Ndue Ukaj: Kriza e librit shqip
Me 23 prill, është dita e librit. Në Kosovë, ku krizat e shumëfishta shoqërore, janë të shumta, kjo ditë, nuk është e dallueshme dhe kësisoj s’ka sesi të përbëj ndonjë rëndësi.Shkrimtarët shqiptarë të kësaj pjese, të shkapërderdhur si delet e sulmuara nga ujqit, e kanë të zorshme të mbajnë kurrizin drejt përballë politikës dhe t’iu qëndrojnë me dinjitetin e shkrimtarit, furtunave të saj. Si alternativë, disa preferojnë heshtjen, e shumë sosh bëjnë punën e argatëllekut...


























