ata që i dolën zot atdheut të tyre dhe ia falën gjakun gjymtyrat dhe jetën e tyre.  Mjerë ata që asnjëherë  dhe me asgjë nuk i shërbyen  popullit dhe atdheut as me pushke e as me penë...!Por, ajo që është edhe më e keqja  dhe absurd mbi absurdin  dhe që nuk kanë as një fije turpi  dhe dalin para popullit dhe në mënyra më të ndryshme  mundohen që të kenë ndikim tek populli  dhe përsëri pa pikën e turpit  mbajnë përsëri ligjërata nëpër tubime të ndryshme…! Disa shkojnë edhe aq larg përsëri që na merren edhe me analiza, na paraqiten me shkrime pompoze dhe me diskutime patriotike…! Derdhin lotë  krokodili për të drejtat e shqiptarëve, për ish luftëtatarët, invalidët e luftës, dëshmorët e kombit, familjet e tyre dhe…!
Sëpaku mos më shumë,mu në këtë kohë më të vështirë të gjendeshim pranë popullatës, për asgjë tjetër,por sëpaku  prania jonë në mesin e tyre do ishte një kontribut dhe një kurajo dhe mbështetje morale për popullin dhe luftetarët e lirisë… A thua vallë ku  ishin ata të zgjedhurit e popullit që nëpër tubime  nxirrnin zjarr prej goje duke shitur patriotizëm para masës popullore dhe duke ua kërkuar votën derë më derë në emër të patriotizmit  dhe betoheshin se gjithmonë  do të jenë në mesin e tyre…!? A thua vallë ku na ishin dhe kun na mbetën  kur predhat e granatave,bombat…,plumbat…, zjarri…,flaka…,digjte popullin e tyre…!Ku e kishin lenç…!? Ku e kishin harruar valle…?!  E, sot përsëri disa të njejtit dalin  dhe i shesin mu këtij populli gogla për dushk…dhe ua kërkojnë përsëri votat…Çfarë të themi…!? Absurd ,mbi absurdin…!?! Ajo që ishte dhe mbeti një gjë që quhet “Kafshatë që nuk kapërdihet”, që disa prej tyre me mish e me shpirt  u munduan dhe dëshironin që ta turpronin , ta degradonin dhe ta minimizonin tejmase dhe pa një pikë turpi në sy luftën e drejtë të bijve dhe bijave dhe sakrificën e popullit dhe në mënyrën më mizore  shkelnin dhe sot shkelin mbi varret e dëshmorëve të lirisë…, mbi gjakun e tyre…,mbi gjymtyrat e invalidve…,mbi ndjenjat, dhembjet, moralin dhe krenarinë e familjeve të tyre… Dhe gjithë këtë e bëjnë  me një qëllim të paramenduar për ikjen e tyre që bërën gjatë luftës…,këta individ të paskrupullt  shkojnë edhe aq larg sa që me mënyrat më të fëlliqura  mundohen ta etiketojnë dhe ta zhvlersojnë luftën e viti 2001-shit dhe luftëtarët e saj duke i quajtur hajdut…,analfabeta…, e çfarë jo tjetër…!? Ku jemi sot…?! Ku jemi…!?  Mos vallë kemi harruar…!? Kur i mëshonim gjoksit dhe krenoheshim me këta luftëtarë të lirisë kur luftonin në pikat e tyre të vdekjes…! E sot ,çpo ndodhë…!? Përsëri i shajmë…!? I nënçmojmç…! I kemi lënë anësh…!? I kemi harruar…!? I kemi çvlerësuar…! I kemi lënë në mëshirën e Zotit…! I kemi lënë në mungesë të kafshatës së bukës…!?  Me skamje dhe vuajtje të paskajshme individuale dhe familjare…!?  Ideali patriotik dhe atdhetar i luftëtarëve të lirisë…?! I atyre që lanë gjymtyrat në fushëbeteja…,gjaku i derdhur…,dhe jeta e dëshmorëve ishin dhe  mbetën gjithnjë krenaria kombëtare e një populli dhe e një historie të tij…! A thua vallë çfarë duhet thënë për ata që ikën kur vendlindja,atdheu, populli i tyre digjej flakë e bëhej shkrumë e hi…! Ku ishte dhe ku ishte dhe ku na mbeti ideali i tyre…!? Ku…?! Ku…?! Në funksione…!? Në kolltuqe…!? Në…!/ Në…!?  Ideali i tyre ishte dhe mbeti: Që dikush të burgoset…! Të vuj nëpër kazamate…!Të kalbet…! Dikush të luftoj dhe të vdes…!...Dhe most a shijoj lirinë…! Për të cilën dha djersën…,gjakun…,gjymtyrat…dhe të vuaj për një kafshatë buke…?! O Zot mëshirona…! Të lutemi, o Zot…! Çfarë të themi edhe për ca  “komandanta të vetshpallur”…?! Që na derdhin lotë krokodili për luftën e UÇK-së ,luftëtarët e saj,për invalidët e luftës, dëshmorët e kombit…! Dhe…!? Po çfarë të themi edhe për ca dezertera  të luftës..?!  Që ,sot treten e shkrihen për popull…,për atdhe…,për patriotizëm…,për…!? Për…!?  Kush shkeli…!? Kush po shkel…!? Mbi varret dhe gjakun e e më të dashurëve të kombit…!?Të atdheut…!? Të lirisë…!? Historisë…! ? Dhe…!? Kush po pasurohet në emër të tyre…!? Kush…! ?Kush…!?  Deri kur vallë duhet mbyllur sytë…!?  …Dhe mos të ngrisim zërin  dhe njëherë e përgjithmonë  të ju themi STOP…! Ca  hajnave…! Hajdutve…! Karrieristave…! Matrapazve…! Laperave…! Servilave…! Puthadorëve…! Dyftyrësheve…! Korruptuesve…! Profiterave…!  Dhe…! Që në emër të poppullit…! Në emër të atdheut…! Në emër të patriotizmit…! Në emër të lirisë…! Në emër të  luftëtarëve…! Në emër të invalidve…! Në emër të dëshmorëve…! Në emër të familjeve të tyre…! Në emër të gjakut…! Në emër të…! Në emer të historiesë…! Në emër të…! Mbushin xhepat e tyre…! Përçajnë popullin…! Përçjnë ish luftëtarët…! Përçajnë…! Dhe vetëm përçajnë…! Për interesat e tyre personale ,familjare dhe grupore…! A thua vallë meriton ky popull…! Populli i sakrificës…! Që të udhëhiqet nga ca individ analfabetësh,korruptues,servileësh, bixhozxhinj, pseudointelektual, e çfarë jot jetër…! Që na përfaqësojnë që nga baza e gjer në instancat më të larta institucionale…! A thua vallë ky popull sot nuk ka dhe nuk posedon kuadro të mirëfillta me plotë kuptimin e fjalës intelektual dhe ate të moshave të ndryshme…! Të rinj, të reja…studentë dhe studente…të daluar të lëmive të ndryshme…,intelektual dhe profesionistë të mirëfilltë…,të moralshëm dhe të ndershëm në çdo aspekt… Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara…! Kush i nënçmon dhe i ka lënë dhe i lenë në rrugë ish luftëtarët e lirisë…!? Invalidët…!? Kush nuk perkujdesët për ata dhe familjet e dëshmorëve…!? Të vuajnë për një kafshatë buke…! ?E meritojnë këtë…!? Arsyetohemi…!? Nën hijen e kujt kanë mbetur…!? Kush i nënçmon dhe nën hijen e kujt kanë mbetur dhe janë mbuluar atdhetarët e vërtet të kohërve të ndryshme dhe gjer në këtë të luftës së UÇK-së…!? Kush i nënçmon dhe nën hijen e kujt kanë mbetur sot intelektualët e mirëfilltë dhe të vërtet të kombit…!? Kush i nënçmon rinitarët dhe rinitaret e mirëfilltë dhe të vërtet që janë ardhmëria e një populli dhe nën hijen e kujt kanë mbetur ata…!?
Kush i  nënçmon dhe nën hijën e kujt kanë mbetur njerëzit e moralshëm,të ndershëm dhe besnik të popullit….!?


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora