E premte, 26.04.2024, 08:27 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kush po kërkon tolerancë fetare ndërshqiptare!?

E marte, 15.09.2009, 07:28 PM


KUSH PO KERKON TOLERANCË FETARE NDERSHQIPTARE !?

Nga Selim Hasanaj

Tashma edhe po të due të heshti e mos të shkruej nuk mundem. Nuk mundem sepse emni im asht ba i njoftun dhe lexuesit e zemrashqiptare.net secili në atë mënyren e vetë panderpre më komenton, replikon dhe pajtohet ose nuk pajtohet me ato që unë në emër të LIRISË SË SHPREHJES DHE MENDIMIT i shkruaj. I shkruaj sepse liria e shprehjes së mendimit asht nji nga liritë kryesore të garantuara pothuaj në të gjitha kushtetutat e shteteve demokratike dhe ligjore si dhe në konventat dhe karten e OKB-së. Pra nese unë heshti lexuesit dhe komentuesit qellim mirë dhe intelektual do i vjen keq, ndersa lexuesi rrugaq, ngucakeq, lugat i internetit do gëzohet. Mue deri sot kryesishtë më kanë lavdue , por panderpre janë gjet njerz të ligj, të cilet kënaqen dhe ju duket se bajnë burni nese gjejn nji rast per ta sha diken, per ta ofendue dikend, per ta shpif e per ta pergojue dikend. Dhe të gjitha këto ata i bajnë TINZA duke u mshef pas pseudonimeve e nofkave.
Miku im i vjeter z. Ali Rexhepi nga Mitrovica , por me vendbanim në Suedi ashtu sikur veprojnë njerzit normal, intelektualet dhe patriotet para dy -tri ditve kishte ba nji shkrim e kishte dergue per botim në zemrashqiptare.net dhe para se ta dergon aty ai ma dergon mue në e-post adresen time private. Kishte reague z. Ali Rexhepi , dhe reagimi i ti ishte paksa me indinjatë, por ishte reagim burrnor, reagim miqësor, reagim njerzor, reagim intelektual dhe unë e lexova me vemendje disa herë, e lexova me vemendje disa herë edhe shkrimin tim të botuar të cilit z. Ali Rexhepi i kundershton dhe erdha në perfundim se duhet të pendohem dhe kerkojë falje cka edhe bana në nji shkrim që sod me 15.09.2009.ishte i botuem në zemrashqiptare.net.
Pra unë pranova dhe pranojë se se paku nji fjalë e shkrimit tim ishte rrugaqri dhe nuk kamë guxue ta perdor. Shpresojë se shumkush që është ndi i sulmuar nga shkrimi im e ka kuptue tashma se unë terheq ofendimin dhe ashtu si z. Ali Rexhepi së bashku me mue do i vejmë kapakun këti shkrimi që zgjojë indinjat te miku im Ali Rexhepi.
Mirpo unë u inspirova nga shkrimi i z. Ali Rexhepi dhe titulli i shkrimit të z. Ali më nxit që tash ta bajë edhe nji shkrim. TOLERANCA FETARE.  Sa fjalë e madhe kjo, e dashtun dhe e kapsheme per të gjithë njerzimin. Mirpo perderisa neve flasim per tolerancen fetare ndershqiptare si traditë e jona shekullore dhe per ta deshmue këtë neve thirremi në thanjet e RILINDASVE tanë të mëdhenjë, unë shtrojë pyetjen: KUSH PO E CENON TOLERANCEN FETARE NDERSHQIPTARE, DHE KUSH PO E KERKON ATE???
Nese shiqojmë mbrapa vetem per nji dekadë, dhe nese vetem per nji minut qetsojmë shpirtin nga ndjenja e inatit dhe urrejtjes hakmarrëse, do shofim se trojet e ETHNIKUMIT SHQIPTARË kanë qenë krejt ndryshe, do shofim se në qytetet dhe fshatra ka pas kisha dhe xhamia, por asnjiherë asnjana nga ato nuk kanë qenë të dukshme dhe në plan të parë të gjithckafit. Andaj në atë kohë normal se ka pas tolerancë fetare ndershqiptare sepse asnjana fe me objektet e kultit të vet, me ceremonitë dhe ritet e saja, me pamjet vizuele dhe me angazhimet tjera nuk i ka ra në sy tjetres, nuk e ka pengue tjetren, nuk i ka prish qetsinë tjetres as qytetarit i cilitdo besim të jet ai apo edhe ateist po të jet.
Në dekaden e fundit në trojet tona shqiptare, heshtazi ashtu padukshem u futen misionar të ndryshem të cilet ma teper po deshmohet se janë shpiuna dhe mercenar të paguar per qellime të caktueme të shteteve të ndryshme të cilat i kanë sferat e interesit të vet gjeopolitik dhe gjeostrategjik në trojet tona si dhe të interesave gllabruese ekspansioniste të fqinjve tanë sllav dhe grek. Unë plotsishtë jamë dakord me të gjithë ata që sulmojnë shkrimet e mia dhe mue vetem me anen teorike  te tyne egoiste kur thonë ta zamë: njeriu ka të drejtë të ket fe, njeriu ka të drejtë të beson në formen dhe mënyren se si ai e ndjen, njeriu ka të drejtë ti garantohet liria fetare, duhet të denohet ai që sulmon lirit fetare, feja asht besim shpirtnor etj, etj thanje sa të mira aq edhe obliguese. Thash obliguese sepse nga egoizmi dhe fanatizmi ekstrem pikrisht ata që kerkojnë që tu mbrohen këto të drejta ata vet me veprimet e veta panderpre mohojnë fetë tjera, mohojnë të drejtat e besimtarve të feve tjera, pengojnë predikimet e feve tjera, shajnë dhe ofendojnë fet tjera, me paraqitjet e tyne vizuele, me petkat dhe veshjet e tyne dalluese krijojnë ndasi dhe indinjat deri në urrejtje të njerzve jobesimtar apo të besimeve tjera. Me ritet dhe ceremonitë e tyne të zhurmsheme krijojnë averzion dhe neveri te qytetaret e besimeve tjera dhe te qytetaret jobesimtar. Pra janë njimi raste të veprimeve të atyne që qirren per LIRI DHE TË DREJTA  se si ata vetë rrezikojnë të tjeret, mohojnë të drejtat e tjerve dhe gjitmonë në mbrojtje të të drejtave të veta ata i japin vetes të drejt të shkelin fet tjera, traditat mijravjeqare kombtare, ta neperkambin gjuhen e vetë të nanës, ta neperkambin traditen e vet të vëllaznisë nderfetare shqiptare, dhe aty ku ata nuk arrijnë ti realizojnë aspiratat e veta ata perdorin ligjin e vet të XHIHADIT. Asht trishtuese kur gjithandej neper trojet tona ethnike nga minaret e xhamijave ndegjon njeriu panderpre NASIHATE  të imamve se si dhe cka qenka XHIHADI islam!  Thamë se nuk respektojnë gjuhen e nanës sepse edhe intelektuali  po pershendet me selamalejkum, me merrhaba, me hoshgelden etj, etj fjalë këto turke e arabe. Andaj unë po vazhdojë pak replikë me mikun tim z. Ali Rexhepi, ti more miku im bukur e kishe elaborue shkrimin tand, por unë hiq ato fjali të mijat të cilat i ceka ma naltë, nuk muj pajtohem plotsishtë me ty dhe mendimet tua. Edhe mue më indinjojë ajo thanja e jote ashtu sikur fatkeqësishtë e thonë sot gjithandej neper Dardani dhe Shqipni. Ti thue se mbi 80% të shqiptarve janë të fesë islame. Unë nuk pajtohem fare dhe shpreh indinjaten time edhe kunder teje edhe kunder cilitdo që thotë dhe mendon ashtu. Ata që kanë studjue shkencat juridike kanë ndegjue këto dy terma. DE FAKTO dhe DEJURE. Kamë nji mike nga Kuksi e cila asht poete dhe jeton në Itali, ajo para disa ditve më kishte shkrue nji leter ashtu miqësore ku më banë komente dhe replikä në shkrimet e mia dhe nder të tjerat më kishte shkrue: "MOS U TUT O BURR I DHEUT SE VALLAHI SHQIPTARI KURR NUK KA KJEN BESIMTAR I FESË ISLAME AS NUK ASHT AS SOD DHE AS QË DO BAHET.ATA VRAPOJNË SOD MAS ISLAMIT SE SHALLVAREGJINJET PO JU JAPIN PARA." Pra z. Ali Rexhepi asht paksa jo e sinqertë dhe jo reale të pohohet me perqindje se sa shqiptarë qenkan musliman me fe. Ta zam unë panderpre konfrontohem nga anonimuset me: O SELIM KRYQALIA, MASI PO E DON KRISHTENIZMIN , PSE NUK PO E NDRRON FENË, PSE PO E MBAN AT EMEN DHE AT MBIEMEN. Unë as që e kamë ndermend të ndrroj emen apo mbiemen, as që e kamë ndermend të deklarojë se rikthehem apo konvertojë në ndonji fe tjeter. Unë jamë ai që jamë , as per emen e as per mbiemen nuk kamë fajë unë, Mue ato mi ngjiten të tjeret paraardhësit e mi, ndersa unë pasardhsve ua hoqa gjurmet e nji identiteti kulturor tjeter sepse ata i pagzova shqip. Por nejse kjo nuk ishte ajo që doja ta them. Unë due ta them se c`far muslimani jamë unë kur kurr nuk kamë qen në xhami, kurr nuk jamë lidh namaz, kurr nuk kamë ngjinue ramazanin etj ,etj. Unë E ha ramazanin, pij raki, nuk ha mish derri sepse nuk jamë mësue ta ha pasi në familjen time nuk asht perdorë. Flasë shqip, jamë i martuar me shqiptare, i kamë fëmijet shqiptarë edhe ata të martuar me shqiptare, feja në familjen ton asht ZOTI, GJUHA SHQIPE dhe ATDHEU. Kultura e jonë asht ecja me kohen, zhvillimi, humanizmi, dashuria dhe respekti per njeriun pa dallim kush asht ai me fe, komb dhe ngjyrë. Dhe z. Ali Rexhepi kështu sikur unë me botkuptime të tilla apo të njejta je edhe Ti edhe vëllaznit tu dhe vëllaznit e mi dhe pothuej i tanë kombi ynë. Ata që i kushtohen fesë me pak disciplinë janë pak, dhe kjo më bën ta thamë se është gabim të thueht ndonji perqindje sepse ato thanje me perqindje dikush mund edhe ti arkivon , ti ruen dhe ti perdor dikur në nji të ardhme per qellime dhe interesa të veta. Konkretisht Serbia, ajo panderpre orvatet të na paraqes musliman, dhe thanjet e tilla të paqellimshme , por naive, a nuk ja vertetojnë asaj rrenat? Ka shumë që perdorin perqindje por mue ato më trishtojnë dhe i kundershtojë. Unë thamë se de jure ka shumë shqiptarë të besimit islam, por dejure ka fare pak.
Ti dhe jo vetem ti kerkoni që feja islame të perkrahet, të lihet e lirë, qak kryemyftiu i Dardanisë efendi Naim Ternava kerkon që kjo edhe të futet si land mesimore neper shkolla, por a po ju shkon mendja së pari Tye miku im , pastaj hoxhallarve, muezinve, besimtarve të shtresave të ndryshme të fesë islame se nese doni që kjo fe të respektohet edhe nga ata që nuk besojnë si juve, nuk besojnë fare apo janë të nji besimi tjeter në radhë të parë duhet juve  SHQIPTARET E BESIMIT MUSLIMAN-ISLAM  të tregoni respekt per KOMBIN E JUVE QË I PERKISNI, të tregoni respekt per GJUHEN E JUVE QË UA KA MËSUE NANA,  të tregoni respekt per  VËLLAZNIT E JUVE TË NJI GJAKU QË I PERKASIN BESIMIT TJETER EDHE ATI TË KRISHTEN, të tregoni respekt dhe të mësoni brezat neper ato nasihatet dhe derset që po ua shurdhoni vesht popullit dhe qytetarit se shqiptari asht nji pa marr parasysh fenë që ai i perket e jo ti mësoni per xhihadin , per disa ABU, MULLA, DABU, RRABU personalitete të kultures së arabve.
Pra nese doni të ju respektonë populli, nese doni të ju respektojnë vëllaznit e juve të nji gjaku tregoni mirkuptim dhe respekt së pari juve. Dhe per ta ba këtë nuk asht vështirë, asht thjeshtë, dhe nuk kushton asgja pos që  lideret e juve që po manipulojnë me juve do i humbin burimet e pagave marramendse që i amrrin nga dikush. Juve duhet të flisni shqip e jo arabisht as turqisht, juve duhet ta mesoni fëmiun e juve, edhe nxansin në medrese se edhe Leka, Genci, Petriti, Bardheci, Pali, Dranja, Zoja, Mrika, Tringa etj, etj janë vëllaznit dhe motrat tona. Ju duhet ti mësoni fëmijet dhe vijuesit e shkollave në medrese se fëmiut nuk duhet vu emnin Naser,  Abdulkader, Muhamed, Fatime, Ajshe etj, etj por emna të bukur shqip si Bardh, Burim, Petrit, Betim, Blerim, Teutë, Syzanë, Aferditë etj, etj emna të bukur shqip.
Juve duhet ti nderprisni zhurmat nga autoparlantet e xhamijave nese jo per tjeter atëherë per të vetmen arsye se trishtoni dhe pengoni fëmijet e vegjel të cilet nuk din as nuk u hanë palla as per Muhametin as per Isusin. Me zhurmat e juve bebet e vogla nuk muj flijn rehat. Por nese i nalni edhe ekstremi tjeter i krishten nuk provokohet.
Juve duhet të delni haptas të gjithë kunder sektit vrases i cili në radhë të parë është anmik i vet fesë islame , pra sektit VEHABI dhe ta pastrojmë Dardaninë dhe Shqipërinë nga pamjet e mjerueshme të mjekercjapve dhe shtrigave të mbulueme me hixhab e veshje tjera anticivilizuese. Po e batë këte si dhe shumë tjera që i shkrova ma lartë keni të drejtë ta sulmoni secilin që e sulmon fenë islame. Po e batë këtë do shifni se as Selim Hasanaj, as Ilir Dardani  as Baki Ymeri dhe askush tjeter në zemrashqiptare.net nuk do ketë arsye të shkruen kunder islamit si fe. Pra juve kerkoni të ju respektojnë ndersa ju askend nuk e respektoni. Juve keni shkue aq posht sa keni dalë me nji platformë shumë të poshter, shumë të pasakt, sa dhe unë personalisht kamë krijue bindjen se juve që nuk ishit ne¨gjendje ti hakmerreni pushtimit 60 vjeqar serbosllav tash kur pikrisht popujt dhe shtetet e KRISHTENA  na ndihmuen dhe kemi shtetin e lirë, juve keni ngrit koken dhe po manipuloheni nga mafiozet të veshur me petkun e imamit dhe mullave dhe po mendoni se gjithcka e krishten asht anmike. Po harroni se gjyshet e juve ishin të krishten, po harroni se të krishtenet e ndihmuen clirimin e Dardanisë, e futen Shqiprinë në NATO, dhe të krishtenet i garantojnë kufijt e Dardanisë se perndryshe Serbia do futet mbrenda per dy orë. Pse kryqohen në vend të shahadetit Amerikanet, Gjermanet, Anglezet, Francezet, Skandinavet, Italianet e tjer popuj evroprendimor nuk janë SHKIJE.
Pra hapni sytë juve, ndryshoni sjelljet e juve , mos kerrcnoni, mos kallni shtepia, mos rrifni hoxhallar të traditës sikur at hoxhen e Drenicës para disa muajve, mos ofendoni shejtreshat e fesë katolike të cilat janë gjak dhe gen i juaj sikur se po bani me Nanë Terezen dhe do e shifni se tek atëherë mund të flisni dhe kerkoni TOLERANCË FETARE.
Perndryshe derisa keni këto sjellje të papara më parë juve i cungoni vetë të drejtat e juve dhe rrezikoni konflikte vëllavrasese.
Dhe per fund miku im Ali Rexhepi ti dhe të gjithë ata që me të drejtë janë ndie të ofenduem nga ajo fjali e imja ofenduese dhe rrugaqe, me të drejt reagoni kunder meje, dhe unë ju kerkojë edhe njiherë falje, por kamë nji porosi kështu publike së pari per ty se të kamë mik dhe të cmojë shumë, pastaj per të gjithë tjeret. Angazhohuni dhe porositni familjaret të afermit dhe komshit që mos të dalin në aso iftaresh rrugve, mos të veshin petkun turko-arab, mos të urrejn krishtenizmin dhe mos të bien pre e propagandes antishqiptare të misionarve mistik vehabist , mos të kerkojnë futjen si landë mësimore të fesë neper shkolla, ta dinë se shqiptaret i parkasin prendimit e jo lindjes. Nese secili nga juve vetem nji herë në muej ua perkujtoni atyne këto të verteta juve keni ba shumë per ta, per kombin dhe per veten e juve. Mafiozet me petk islamist po manipulojnë lehtë atje në atë varfni ekstreme.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
15.09.2009


(Vota: 23 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora