Ambasadori Sami Shiba: 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Në fillim, do doja të theksoja se viti 2012 shënon 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje e rëndësishme historike që do të festohet gjërësisht nga kombi shqiptar. Ne u jemi mirënjohës popujve dhe kombeve, ku Rumania zë një vend të veçantë, që mbështetën dhe përkrahën përpjekjet dhe sakrificat e mëdha të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Për këtë qëllim, me rastin e 100-vjetorit, së bashku me institucionet rumune dhe shoqatat e shqiptarëve, do të organizojmë një sërë aktivitetesh të rëndësishme shkencore, kulturore, artistike etj...


















