E premte, 26.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Një këngë burimore që flet shumë për traditat në Malësinë e Karadakut

E enjte, 27.08.2009, 08:25 PM

Etnomuzikologji:

NJË KËNGË  BURIMORE  QË FLET SHUMË PËR TRADITAT NË MALËSINË E KARADAKUT

Nga Demir KRASNIQI

    Ashtu si të gjithë krahinat shqiptare , edhe Malësia e Karadakut ka qenë shumë e begatshme me thesarin e vlerave kulturore autoktone , të cilat janë kultivuar nëpër shekuj dhe janë ruajtur me besnikëri brez pas brezi deri në ditët e sotme .
Malësia e Karadakut ka qenë e njohur për thesarin e madh të këngëve, valleve dhe lojërave të ndryshme burimore  autoktone , por që fatkeqësisht , ai thesar nuk është vjelë nga duart e ekspertëve profesionist , gjë që ka ndikuar që një pjesë e madhe dhe shumë e çmuar e këtij thesari popullor të na humbet dhe të na zhduket pa u shënua dhe evidentua në institucionet e kulturës sonë kombëtare .
Vlerat tradicionale të thesarit popullor në këtë Malësi , janë krijuar, kultivuar dhe ruajtur me besnikëri , pa u prekur e përzier nga as një ndikim tjetër i kulturave të huaja. Çuditërisht, ato janë ruajtur dhe kultivuar në kohërat kur kjo krahinë ka qenë larg syve të pushtetarëve, larg infrastrukturës dhe larg të gjitha civilizimeve njerëzore . Me fillimin e frymëmarrjeve të para drejt lirisë kombëtare, njerëzit e kësaj Malësie filluan me të madhe që të migrojnë nëpër qendrat urbane, morën rrugët e kurbetit , kurse me largimin e tyre nga kjo Malësi, atje mbeti një bagazh i madh i shpirtit krijues të popullit, i cili vdiq dhe u varros për gjithmonë !
Themi kështu, nga se një pjesë e madhe e banorëve të kësaj Malësie , të cilët i kanë kultivuar dhe ruajtur këto vlera, më nuk janë në botën e të gjallëve . Ato vlera, tradita dhe zakone të lavdishme nuk i ka mbledhur dhe ruajtur askush dhe tani nga ata pak banorë autokton të cilët ende jetojnë në këtë Malësi, të rrallë janë ata që ende i kujtojnë dhe njohin ato vlera të trashëguara gjysh pas gjyshi .
Pa dyshim, se njëra ndër perlat e këngëve burimore të cilat janë krijuar nga shpirti krijues i këngëtarit , apo këngëtares anonime popullore, të prirë nga vullneti dhe talenti që e trashëguan nga traditat e kësaj Malësie, por që nuk dinin nota, as shkrim e lexim, është kënga më e njohur e kësaj Malësie, me titull:”Hajde, hajde , oj halla Maloke”.
Kjo këngë, ndonëse në shikim dhe dëgjim të parë, na duket shumë e lashtë dhe e thjeshtë, po qe se e analizojmë mirë tekstin dhe porosinë e saj, mund të mësojmë shumë çka nga e kaluara dhe traditat popullore në Malësinë e Karadakut . Madje, jo vetëm kaq . Nga teksti dhe porosia e kësaj kënge , mund të shkruhen romane, drama dhe filma dokumentar të metrazhit të gjatë .
Po qe se e analizojmë mirë këtë këngë, do të konstatojmë se kjo këngë është shumë e lashtë, e thurur , e kompozuar dhe e kënduar nga gjeniu krijues popullor, i cili ndonëse nuk njeh nota, as nuk di shkrim e lexim, por arrin që të na e lë në trashëgim një vepër shumë komplekse, si për nga vargjet dhe rima, ashtu edhe për nga ritmi e melodia e saj.
Kënga “Hajde, hajde, oj halla Maloke”, ka një ritëm të gjallë, të gëzueshëm në masën dy-kohore, e cila mund të këndohet lehtë dhe gjatë këndimit të saj, krijohet automatikisht atmosfera e gëzimit, haresë dhe vallëzimit . Nga vet konstrukti melodik dhe ritmik i kësaj kënge, mund të vihet në konkludim se atë e kanë krijuar vajzat fshatare të mbledhura në grupe dhe të shoqëruara me përcjellje të defeve .
Kjo këngë, sipas të gjitha gjasave do të ketë lindur, krijuar e kënduar në kohërat kur në këtë Malësi, ishte traditë që të mblidhen bijat e shtëpisë në të ashtuquajturat “Të parne”, që sipas zakoneve, atyre iu takonte dy herë në vit, që të mblidhen nëpër gjinitë e tyre dhe të pushojnë nga dy javë ditë dhe atë një herë në pranverë e një herë në vjeshtë.
Kënga “Hajde, hajde, oj halla Maloke”, përveç që i përshkruan në mënyrë besnike traditat dhe mikpritjen e këtyre anëve, nuk e lë anash as humorin dhe satirën të cilat kanë qenë përherë pjesë përbërëse e këngës dhe jetës në këtë Malësi.
Ajo, që e dallon këtë këngë nga të tjerat dhe e rreshton në perlat më të bukura të krijimtarisë popullore të Malësisë së Karadakut, pos të tjerash, është edhe fenomeni i kompozimit muzikor, ku kjo këngë përbëhet prej dy melodive krejtësisht të kundërta me njëra – tjetrën , e që herë pas here dialogojnë mes veti, pa krijuar dis-harmoni, por gjithnjë duke krijuar atmosferë hareje, gëzimi, humori dhe vallëzimi. Këtë fenomen të posedimit të dy melodive në të njëjtën këngë, vështirë se do ta hasim në ndonjë këngë tjetër autoktone burimore .
Në vazhdim, do të hymë në analiza konkrete të tekstit të kësaj kënge dhe do të bindemi për vlerat e saj, duke filluar që nga vendi ku ka lindur, krijuar dhe kënduar kjo këngë:
Duke analizuar tekstin e strofës së parë të kësaj kënge, na bënë të kuptojmë vendin dhe fshatin prej nga ka lindur kjo këngë dhe atmosferën prej nga ka buruar ky krijim brilant popullor. Shihet qartë se kënga është thurur, krijuar e kënduar nga një grup vajzash që kanë kënduar me shoqërim të defeve, në ndejat dhe ahengjet kur janë mbledhur bijat e shtëpisë dhe lagjes në të “Parne”, ose “Sparime”. Zakonisht, gjatë këndimit dhe lojërave të cilat janë organizuar gjatë këtyre pushimeve të bijave, këngëtaret vajza i kanë vu në mahi bijat më të vjetra të shtëpisë, apo të lagjes, sidomos hallat , nga se ato në asnjë mënyrë nuk do të hidhëroheshin edhe në rastet kur në llogari të tyre do të thureshin këngë, mahi, satira, barsoleta dhe lojëra të ndryshme .
Kështu që, strofa e parë e kësaj kënge, na e citon emrin e një lagjeje të fshatit Selishtë, afër Zhegrës, e cila quhet Lagja e Malokëve , apo Maloku . Përmes vargjeve të kësaj kënge, na bënë të kuptojmë se vajzat këngëtare i kanë thurur këngë një bije – halle të kësaj lagjeje, e cila në atë aheng dhe në mesin e bijave tjera, dallohej për veshjen e saj të mrekullueshme me dimija, të cilat janë aq të gjëra, sa halla po i ngrehte zhag për toke !
Kjo na jep të kuptojmë për kohën kur dimijat ishin pjesë kulmore e vlerave të veshjeve tradicionale në këtë Malësi. Madje, thuhet se për qepjen e një palë dimive , në atë kohë , nevojiteshin jo më pak se 12 metra katrore pëlhure të mëndafshta , të cilat nuk mund t’i blinin familjet e kategorive të varfra . Dhe mu për këtë, halla Maloke, do të lavdërohet përmes këngës, kur ajo vallëzon me bijat tjera , të cilat nuk posedojnë me dimija sikur ajo. Kënga i jep një ton mendjemadhësie hallës Maloke, nga se ajo gjatë vallëzimit me bijat tjera, gjoja po i ngrehka dimijat zhag për toke :

Hajde, hajde, oj mori ,
Oj , halla Maloke ,
Oj , halla  Maloke-o,
Dimitë  tua, oj mori,
Jallaj, zhag për toke ,
Jallaj , zhag për toke-o .

    Strofa vijuese e kësaj kënge, në mënyrë besnike na e përshkruan dhe na e përkujton një traditë tjetër të kohërave tona të shkuara . Kohë kjo që tregon për zakonet e bijave të shtëpisë, të cilat gjatë qëndrimit në të “Parne” në familjet e tyre, bënin gara se cila prej tyre do të mbledh dhe sjellë më shumë pemë, sidomos molla ?!
Këto molla, ashtu si edhe llojet e pemëve tjera, bijat e shtëpisë bashkë me vajzat beqaresha , do t’ i mblidhnin nëpër kopshtet, arat dhe pemishtet e lagjes, lagjeve tjera, apo edhe fshatrave tjera më të afërta, ku kultivohen më shumë pemë .
    Kënga na e përkujton edhe kohën e mbledhjes së këtyre pemëve nga ana e bijave të shtëpisë, të cilat nuk posedonin shporta, apo mjete të tjera për vjeljen dhe grumbullimin e pemëve, por të gjitha ato i vilnin dhe i mbështillnin me pshellakët (mbështjellësit) e tyre tradicional me ngjyrë alli, të thurur në vek, të cilët i përdornin për mbulesën e dimive .
    Tani, vajzat duke kënduar me defe, përmes vargjeve të këngës , do t’ i ftojnë bijat e shtëpisë që të shkojnë në Malësinë e Karadakut për të mbledhur molla me pshellak, nga se atje bëhen molla të mira . Mbledhja e mollëve dhe pemëve të tjera, nga ana e bijave të shtëpisë, ishte edhe një lloj loje përmes të cilës bijat bënin gara në mes veti se cila prej tyre do të mbledh më shumë molla dhe më të mira?! Ato molla, apo pemë të tjera, bijat i përdornin për ushqime freskuese gjatë qëndrimit të tyre në të “Parne”,me qëllim që t’ ua lehtësojnë barrën e ushqimit familjes së tyre, por shpeshherë edhe bënin lojëra të ndryshme bijat në mes veti, për ta kaluar natën sa më bukur :

Hajde, hajde, oj mori ,
Shkojna n’ Karadak-e,
Shkojna n’ Karadak-e-o,
Mledhna  molla, oj mori,
Jallaj , me pshellak-e,
Jallaj, me pshellak-e,o!

    Strofa vijuese e kësaj kënge, na jep një pasqyrë të dhembshme përmes të cilës na i përkujton kohërat e vjetra dhe vuajtjet e nënave, grave dhe motrave tona, të cilat nuk kishin ujësjellës në shtëpi, krojet i kishin shumë larg shtëpive të banimit dhe e hiqnin të zinjtë e ullirit për të bartur ujë në shpinë nga vendet e largëta, qoftë për pije, mbajtjen e higjienës, pastërtisë dhe larjen e rrobave të familjes .
Na e përkujton kohën, kur nënat dhe femrat e kësaj Malësie, nuk kishin mjete se me çka t’i lanin rrobat (petkat) e familjes, nuk kishin sapun, nuk kishin detergjente , nuk kishin makina të larjes... dhe ato në mungesë të këtyre kushteve, ishin të detyruara që të mblidhen në grupe, t’i ngarkojnë rrobat (petkat) e familjes, çejzin e nuseve dhe të shkonin deri tek lumi më i afërt për t’ i larë ato !
Kjo ishte një punë shumë e rëndë dhe e mundimshme për femrat tona, mbase edhe e rrezikshme , nga se përveç mundit të madh, ato shpeshherë bëheshin edhe pre e sulmeve të grupeve të ndryshme bandite .
Tek lumenjtë më të afërm të fshatit, femrat tona i lanin rrobat (petkat) me mjete shumë primitive, ku në vend të sapunit, apo detergjentit, ato e përdornin një lloj rëre të imtë, të cilën e quanin “Fi”, kurse në vend të rrahjeve të tyre, e përdornin një lloj druri të fortë të gdhendur që quhej “Perajkë”. Në vend të makinave larëse, ato i merrnin me veti kazanët e mëdhenj në të cilët e vlonin ujin me anë të zjarreve .
Kështu që, në rastin konkret të cilin na e mëson kënga, do të mësojmë se në atë kohë kur është krijuar kjo këngë, vendi më i afërt dhe më i preferuar për larjen e rrobave, çejzit dhe shtrojave e mbulojave të familjes, ka qenë lumi i fshatit Caravajkë, ku kanë shkuar grumbuj të organizuara grash të ndihmuara edhe nga bijat e shtëpisë, apo të lagjes:

Hajde, hajde, oj mori,
Shkojna n’ Caravajk-e,
Shkojna n’ Caravajk-e,o,
Lajna  tesha, oj mori ,
Jallaj me perajk-e,
Jallaj, me perajk-e,o!

    Në vazhdim të kësaj kënge, do të hasim në një satirë të mprehtë, me të cilën vajzat këngëtare do të thumbojnë bijat, apo nuset e shtëpisë, të cilat bien në sy si dembele, të pa pastra dhe që i bishtnojnë mbajtjes së higjienës dhe pastërtisë së shtëpisë .  Bijat , apo nuset e këtilla dembele , edhe atëherë kur do ta fshinin dhomën (odën) , do ta fshihnin bërllokun pas derës dhe nuk do ta  hidhnin në vendin e caktuar për mbeturina !
    Me grumbullimin  dhe fshehjen e bërllokut prapa derës së dhomës (odës), do t’iu krijohet mundësia që atë ta përpushin pulat e shtëpisë, të cilat përveç që do të shkaktojnë zhurmë nëpër shtëpi, do të bëjnë edhe glaca shtesë , me çka edhe më tepër do të ndotet ambienti familjarë !
    Këtë dukuri të nuseve dhe bijave dembele të shtëpisë, vajzat këngëtare do ta thumbojnë ashpër, duke i kënduar ato dhe duke i këshilluar që në mungesë të legenit, ta marrin shoshën dhe ta hedhin bërllokun në fushë ! Madje, ato iu sugjerojnë atyre, që t’ i veshin çarçafët e zi , për t’ u mbuluar mirë me ta, në mënyrë që gjatë hedhjes së bërllokut, të mos shihen dhe identifikohen nga bashkëfshatarët tjerë!
    Motivi i veshjes së çarçafit të zi, na e përkujton kohën e sundimit osman, kur femrat shqiptare mbuloheshin me çarçafë të zi mbi trup dhe kjo ishte pjesë e patjetërsueshme e veshjeve tradicionale popullore :

Hajde, hajde, oj mori,
Shkojna në Maxhere ,
Shkojna në Maxhere-o,
Fshima odën , oj mori,
Bërllokun mas dere,
Bërllokun mas dere-o.
Le t’ vinë pulat , oj mori,
Jallaj, me përpush-e,
Jallaj, me përpush-e,o,
Merre shoshën , oj mori,
Jallaj, qite n’ fush-e,
Jallaj qite n’ fush-e-o!
Merr  çarshafin, oj mori,
Mos t’ shohin kërkush-e,
Mos t’ shohin kërkush-e-o !

    Pas të gjitha këtyre strofave dhe përshkrimeve të një tradite të lashtë popullore, tani do të ndërrohet melodia e kësaj kënge, e cila do të merr karakter edhe më të fuqishëm dhe më gazmor, duke moduluar prej shkallës minore në atë maxhore .
    Në strofën vijuese përveç ndërrimit të melodisë, paralajmërohet edhe atmosfera e gostisë, apo shtrimit të sofrës tradicionale në Malësinë e Gollakut, ku pas të gjitha atyre mundimeve dhe vuajtjeve , do t’ vjen radha edhe ngrënies së bukës .
    Specialitetet e ushqimit të cilat na i përshkruan kënga, na bëjnë të kuptojmë për kohën kur populli i kësaj Malësie jetonte nën kushte shumë të rënda ekonomike dhe nuk kishte as ushqim të mjaftueshëm . Si specialitet kryesor i ushqimit, ishte rasoji i cili përgatitej nga lakrat turshi , apo sekullat që ishin prodhime vendore nga kopshtaria e këtyre fshatrave. Rasoji përdorej për uljen e kafshatës së bukës , por në shumë raste ai përdorej edhe për gatesën e një lloji të lakrorit i cili përgatitej në kombinim me lakra të rasojit dhe quhej “Rasojnik”.
    Si specialitet më çmuar ushqimor , në këto fshatra të përvuajtura , llogariteshin petullat e miellit të grurit, të cilat fërgoheshin në tigan bashkë me tëlyen , apo vaj . Gostia e mysafirëve me petulla , në atë kohë llogaritej si mikpritja dhe gostia më e madhe që mund t’ i bëhej dikujt, qoftë nga mysafirët, miqtë, bijat, apo të tjerët. Kjo çmohej kështu, nga se varfëria e popullit ishte e skajshme. Mungonte mielli i grurit, mungonte tëlyeni, bulmeti, vaji dhe shumë gjëra tjera ushqimore. Populli ushqehej më tepër me bukë të misrit, elbit, thekrës, madje edhe të tërshërës:

Rasojnik-e,o,
Rasojnik me seklla,
Rasojnik me seklla,o,
Ujë të ftoftë-e ,oj mori,
Ni sahan me petlla ,
Ni sahan me petlla-o.

    Pasi të jenë kryer të gjitha punët e rënda të shtëpisë dhe pasi të jenë ushqyer mirë me “Rasojnik” dhe “Petulla”, tani do t’ iu vjen radha lojërave të pas darkës, kur vajzat këngëtare me defe, do t’ i thërrasin bijat e shtëpisë përmes këngës, që të zgjohen e të luajnë lojëra të ndryshme, vallëzime ndër të cilat edhe loja e quajtur :”Rriki – tak”:
    
Hajde, hajde, oj mori,
Lujna “Rriki – tak-e”,
Lujna “Rriki – tak-e, o “!

    Vajzat që iu këndojnë këngë bijave të shtëpisë dhe nuseve, të shoqëruara me defe, përmes vargjeve të këngës, do t’ i  identifikojnë dhe inkurajojnë valltaret më të mira, të cilat do t’ i shpërblejnë me blerjen e nallaneve !
    Motivi i blerjes së nallaneve për bijat dhe nuset e shtëpisë , na e përkujton kohën kur nuset dhe bijat tona , nuk kishin mundësi t’i blinin këpucët , apo të mbathurat tjera moderne, por në vend të tyre , blinin nallane që ishin të mbathura të përpunuara prej drurit nga mjeshtrit më të përsosur ! Ishte kjo kohë, kur po qe se ndonjë nuse, apo bijë e shtëpisë kishte të mbathura nallane, ajo llogaritej si një standard  shumë i lartë i pasurisë dhe luksit familjarë.
Lujma, lujma, kamën-o,
Ta marojmë nallanen-o,
Ta marojmë nallanen-o!

    Në vargjet e strofave vijuese të kësaj kënge, vërehen elemente të lirikës tradicionale qytetare, me të cilat këndohen dhe lavdërohen valltaret femra nëpër ahengjet, ndejat, dasmat dhe gazmendet e ndryshme familjare .
    Figurat dhe krahasimet me të cilat këndohen valltaret femra, si më poshtë, përdoren me qëllim që ato të lirohen nga komplekset e vallëzimit dhe të bëjnë lëvizje sa më të lira me gjymtyrët e trupit dhe shtatit të tyre :

Lujma, lujma , gishtin-o,
Se ma kënaqe shpirtin –o,
Se ma kënaqe shpirtin –o!

Lujma, lujma shtatin-o,
Se ma shton marakin-o,
Se ma shton marakin-o!

Lujma, lujma themrën –o,
Se ma kënaqe zemrën – o,
Se ma kënaqe zemrën-o!

    Në strofat përmbyllëse të kësaj kënge, përshkruhet lakmia e një valltareje që vallëzon bukur, por që vuan nga kompleksi se është e varfër dhe nuk posedon rroba të mira . Atë, e inkurajojnë vajzat këngëtare, duke imagjinuar një djalë të dashur dhe të pasur, i cili do t’ a thërret atë bukuroshe për të dalë në qytetin e Gjilanit, së bashku , me ç’ rast i premton se atje do t’ ia blejë dimi e mitan të reja dhe të bukura :

O, jarani i dadës -o,
Dalim në Gillan-e,
Dalim në Gillan-e,o,

T’i blen baca, oj mori ,
Dimi e mitan-e,
Dimi e mitan-e,o !

    Pra, si që u pa deri këtu, përmes vargjeve dhe porosive të kësaj kënge, mund të përfundojmë se këngët tona burimore tradicionale, edhe pse janë të krijuara në kohë të rënda, nga autorë analfabet, ato kanë në veti brumë të pasur, porosi, vlera, art, kualitet, kulturë, melodi, ritëm dhe edukim shumë kompleks për gjeneratat e reja, të cilat duhet t’i hulumtojnë ato, t’i mbledhin, t’ i ruajnë dhe t’ i kultivojnë me dashuri të pe epur !

(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora