Timo Mërkuri: Arian Shehu i ergjëndtë
Një nga grupet iso-polifonike me karakteristika interesante është Grupi “Ergjëria”1 i Gjirokastrës me drejtues artistik Arjan Shehun. Themi se është një grup interesant për arsye se ky grup këndon një tip kënge iso-polifonike që, për tonalitetin e tij me ngjyrim të ngrohtë dhe mënyrën e shtruar të të kënduarit, është “pagëzuar” me emrin...


























