E premte, 26.04.2024, 05:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arrestohet Artan Kristo për nxitje të terrorizmit

E hene, 12.10.2009, 07:32 PM


Nga Shekulli Online

DURRES - Policia ka arrestuar sot Artan Kriston, të akuzuar për "Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste". Lajmi është bërë i njohur nga Prokuroria, sipas të cilës janë grumbulluar të gjitha provat e nevojshme në ngarkim të këtij shtetasi.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik.

"Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme"-thanë të njëjtat burime.

Në këto rrethana, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", ndaj të dyshuarit Artan Kristo. Hetimet në këtë procedim penal vazhdojnë.

Kristo ishte përfaqësues i fondacionit "Al Haramain", i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora