E enjte, 28.03.2024, 05:33 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kush është fituese reale e zgjedhjeve

E shtune, 28.11.2009, 06:59 PM


Kush është fituese reale e zgjedhjeve

Nga Ndue Ukaj

Gjitha partitë politike serioze në vend, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 15 nëntorit,  ngarendën të shpallin vetën fituese të këtyre zgjedhjeve. Më të zëshme ishin prapëseprapë LDK-ja dhe PDK-ja, dy partitë zotëruese në vend.  Mirëpo, realiteti politik, i cili u krijua dhe si i tillë u shpërfaq pas këtyre zgjedhjeve, flet për diçka tjetër. Nëse do të duhej të kërkohej një fitues i këtyre zgjedhjeve, fituesi më i fuqishëm mbetet AAK-ja e Ramush Haradinajt. Kjo parti, përmes një fushatë të fuqishme politike, me një lidership të fuqishëm dhe konsekuent, doli të jetë alternativa e vetme opozitare në Kosovë, në vendin në të cilin fenomenet degraduese nuk kanë të ndalur, në vendin në të cilin degradimet politike thellohen çdo ditë e më shumë. Pikërisht këtë element, elektorati i Kosovës e miratoj dhe e shpërbleu. Mirëpo, nga ky dimension nuk do të duhej përjashtuar edhe Isa Musfatën e LDK-së, i cili, realisht, në saje të një fushate tejet të sofistikuar dhe opozitare, ngjalli elektoratin e heshtur të LDK-së dhe triumfoi kundruall partive tjera, madje me një lehtësi të pa imagjinueshme. Në fakt, fitorja e Isës dhe rritja e fuqishme AAK-së, janë dy sinjalet më të fuqishme të këtyre zgjedhjeve, të cilat lënë shumë dilema të hapura për Kosovën e pas zgjedhjeve dhe të transformimeve, të cilat do të mund të ndodhin në dy vitet e ardhshme.

Madje, po të analizohen në shumë aspekte, pikërisht këto dy elemente, janë një sinjifikativ i fuqishëm se skena politike në vend shpejt mund të përjetoi rikonfigurime të mëdha, pa marrë parasysh dëshirat e subjekteve të caktuara politike në vend.

Fitorja e Isës për kreun e kryeqytetit dhe diskursi politik i qartë që e karakterizoi fushatën e tij, le të nënkuptohet  se brenda LDK-së mund të pëlcasin shumë shpejt ambiciet për kreun e partisë, së këndejmi edhe pretendimet për të marr primatin në Kosovë. Zotimet më të sigurta për të kthyer këtë primat, sot nga elektorati i heshtur i LDK-së shihen tek Isa Mustafa. Tanimë nga shumë zëra serioz, është bërë e kuptueshme se për të kthyer namin e dikurshëm dhe për të marr primatin, LDK nuk mund të ecën kështu në pozicionin tejet delikatë që ka, qëndrimin brenda një koalicioni qeveritar, të cilin elektorati i saj e refuzon fuqishëm. Prandaj, kjo sipas shumë gjasave mund të ndodh vetëm me kalimin e kësaj partie në opozitë, gjë për të cilën do të mund të angazhohej pjesa e mbështetësve të Isës, që realisht mund të jetë shumë shpejt predominante në parti.

Fitorja e Isës, me një lehtësi të pa imagjinuar, nuk është aq rezultat i fushatës negative dhe denigurse të Astrit Saliut, siç është interpretuar, sa rezultat i shpirtit të tij opozitar, që la të nënkuptohet se brenda kësaj partie janë ngritur realisht zërat që pretendojnë rikthimin prestigjit LDK. Vetëm kështu dhe duke ndjekur një vije politike të tillë, kjo parti me nam, mund të marrë vetën dhe të bëhet përsëri forca e parë në vend. Duke qëndruar nën sqetullat e disa klaneve brenda kësaj partie, e sidomos brenda një koalicioni aspak të dëshirueshëm, kjo parti rrezikon të tkurret dhe në zgjedhjet e ardhshme, AAK sipas parametrave të zhvillimit të saj do ta tejkaloi.

Se a do të ndodh kjo, mbetet të shihet, mirëpo, fenomeni Isa flet edhe diçka tjetër. Ai është treguesi më i fuqishëm se elektorati i LDK-së, ai që përfaqëson dimensionin civil e inteligjencien, me të cilat tipare është mburrur kjo parti, nuk e pranon si të mirëqenë qeverisjen qendrore mes LDK-së dhe PDK-së. Madje, pikërisht kjo qeverisje ka rezultuar me rënien e fuqishme që ka përjetuar LDK në disa komuna, madje duke mos mundur të jetë as në balotazh, e në disa tjera, duke mbetur në pozitën e katërt. Zaten, ishte Isa ai i cili e shpëtoj këtë parti me fytyrë dhe i dha shije sadopak tentativës së këtij subjekti për të qenë akoma sfidues, për primatin politik në Kosovë.

Tanimë kur po numërohen votat e fundit dhe kur loja politike për balotazh është nxehë shumë, kjo parti ndodhet para një sfide shumë serioze, të vazhdoj këtë ritëm të bërit politikë, që e tkurr dhe vazhdon ta tkurr çdo ditë, apo të le kolltukët e pushtetit dhe të kthehet e të merret me vetën, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, e riorganizuar dhe me reforma përmbajtjesore, të bëhet parti serioze për të marr primatin. Kështu si është, gjasat  për të ndodh diçka e tillë janë më pak se minimale.

Ndërsa alternativa për primat, nga perceptimet opozitare në Kosovë dhe elektorati refuzues i LDK-së, do të kërkohet tek AAK-ja, e cila parti, deri me tani ka dhënë sinjale se mund të jetë realisht alternativa e vetme opozitare në Kosovën e tanishme, fryma e së cilës u konsolidua sidomos me prurjet e fuqishme që ndodhën në këtë parti. Në këtë kontekst, duhet përmendur publicistin e shquar Blerim Shalën, të cilin personaltet AAK-ja e vuri në plan të parë në këtë fushatë, një njeri që është simbiozë e qytetarisë elitare të Kosovës, i njeriut inteligjent dhe shumëdimensional. Emri i tij, krahas shumë prurjeve tjera, u kuptua dhe pranua  si një sinjifikativ se kjo parti mund të jetë alternativë e fuqishme në jetën politike të Kosovës. Rritja e saj e njëqindpërqind dhe fitorja në disa komuna, e bënë këtë subjekt të qëndroj fuqishëm përballë zhvillimeve të ardhshme, pse jo edhe kërkesës për zgjedhje të parakohshme në vend, kërkesë kjo që në shumë aspekte u legjitimua pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve dhe sidomos pas tronditjeve që përjetojë koalicioni i panatyrshëm LDK-PDK javën e kaluar.  

Fuqia politike e AAK-së, duhet kuptuar se bëhet edhe më e fortë për shkak të tkurrjes që kanë përjetuar AKR dhe LDD, pa marrë parasysh atë se LDD, sipas gjitha gjasave do ta fitoi Vitinë, ndërsa gjasat që AKR të fitojë ndonjë komunë janë minimale.   

Mirëpo, tendenca për profilizim të partive politike, duket se çdo ditë e më tepër po tregon se LDK-ja përkundër dallimeve artificiale, është më e afërt me AAK-në, ndërsa PDK-ja me AKR-në. Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat në LDD, mirëpo, një bashkim me LDK do ta shpëtojë edhe atë dhe do ta konsolidojë të djathtën politike në Kosovë. Gjithnjë në këtë aspekt, duke parë brenda këtij konfigurimi edhe Demokristianët.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora