Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisë sportive
				Që prej 35 vjetësh tashmë, ai merret me sport, por nuk është sportist. Ndërsa lojtarët vrapojnë nga njëra anë e fushës te tjetra, ai përcjell emocionet e lojës. Tifozët dhe sportdashësit i tërheq me zërin e tij çdo të shtunë pranë valëve të Radio Tiranës. Ai është babai i emisionit sportiv "Nga njëra ndeshje në tjetrën", transmetuar për herë të parë më 2 tetor të 1983, i cili këtë vit mbushi 20 vjeç...
			












