Editorial
Ramiz Dërmaku: Kur do të bëhet zyrtarizimi i shkollës shqipe në diasporë?
E diele, 13.12.2009, 10:55 PM

Nga Ramiz Dërmaku
Aktivistët, arsimdashësit e intelektualët tanë në diasporë posë orvatjeve titanike qe bënë për ndihmimin dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, ata u angazhuan edhe për hapjen dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe si dhe mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë nga asimilimi. Nuk është mjaftueshme që fëmijët tanë të dijnë se janë shqiptarë, por ata duhet pasuruar me dituri nga gjuha amtare, historia, gjeografia kombëtare, arti, kultura dhe tradita jonë e pasur. Fëmijët gjatë vijimit të mësimit plotësues në shkollën shqipe frymëzohen me atdhe dashuri paisen me njohuri të reja të cilat do t'ua lehtësojnë rrugën e angazhimit të tyre për çështjen madhore kombëtare. Prindërit e fëmijëve në mërgim nuk mund të thonë se e kanë kryer obligimin moral e kombëtar vetëm me dërgimin e fëmijëve në shkollën plotësuese shqipe (nëse ka), por ata duhet të angazhohen maksimalisht në ndihmimin e kryerjes së detyrave dhe mësimin e tërë asaj që mësohet në shkollë plotësuese shqipe. Faktorët kryesorë të cilët luajnë rol vendimtar në përvetsimin e mësimit tek nxënësi janë; Prindi, nxënësi dhe arsimtari. Koperimi i këtyre 3 -faktorëve në mes vehte shtonë efikasitetin në mësim na thotë mësuesi Lekë Preçi. Eshtë i gabueshëm mendimi i ca prindërve se vijimi i mësimit plotësues në shkollën shqipe, pengon nxënësin në shkollën gjermane. Eshtë i gabueshëm mendimi i ca prindërve se në mërgim janë përkohsisht dhe nuk i kushtojnë rëndësi të madhe mësimit të gjuhës shqipe, nga shkaku se së shpejti do të kthehen në Kosovë. Mirpo, siq po shihet në praktikë ata qëndruan dekada të tëra në mërgim dhe pasojat për fëmijët e tyre janë shumë të mëdha.Gjatë vizitave që ua kamë bërë ca familjeve shqiptare në lokalitetin ku jetoj kam hasur fëmijë të cilët shumë më mirë komunikojnë në gjuhën gjermane se sa në gjuhën shqipe . Disa e flasin një shqipe jo të pastër pra të mbushur me fjalë të huaja. Një grup tjetër i fëmijëve e flasin më bukur gjuhën shqipe, por kur ne i pyesim, se a dijn të shkruajn e lexojn në gjuhën shqipe.., (disa më të rritur) skuqen në fytyrë e thonë JO. Po t'i pyesish se me kend kufizohet Kosova, apo cili është kryeqyteti i Kosovës.., etj, ata heshtin ulin kokën dhe menxi shqiptojnë fjalën jo. Sot shtrohet pyetja ? Kush duhet të jep logari për këtë. Pa u hamendur duhet të themi se prindërit e tyre të cilë nji ditë do të akuzohen nga fëmijët e vetë. Themelet e shëndosha tek fëmiu hidhen heret me edukatën familjare e shkollore në forma të organizuara thotë mësuesi Lekë Preçi. Shkalla e zhvillimit dhe e forcimit të kulturës kombëtare është treguesi më i mirë për ecjen ose ngecjen drejt qytetërimit që synon të arrij çdo popull. Eshtë gabim mendimi i disa prindërve se fëmijët e tyre më lehtë do të integrohen në shtetin ku jetojnë (qytetërimin europian) duke mësuar vetëm në shkollat gjermane, duke mos mësuar e ruajtur asgjë nga kultura, trashigimia, historia e gjeni shqiptar ! Eshtë i mjerë ai prind i cili mendon se fëmiu i tij më leht dhe më shpejt integrohet në qytetërimin bashkëkohor duke e lënë identitetin e vet. Ponjashtu jan të mashtruar edhe ata prind që nuk angazhohen për hapjen e shkollës plotëuese shqipe dhe dërgimin e fëmijëve në te, duke menduar se një herë në javë nuk mund të mësojnë fëmijët e tyre gjuhën dhe shkrim leximin.
Eshtë koha e fundit që të gjithë ne mërgimtarët, aktivistët, intelektualët, arsimdashësit të angazhohemi për hapjen e shkollës plotësuese shqipe por edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë. Eshtë për çdo gjykim fakti se shumë prind, jo që nuk angazhohen për hapjen e shkollës plotësuese shqipe në diaspor, por edhe nëse ajo funksionon nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në te. Duhet ta dijnë të gjithë ata prind që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe, se kanë bërë një krim të madhë në cenimin e të drejtës njerëzore dhe etike të fëmijëve për të mësuar gjuhën e vet amtare. Në rrethin e Ravensburgut, jo që nuk funksionon shkolla plotësuese shqipe por askush nga prindërit e fëmijëve nuk bisedon për këtë. Për shumë prind më mirë është që çdo fund jave t'i harxhojnë s'paku nga 100 - euro nepër lokale të ndryshme; kafe, lojëra të fatit, bingo, muzik tallava, etj.., se sa ta paguajn një mësues nga 50 - euro në muaj. Duke pasur parasysh se sot një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në mërgim , ku i ka hedhur "fati" dhe halli, ëshë e domosdoshme që Ministria ae Arësimit Shkencë dhe Teknologjisë - MASHT-së, mësimit plotësues në diasporë t'i kushtoj rëndësi më të madhe. MASHT-i, në sektorin e vetë patjetër duhet të ketë edhe sektorin e hapjes së shkollave plotësuese shqipe në diasporë si dhe zyrtarizimin e tyre. Detyr tjetër e MASHT-it është që nxënësve në diasporë tua sigurojë tekstet dhe planprogramet mësimore. MASHT-i në marëveshje me shtetet ku jetojnë shqiptarët duhet sa më parë ta zyrtarizoj shkollën plotësuese shqipe dhe t'i stimuloj arsimtarët për punën qe bëjnë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhafer Leci: Pengesat dhe anashkalimi i mërgimtarëve për të votuar nga diaspora...!
Dibran Demaku: A po hyn Kosova në dimrin e madh politik?!
Ramiz Dërmaku: Njohja me realitetin e ndihmon çështjen kombëtare
Agim Vuniqi: Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare
Engjëll Koliqi: Shqiptarë, ta ndërtojmë të plotë Shqipërinë
Skender Korça: Një tundim gjithë segmental në Kosovë
Ndue Ukaj: Para ligjit
Engjëll Koliqi: Kur do e shohim dhe do e njohim shqiptarizmën?!
Shaban Peraj: Letër e hapur dy Kryeministrave
Agim Vuniqi: 28 nëntori, Vidovdani..., cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?
Femi Cakolli: Si dhe pse u bëra i krishter
Sabile Keçmezi-Basha: Llogaridhënia
Ndue Ukaj: Kush është fituese reale e zgjedhjeve
Hysen Ibrahimi: Në mungesë të Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova
Enver Bytyçi: Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"
Baki Ymeri: Krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë
Valon Kurtishi: 28 nëntori - dita e shtetësisë shqiptare
Dibran Demaku: Mungesa e Atdheut
Eshref Ymeri: Daullet e shpuara të Kremlinit