E premte, 26.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Mediokritete politike dhe diplomatike

E shtune, 12.09.2009, 09:01 PM


Kosova indipendente ne Rumania Libera (18 shkurt 2008)
Kosova indipendente ne Rumania Libera (18 shkurt 2008)
Kosova në massmedian rumune (II)

MEDIOKRITETE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE

           

Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Pas një fushate të egër që ka zhvilluar Serbia për satanizimin e kombit shqiptar duke ia mveshur sintagmën e terrorizmit islamik, fushatë të cilën e praktikojnë sot kriminelët e Internetit që kërcënojnë shqiptarët në emër të Xhihadit duke kultivuar racizmin dhe ksenofobinë, ndikimi serb në massmedian rumune është dhe s’është prezent. Gazetarë të së përditshmes demokratike Romania libera, siç është Nicolae Prelipceanu etj., kanë dalë haptas me artikuj pro/pavarësisë së Kosovës, qysh në ditët e para të Ditës së Kosovës (18 shkurt 2008). Në këtë kontekst po japim disa nga komentet e botuara, që nga shkurti i vitit 2008 e deri në ditët tona, qëllimi i të cilave është për t’ua bërë më dije çapaçuleve  shqipfolëse të Internetit se rumunët nuk janë “maxhupë”, siç lehin ata në blogun antishqiptar të Çamërisë, por sivëllezërit tanë të të njëjtit gjak.

 

Degeratu: Rumania mund ta ndërrojë pozitën ndaj Kosovës

(Komente on-line të gazetës Romania Libera ( Shkurt 2008)

 

Ka kënduar gjeli, zoti ushtarak! (19 Shkurt 2008)

George:  Kosova është fitili. Pavarësinë e Kosovës nuk mund ta stopojë askush. Ajo është gravuar përmes pasojave të tipit domino. Siqoqoftë, kemi tre shtete islamike në Europën e krishterë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën. Është një fakt, por jo qetësues. Periscop: Dhe çka! Bullgarët a s’e kanë bërë më? Pasi do t’u shpejgohet tanëve, se si rrinë punët, dhe cili do të jetë avantazhi i Serbisë nga kjo çështje, do të dalë sheshit se askush nuk ka humbur asgjë, gjë normale kjo, apo jo! Lugojanu: Budallallëqe. Flit: More, për vallen e çmendur serbe lexo një çik në Wikipedia: Popullata e Estonisë është në proporcion prej 68%, rusët e përbëjnë vetëm 25% nga totaliteti i popullatës së këtij vendi. Dhe është edhe diç tjetër: Rusët etnikë të Estonisë kanë votuar më 1990 për pavarësinë e Estonisë dhe kundër bashkëngjitjes me “nënën Rusi”, nagse rusët e rëndomtë nuk janë budallenj por e kuptojnë se ku mund të jetohet më mirë. Në Kosovë myslimanët janë bërë mazhoritarë përmes seksit për ta imponuar vullnetin. Kujtoni se në Estoni rusofonët reprezentojnë tashmë 48% të popullatës ngase kanë natalitetin më të madh. Në zgjedhjet pas 12 vjeçare do të votojnë “demokratikisht” për zhdukjen e Estonisë dhe bashkëngjitje me Rusinë.

Felicia Mandrea, Harvard Univ. (20 Shkurt 2008).: Zgjohuni Rumunë! Edhe ne në NATO dhe BE do të apelojmë për ribashkimin e Rumanisë, dhe jo te rusët! Kështu që interesat e Rumanisë janë me NATO-n dhe BE. QQQED: Anti Basesku. Përse nuk bëjnë një kontingjent nga bijtë e senatorëve dhe deputetëve me vajzat e Baseskut në ballë dhe t’i dërgojnë në Kosovë! Felicia Mandrea, Harvard Univ.: Interesat e Rumanisë diktojnë votën Pro për pavarësinë e Kosovës. Po ua përkujtoj se në momentin e duhur,  NATO dhe BE janë ato të cilave do t’u apelojmë për ta bashkuar Basarabinë, Bukovinën, Ishullin e Gjarpërinjve me atdheun mëmë.  Traian: Mund të ndodhë që nën presionin e jashtëm, Serbia ta njohë Kosovën. Flit: Jam i sigurtë se gjenerali Degeratu (këshilltar i kryetarit), në këtë moment mund të ketë të ndryshojë mendimin, por nuk mund të shprehet në këtë drejtim. Në një eventualitet të këtillë, mbajtja e pozitës mund të jetë aberante. Anonim: Nuk jemi të (…) nga BE dhe NATO por jemi një vend që duhet të ketë bosht kurrizor të drejtë dhe duhet të kemi dinjitetin për të qenë rumunë.

 

Albert Voka (Baki Ymeri), Kosova, kontinuitet i truallit etnik shqiptar (Interesul public, 2008)
Albert Voka (Baki Ymeri), Kosova, kontinuitet i truallit etnik shqiptar (Interesul public, 2008)
Rroftë Kosova e pavarur! (21 Shkurt 2008)

Nicolo: Sidoqoftë, duke mbajtur llogari për interesat nacionale, Rumania nuk duhet ta aprovojë këtë pavarësi, dhe nuk do ta bëjë kurrë po qe se e duan këtë vend…Flit: Poshtë cenzura e internetit! Cenzurohet interneti nga rusofonët! Maria: Fliti ka të drejtë. E keni bërë për tallje vendin! Të poshtër, rusofilë! Flit: Si zakonisht, edhe këtë herë Rumania e humb rastin për të heshtur. Duket se traktate internacionale mund të shkilen, por nuk është Rumania vendi që mund të jetë kërthiza e Europës apo botës, atëherë kur fuqitë nga të cilat varemi (assesi nga Rusia) them: Rroftë Kosova e pavarur! Kemi për BE, SHBA-ës dhe NATO-n dhe duhet të jemi solidarë me ta! Sa i përket intoksikimit me “dominonë” e shpalljes së pavarësisë në botë apo rrezikun hungarez, shihet qartë se nga vjen: shërbimet sekrete serbe (dhe ato sllave në përgjithësi) dhe fundrinat e partisë/fantomë PRM (Partia Rumania e Madhe), që shpreson për rikthimin e Rumanisë nën ndikimin sllav. Kështu pra, zori Basesku, lëri të majtët, nacionalistët dhe pro/rusët mënjanë; ke marrë pjesë në futjen e Rumanisë në gjirin e partnerëve lojalë, tani shpërlaje mu. me shu.! Deklarata parlamentare për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës është qesharake, një lëvizje amatorësh në politikë! Mund të themi thjeshtë: Po mendojmë, siç e kanë bërë aq vetë!

Z: Pavarësia e Kosovës Rumania dhe populli nuk është shërbëtor i askujt. Pra, ka të drejtë mos ta njohë pavarësinë e Kosovës.  Çdo shtet dhe çdo popull me bosht kurrizor të drejtë dhe me dinjitet ka të drejtën për të mos e njohur indipendencë kosovare. Vetëm kështisoj, dhe vetëm kështusoj mund tër respektohet ai vend duke u respektuar ai popull pa marrë parasysh në bën apo s’bën pjesë në BE dhe NATO. U: Poshtë cenzura e internetit! Shkruaj korekt, nuk fyej site-në dhe pas një kohe të shkurtë zhduket faqja nga interneti. Përse? Kam shkruar të martën një komantar kushtuar pavarësisë së Kosovës që ka qenë e trasuar qysh në vitin 1991. Vallë Iliesku, Konstantinesku dhe Basesku nuk e kanë ditur? Njësoj këtë e ka ditur gjithë shtroja pilitike rumune. Tani bëjnë tam/tam por nuk kanë guxim t’ia tregojnë korekt popullit: Kosova nuk do të jetë një precedent edhe për tjera shtete të BE. Me politikanë të këtillë, edhe jeta e këtillë!


Baki Ymeri (7 Korrik 2009): Po e shoh se ke të drejtë! Sintagma “Ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës” përsëritet për shkak të mosnjohjes së të së vërtetës historike për Kosovën si ishkoloni e Serbisë, një shtet që ka zhvilluar etnocid, gjenocid dhe holokaust, duke mos i dorëzuar ende kriminelët e luftës në ballë me Ratko Mlladiqin. Precedenti Kosova nuk është i rrezikshëm ngase një shtet që ka masakruar qytetarët e vet e humb të drejtën ndaj territorit të tyre, ndërsa fakti se Amerika dhe fuqitë e mëdha perëndimore e kanë njohur pavarësinë kosovare, dëshmon se ata janë më të mençur se sa ishkomunistët tanë që kultivojnë me kryeneçësi miqësinë serbo/rumune të një shteti që i ka diskriminuar sistematikisht edhe rumunët e Luginës së Timokut. Ky gabim politik nuk ka asgjë të përbashkët me “të drejtën dnërkombëtare”, një e drejtë të cilën e kanë shkelur serbët dhe jo shqiptarët, një lajthitje të cilën mund ta përmirësojnë ata që e kapin librin e jo ata që e kapin shishen, ngase askush në këtë vend nuk mund të jetë më i mençur se sa Mbreti Carol I që ka thënë më 1900: „Po qe se Rumunët do t’i kishin Shqiptarët, do ta zotëronin Ballkanin”, apo majori Emil Suciu që ka thënë se më 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër “gjysma e territorit të banuar nga popullata shqiptare në rajon, shumica në tështuquajturën provincë të Kosovës, i është dhënë Serbisë” (Drama Iugoslav?, Editura Militar?, 1992, pag. 27). Origjinali:http://www.romanialibera.ro/a118265c/degeratu-romania-si-ar-putea-schimba-pozitia-fata-de-kosovo.html?reg=ok

 


Komentim artikullit „Bësesku: Rumania duhet ta përfitojë gjithësesi pportofolin e agrikulturës” 

 

Kosova eshte vatra antike e kombit shqiptar (Baki Ymeri,1999)
Kosova eshte vatra antike e kombit shqiptar (Baki Ymeri,1999)
Baki Ymeri (3 Shtator 2009): Ka dhe s’ka të drejtë. Bësesku është fort i mirë në materje të politikës së brendshme (bie ekonomia dhe rritet manelomania), por kur vjen fjala për politikën e jashtme, poshtë kapela (militon për të drejtat e rumunëve të Serbisë dhe rrëshqet kur thot se Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, një deklaratë me karakter proserb, prorus dhe antiamerikan). E kemi thënë dhe do ta themi se Kosova nuik është HarKovazna e Rumanisë por Basarabia e Shqipërisë. Nëse e kanë njohur amerikanët dhe eurperëndimorët, përse mos ta njohin edhe bijtë e gjeneralëve komunistë që e udhëheqin vendin tonë! Origjinali:(http://www.9am.ro/comentarii/articol/86898/Are-si-n-are-dreptate.html)

 

Koment në blogun Për Shqipërinë në gjuhën rumune, 31/08/2009)

Baki Ymeri: Përgëzime për mënyrën realiste se si e udhëhiqni këtë blog dedikuar Shqipërisë dhe relacioneve rumuno/shqiptare! Është një inisiativë fort e bukur. Mahnitje e madhe është se si lejon Qeveria rumune të derdhë buxhetin e komunitetit shqiptar në adresë të një organizate fantomë, e udhëhequr nga një joshqiptare (Oana Manolesku) që publikon një gazetë muri (Prietenul albanezului), në të cilën qarkullon kulti i personalitetit, i interesave grupore dhe familiarizmit. Një revistë e pavlefshme, pa asnjë shqiptar në gjirin e redaksisë, në të cilën marshojnë me artikuj vetëm tre emra: Manolesku, Marius Dobresku dhe gruaja e tij (Maria Oprea). Katër mandate të pamerituara parlamentare (1996-2012). Është lajthitja e parë postrevolucionare e parlamentarëve tanë në materje të marrëdhënieve rumuno/shqiptare, të cilët nuk kanë patur guximin ta demaskojnë publikisht në sallë të parlamentit, pas të cilit pason lajthitja e dytë: mosnjohja e pavarësisë kosovare. Përse?

Ngase Kosova nuk përfaqëson një precedent të rrezikshëm për sigurimin kombëtar të vendit, ngase ajo nuk është HarKovazna e Rumanisë por Basarabia e Shqipërisë. Nuk dua të politizoj blogun Tuaj por dua tu jap dritë politikanëve tanë të intoksikuar nga propagandat serbe në shtypin rumun të tirazhit të lartë. Cilët janë këta? Vladimir Alexe (antiamerikani i gazetës Ziua), Victor Roncea, Râzvan Voncu, Ion Cristoiu, Vadim Tudor, Marius Tuca, të të njëjtës koloraturë antikosovare dhe antiamerikane, së bashku me atë që ka thënë Të rroni mirë! Asnjëri nga këta nuk mund të jetë më i mençur se B. P. Ha?deu që ka thënë se „Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne rumunët por janë vëllezërit tanë. Vëllezër të mirë të të njëjtit gjak” (1901), apo Iorga: „Shqiptarët janë kushërinjtë tanë të gjakut” (1938), apo autori këtij komenti: farefisnia rumuno/shqiptare paraqet një mrekulli të historisë. Viva NATO! Viva SUA! Viva Kosova! Viva Rumania! Baki Ymeri, ushtari i fundit i Tudor Vladimireskut, kryeredaktor i revistës Shqiptari, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumansisë. I nominuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI) Njeriu i Vitit 2001. Origjinali:

http://albaniaperomaneste.wordpress.com/relatiile-albanezo-romane/albanezii-din

romania/&usg=YBA8L9rflMRduw6t5tx7eTHGcko=&h=112

 

Koment në blogun Për Kosovën në gjuhën rumune, 02/09/2009):

Baki Ymeri: Më impresionon dialogu Juaj shumë i bukur dhe shumë i shëndetshëm. Edhe Bariciu, edhe Rëdulesku, edhe Dora d’Istria, edhe Hashdeu, edhe Eminesku, edhe Jorga shkruanin me admirim për shqiptarët dhe gjuhën e tyre. Ajo që na bashkon me ta është fisrëimi i lashtë trako/ilir, respektiv rumuno/shqiptar. I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës trako/dako/ilire, është populli shqiptar. Me shumë respekt, Baki Ymeri, ambasador i letërsisë kosovare në gjuhën rumune! Origjinali:http://kosovoperomaneste.wordpress.com/2009/06/28/despre-kosovo-in-limba-romana/#comments

+ 100 rubrika tjera me komente dhe artikuj t B. Y. për mbrojtjen e Kosovës në Bukuresht:

http://www.google.ro/search?hl=ro&q=baki+ymeri+despre+kosovo&start=0&sa=N

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora