Policia e Skenderajt ishte njoftua se Tahir Meha ngado që shkonte, haptas e mbante armën. Pas këtij njoftimi, policët ishin mobilizua që ta kapnin Tahir Mehën, mundësisht në befasi dhe ta arrestonin. Dhe, kjo kishte ndodhur, një ditë tregu, në mënyrë tinëzare e zënë dhe e dërgojnë në stacionin e policisë...
Aty pas vitit 2000, u njoha me tempullin dhe orakullin e Dodonës, me madhështinë e tyre në botën e antikitetit. Që nga fusha e betejës në Trojë, Akil Pelindi iu drejtua me lutje tempullit të Dodonës, kurse Odiseja do të vepronte sipas këshillave të orakullit, kur të kthehej në Itakë. Enea i Trojës, para se të hidhej në Itali, erdhi në Dodonë...
Tili, siç e thirri më pas vajza e sallonit të bukurisë, me emrin e të dashurit të saj të emigruar e të harruar prej pesë vjetësh, befas u rebelua duke i lënë të gjithë pa mend…Kalova rininë këtu si mos me keq, në këtë vitrinë të pluhurt, pa ma varur askush. Këto bukuroshe që shesin plaçka apo u bëjnë paruke zonjushave në kthinën matanë, u buzëqeshin...
E njoh poetin e këtij qyteti,jemi takuar 3 herë,ndërkaq qyteti tani është bërë i poetit,mund ta gjesh gjithandej...Herën e parë e pashë, kur unë do të vdisja, herën e dytë: po vdiste një kohë e unë po dilja nga ferri,herën e tretë: unë isha pakëz i gjallë dhe ai pakëz i vdekur...
Do të them, pra, se pasi dëgjova rrëfimet e të gjithëve e pasi celebrova Meshën e orës së mesditës, qëndrova në këtë fshat deri afër mbrëmjes, duke u lutur dhe duke i lutur këta njerëz, që janë më të fuqishmit e këtij fisi, që të shfuqizonin disa ligje ose zakone dhe t’i zëvendësonin me të...
Në gazetën “ExLibris” të datës 27 janar 2024, lexova artikullin e dr. Bledar Kurtit, me titull “Kadareja është plotësia e trinisë kombëtare”.Artikulli hapet me deklaratën befasuese në vijim...