Kerko: a
BE, Amerika dhe politikat e reja emigratore
E premte, 07.09.2007, 05:16 PM
Njeriu tre gjëra ka të shenjta në jetë:
1-Dashurinë (familja- atdheu) 2- Fëmijët 3- Punën
Kur i mungon njëra sështë i qetë
Kur i mungojnë dy është në erë
Kur i mungojnë të tria ka vdekur për së gjalli
Nga Albert Zholi
![]() |
Albert Zholi |
Ndërsa në mbarë globin janë rreth 200 milionë njerëz që punojnë jashtë atdheut të tyre, të cilët transferuan rreth 232 miliardë dollarë në vendet e tyre vitin e kaluar. Të dhënat i publikon Banka Botërore në “Global Ekonomik Prospects”, 2006 Sipas Bankës Botërore transferimi i parave të emigrantëve tek familjet e tyre është një arnë e fuqishme për luftimin e varfërisë. Rreth 167 miliardë dollarë kanë arritur gjatë vitit të kaluar në vende në zhvillim. Me këtë shifër , vendet në zhvillim morën nga emigrantët dyfishin e të hollave që marrin nga organizatat ndërkombëtare si ndihmë për zhvillim. Në shumë vende në zhvillim, të hollat që dërgojnë emigrantët përbëjnë burimin më të madh të kapitalit të jashtëm. Madje në disa shtete, si Moldavi apo Bosnje Hercegovinë, këto të holla përbëjnë një të tretwn e prodhimit kombëtar bruto. Por në të gjithë botën, shumica e të hollave transferohet në Indi. Në vend të dytë e të tretë vijnë Kina dhe Meksika. “Për Gjermaninë shtetet e ish-Jugosllavisë dhe ato të Bashkimit Sovjetik janë shumë interesante. Por edhe Turqia dhe vendet aziatike si Kina dhe Vietnami, kanë filluar të luajnë një rol të rëndësishëm”, thotë Jan Hillered, shefi i Filialit evropian të bankës Ëestern Unionit. Shuimica e të hollave të emigrantëve transferohen nga vendet e pasura në ato të varfëra. Për të përfituar edhe më shumë, Banka Botërore u ka propozuar vendasve në zhvillim, që të nënshkruajnë marëveshjen me shtetet ku ndodhen emigrantët e tyre . Nëpërmjet këtyre marëveshjeve, emigrantët mund të dërgojnë më lehtë të holla në atdhe si edhe të gjejnë më shpejt punë në vendet ku ndodhen. Sepse emigrantët janë të dobishëm edhe për vendet ku punojnë : “Transferimi i të hollave nga emigrantët, financon nga njëra anë eksportet e shteteve të industrializuara, sepse vendet në zhvillim kanë kështu më shumë të holla në dispozicion për të importuar artikuj nga këto shtete. Nga ana tjetër transferime të tilla influencojnë në mënyrë pozitive kursin e këmbimit”, thotë Florian Vadean, këshilltar pranë Bankës Botërore. Transferimi i të hollave rrit jo vetëm fuqinë blerëse në një shtet, por edhe besueshmërinë e tij për kredinë. Në çdo vend ku ndodhen transferime të rregullta, institucionet financiare mund t’a lirojnë aksesin për kapital dhe t’i ulin taksat për dhënien e kredive.
Komentoni
Artikuj te tjere
Vjeshta e sulmeve kundër Kadaresë
“Unë Jam një Pendë në Dorën e Zotit” - Nënë Tereza - Nga Klajd Kapinova
Dilemat tona për Zogun dhe zogjtë
A është kuptuar liria?
Kur nuk e punon tokën vetë, ta punojnë të tjerët
Rënia e Trojës
“Onufri i Neokastrës”, shfaqje premierë në Teatrin Kombëtar të Gjakovës
Vetëm një komb i bashkuar mund të jap imazhin real të shqiptarëve në botë
Engjëll Koliqi: Diplomacia shumëfytyrëse nuk ka mbarim
Konsiderata lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë
Nedesam azdër - Sado të them është pak
Ne syte e botes
Bollano e bën Skënderbeun grekun “Jorgji”, Presidenti Moisiu e ka bërë serb
Kur do të regjistrohet popullsia në Shqipëri?
Për ata që pavarsinë e Kosovës e kërkojnë në Islamabad
Sa është e vështirë mbijetimi i mediave në vendin tonë,kur çdo gjë është e politizuar
Fadil Kraja: “Shkodra asht djepi dhe varri im”
Kumari Kibernetik!